Caktohet trupi gjykues për çështjen e Salih Mustafës

Hagë, 6 maj 2021 – Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, Ekaterina Trëndafilova, e ka caktuar trupin gjykues të çëdnhtjes së Salih Mustafës.

Në përbërje të trupit  gjykues për çështjen Mustafa do të jenë gjykatësit: Roland Dekers, Mapi Feld-Folia, Zhilber Biti dhe Vladimir Mikula (rezervë).

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se ky caktim është bërë pas njoftimit nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake se dosja e plotë e Prokurorit çështjes ka thënë se dosja e plotë e çështjes së Sali Mustafës do të jetë gati t’i dorëzohet trupit gjykues të premten, më 7 maj.

Sali Mustafa, ish-udhëheqës i njësitit të shërbimit sekret të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të kryera në Kosovë, në periudhën 1998-1999.

Njoftimi i plotë:

Më 5 maj 2021, Kryetarja Ekaterina Trendafilova caktoi gjykatësit Roland Dekers, Mapi Feld-Folia, Zhilber Biti, dhe Vladimir Mikula (gjkatër rezervë) në trupin gjykues I. Ky caktim u bë pas njoftimit të Gjykatësit të Procedurës Paraprake se dosja e plotë e Prokurorit te Specializuar kundër Salih Mustafës (KSC-BC-2020-05) do të jetë gati t‘I kalojë panelit shqyrtues më 7 maj 2021.

Në pajtim me rregullën 116 dhe rregullën 117 të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, pas marrjes së dosjes së çështjes, Trupi Gjykues mban pa vonesë një konferencë përgatitore për gjykimin, pas së cilës përcakton afatin për dorëzimin e të gjitha mocioneve,të cilat duhet dorëzohen para nisjes së gjykimit.

Çështja kundër z. Salih Mustafa është e para që do t‘i kalojë një trupi gjykues.

(r.m.)