Cannoli Siciliana: Ëmbëlsira e shqiptarëve

Nga Daut Dauti

Kanoli (Cannoli) është ndër ëmbëlsirat më të popullarizuara në Itali. Madje, në botë kur hani në restorantet italiane, për ëmbëlsirë duhet të porositni kanoli.

Nëse vizitoni Sicilinë dhe nuk hani kanoli, është sikur që nuk e keni vizituar fare këtë vend. Kanoli është aq i rëndësishëm sa që paraqitet edhe në filmin ‘The Godfather’.

Kjo ëmbëlsirë ka origjinë arabe dhe ka mbetur në Sicili edhe pas përfundimit të sundimit arab. Për një kohë receta është ruajtur nga murgeshat në manastiret e këtij vendi dhe gradualisht u popullarizua.

Por, kanoli filloi të bëhej i rëndësishëm kur në shek. XV në Sicili shkuan shqiptarët. Ata e morën recetën dhe e bënë kanolin edhe më të mirë dhe gradualisht kjo ëmbëlsirë u popullarizua në tërë Italinë dhe në botë.

Tradita është ruajtur dhe sot kanoli më i mirë gatuhet dhe servohet në Piana Degli Albanesi dhe kjo është arsyeja që turistët e vizitojnë këtë vend. Pra, kanoli i vërtetë apo ‘Il vero canolo’ siç do të thoshin italianët, që është mburrje dhe amblemë e ëmbëlsirës siciliane/italiane, gatuhet nga shqiptarët.

Comment

*