Caplan: BE dhe SHBA do të bëjnë presion mbi Kurtin për vazhdimin e dialogut

Londër, 12 prill 2021 – Richard Caplan, profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Oksfordit, ka deklaruar se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara do t’i bëjnë presion kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të nisë dialogun me Serbinë. Por, ai ka thënë senukështë shumëoptimist për rezultatin e dialogut.

“Mendoj se ka presion ndaj (kryeministrit të Kosovës, Albin) Kurtit dhe ndaj Serbisë që të rifillojnë negociatat. Mendoj se ka mundësi që të mbahen prapë, por nuk jam shumë optimist për rezultatin që mund të prodhojnë ato”,  thënë ai, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

“Mendoj se do të ketë presion ndaj Kurtit nga ana e Bashkimit Evropian dhe e administratës së Presidentit amerikan, Joe Biden, që të vazhdojë dialogun pa parakushte”, ka shtuar ai.

Caplan ka thënë se në këtë fazë është jorealiste të pritet një marrëveshje përfundimtare dhe ka shprehur besimin se këtë e ka kuptuar edhe Kurti.

”Në fakt, Kurti ka ulur nivelin e pritjes, pasi ka sugjeruar se nuk është realiste të fokusohet në marrëveshjen përfundimtare, por të ketë fokusim në çështje siç është tema e të pagjeturve. Mendoj se ky është një drejtim ku mund të bëhet një lloj përparimi, por duke pasur parasysh natyrën dhe shkallën e mospajtimeve mes dy palëve, mendoj se do të jetë shumë e vështirë të lëvizet përpara në çështje më thelbësore”, ka thënë Caplan.

Ai ka thënë se dialogu mes Kosovës e Serbisë mund të zgjasë pa fund, nëse nuk ushtrihet presion ndaj palëve.

“Mendoj se kjo situatë mund të zgjasë pa fund. Ju keni shembuj të situatave të tilla, për shembull negociatat për Qipron, mes qipriotëve turq dhe atyre grekë. Negociatat e tyre po zgjasin me dakada. Pastaj, negociatat mes izraelitëve dhe palestinezëve, të cilat gjithashtu po zgjasin me dekada. Pra, nuk mund të përjashtohet mundësia që edhe ky dialog (Kosovë-Serbi) të zgjasë pafundësisht në të ardhmen. Megjithatë, mendoj se dallimi në këtë rast është se do të ketë shumë presion ndaj palëve që të shënojnë përparim. Një aspekt për të cilin të gjithë shpresojnë se mund të bëjë dallimin është anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian, dhe kushti ndaj saj që të normalizojë marrëdhënien me Kosovën. Kjo mund të ishte një pikë kthese. Por, për momentin kur shikoj të ardhmen, nuk jam shumë optimist”,është shprehur Caplan.

(r.m.)