Çekia e ndihmon Ukrainën me armatim

Pragë, 26 shkurt 2022 – Qeveria e Çekisë e miratoi të shtunën dërgimin e armëve dhe municioneve në Ukrainë, për ta ndihmuar të mbrohet nga sulmet e Rusisë.

Ministria çeke e Mbrojtjes tha se ndihma ka një vlerë prej mbi 8.5 milionë dollarëve.

Ministria tha se ngarkesa, e cila përfshin mitralozë, pushkë dhe armë të tjera të lehta, do të dorëzohet në një vend që do të zgjidhdet nga Ukraina.

Ajo ka thënë se kjonuk do të jetë ndihma e fundit e Çekisë për Ukrainën.

“Ndihma jonë nuk ka mbaruar”, ka shkruar Ministria eMbrojtjes e Çekisë në Twitter.

(r.m.)