Çeku: “Europa Nostra” është e ndikuar politikisht nga Serbia

Prishtinë, 16 korrik 2022 – Ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit në Qeverinë e Kosovës, Hajrulla Çeku, ka thënë se organizata “Europa Nostra” e ka humbur kredibilitetin sepse i është nënshtruar ndikimit politik nga Serbia.

“‘EuropaNostra’ e ka humbur kredibilitetin pasi që i është nënshtruar ndikimit politik të shtetit të Serbisë. E kemi konstatuar edhe një hipokrizi të ‘Europa Nostra-s’, sepse vitin e kaluar Manastirin e Deçanit e ka përfshirë pa të drejtë dhe me ndikimin politik të Serbisë në listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara’, ka thënë Çeku.

Ai ka thënë se në këtë listë duhet të përfshihej Kalaja e Novobërdës, e cila ka pësuar dëme të pariparueshme nga një  kompani serbe që ishte kontraktuar për restaurime.

“Përkundër konstatimeve se kompania e Serbisë, e angazhuar për punime në Kalanë e Novobërdës, ka shkaktuar dëmtime të pariparueshme në integritetin e kësaj kalaje, ‘EuropaNostra’ e ka refuzuar këtë nominim dhe nuk e ka përfshirë në listë”, ka theksuar Çeku.

Në fillim të javës, një delegacion i organizatës evropiane të kulturës “Europa Nostra” ka vizituar Kosovën për të parë nga afër gjendjen e trashëgimisë kulturore. Vizita e delegacionit ishte fokusuar në Manastirin e Deçanit, për shkak të ankesave të vazhdueshme të Kishës Ortodokse Serbe lidhur me çështje që kanë të bëjnë me sigurinë, pronësisë së një pjese të hapësirës përreth dhe rrugës që kalon përskaj pronave të manastirit.

Në përfundim të vizitës, delegacioni i ‘Europa Nostra’ vlerësoi se manastiri është i rrezikuar dhe kërkoi që për sigurinë e tij të kujdeset KFOR-i.

Çështja e pronave rreth manastirit ka qenë objekt i organeve gjyqësore. Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim të favor të manastirit, por prona që i është atij nuk është regjistruar ende në regjistrin e kadastrit si prone e Kishës Ortodokse Serbe, ndërkaq çështja e rrugës është ende objekt kontesti midis manastirit dhe Ministrisë së Infrastrukturës.

(r.m.)

One Response to “Çeku: “Europa Nostra” është e ndikuar politikisht nga Serbia”

Read below or add a comment...

  1. Gege Kosova says:

    Serbija,IRJM dhe Mali i Zi, jetojne dhe mbajen shtet ,fal vetem urrejtjues dhe veprimeve antishqiptare.Keshtu, e kemi tash e sa shekuj me Serbine.tash e disa dekda me IRJM dhe Malin e Zi. Keto dy te fundit,kur kane domosdo dhe leverdi ekzistimi,sic eshte rasti me Malin e Zi dhe Abazoviqin,ofrohen e behen te mire,ashtu edhe IJM eshte pse nuk ka identitet shteteror,kombetar,gjuhesor e fetar, Evropa tash s vjet e beri “binjake” me Shqiperine per BE. Ata “maqedonet” qe jane me pak se shqiptaret,jane shteteformues, dhe pa shqiptare dhe tokat e popullin e tyere
    autokton dhe te tjere nuk figu rjne ne Kushtetute per shtetformim..