Celibashi: Brenda 48 orëve do të dimë se kush është fituesi i këtyre zgjedhjeve

Celibashi thotë se ishte një proces i qetë dhe i sigurt dhe në përputhje me kodin zgjedhor, edhe pse kishte problematike të karakterit teknik.

Më tej, Celibashi i bën thirrje partive politike që të ruajnë qetësinë, duke shtuar se: “Këtë moment ta përcjellim me qetësi, të gjithë e kanë kuriozitetin kush i ka fituar këto zgjedhje, por brenda 48 orëve do ta dimë se kush do ti fitojë këto zgjedhje”.

Celibashi: Ligjërisht procesi i votimit konsiderohet i mbyllur, përjashto rastet në të cilat ka akoma në radhë votues, sipas kodit zgjedhor merren vetëm emra dhe mjetet ID te personave që ndodhen pranë QV dhe vetëm ata do të lejohen të votojnë në këtë rast. Ndoshta është shumë herët për të bërë një konkluzion për këtë proces zgjedhor, të paktën nga info që ka KQZ ky proces u karakterizua nga qetësia dhe siguria si proces. Natyrshëm që nuk mund të shpëtonim nga disa episode dhe pretendime, që palët me atë tensionin për rezultatin shpesh i sjellin të apmplifikuara dhe problematikat thjesht të të karakterit teknik. Mund të thuhet që ishte një proces votimi në përputhje me parashikimet e Kodit Zgjedhor. Ka qenë një tension i madh në KQZ në lidhje me ecurinë e procesit të identifikimit elektronik. Ishte një proces shumë i vështir,  nga shumë pikëpamje që u realizua në një kohë të shkurtër.

Përsa i përket kohës të përgatitjes së këtij proces, në tërësi për procesin dhe atë si procesi i votimit elektronik u zhvillua, është herët, por disa konkluzione mund ti them. Bazuar në disa info paraprake janë më pak se 200 qendra votimi, në të cilat nuk është përdorur pajisja e identifikimit elektronik. Në 86 nuk janë paraqitur operatorët dhe në të tjerët për shkak të problematikave dhe pamundësisë së operatorëve për të përdorur pajisjen.

Ky projekt mund të konsiderohet si një sukses si plotë, meritën e ka nënkomisionerja bashkë me stafin tjetër të KQZ. Procesi i votimit ka përfunduar ose është duke u përfunduar, sjell në vëmendje të komisionerëve detyrimin e tyre për të përmbyllur këtë fazë të votimit, që është moment i rëndësishëm sepse lidhet me integretitetin e votës, shpresoj që këtë moment të mbushjes së përgjegjësive të tyre do të jenë në qasje me kodin.

I bëj një thirrje partive politike që procesin në vijim ta përcjellin me qetësi. Askush nuk e di se kush i ka fituar këtë zgjedhje duhet të presim fletët e votimit. Çdo deklarim i bërë pa nisur fare procesi i numërimit nuk do i shërbente qetësisë të këtij procesi. Shpresoj që gjithë lidershipi politik ta ketë koishiencën që ka nevojë për shumë qetësi, për të krijuar kushtin e punës të qetë për numëruesit. KQZ ka marrë të gjithë masat që ky proces të përfundoja brenda 48 orëve për partitë dhe koalicionet, e më pas për kandidatët. Sikurse kam bërë me dije, gjithë procesi i nxjerrjes së rezultatit dhe vlerësimit të tyre do të jetë i monitoruar nga KQz nga një sërë vëzhguesish, edhe nga pikëpamja teknike. Të gjithë regjistrimet që lidhen me këtë proces do ti jepen të gjitha subjekteve pas rezultatit. Kodi zgjedhor i jep të drejtën KQZ që të bëjë verifikimin e përmbajtjeve të kutive të votimit. Këtë moment ta përcjellim me qetësi, të gjithë e kanë kuriozitetin kush i ka fituar këto zgjedhje, por brenda 48 orëve do ta dimë se kush do ti fitojë këto zgjedhje. (Top Channel)