Celibashi: Procesi i qetë votimi, udhëheqësit politikë të reflektojnë qetësi e maturi

Tiranë, 25 prill 2021 – Krryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, përmes një postimi në Facebook, njoftoi për procesin e deritashëm të votimit.

Celibashi shkoi se ky process pozhvillohet nëmënyrë të qetë dhe me shumë pak probleme teknike.

Ai u bëri thirrje edhe një herë drejtuesve politikë që të demonstrojnë qetësi dhe maturi.

“Situata e votimit është e qetë & me shumë pak problematikë teknike. Ftoj kandidatët për deputet, e në veçanti udhëheqësve politik & drejtuesve të institucioneve kryesore të shtetit të demostrojnë qetësi, durim & maturi në komunikimet publike & kështu ti adresohen mbështetësve.”-shkruan Celibashi.

(r.m.)