Celibashi u bën thirrje për vetëpërmbajtje liderëve politikë

Tiranë, 20 prill 2021 – Në Shqipëri, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha sot se udhëheqësit politikë kanë shumë në dorë për qetësinë e situatës gjatë procesit e zgjedhor.

“Është shumë e rëndësishme që ata të kenë vetpërmbajtje. E kuptoj shumë mirë, njëri është president, tjetri kryeministër, tjetri lideri i opozitës. Por jam i sigurt se secili prej tyre, e ka aq karatin e lidershipit që të kuptojnë se sidomos sa më afër ditës së zgjedhjeve aq me të qetë do duhet të shfaqin retorikën e tyre politike. Në fund të fundit, të gjithë dëmtohemi nëse procesi zgjedhor zhvillohet nën tension më datë 25 Prill”, deklaroi zoti Celibashi.

Duke folur më tej për përgatitjet e procesit zgjedhor, zoti Celibashi tha se çfarë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë qoftë nga pikëpamja rregullatore qoftë nga pikëpamja teknike, janë të tilla që garantojnë integritetin e procesit zgjedhor dhe vullnetin e votuesve.

Ai më pas i kujtoi komisionerëve në qendrat e votimit dhe atyre që do të përfshihen në procesin e numërimit të votave, sanksionet e rënda ligjore në rast shkeljesh. “Komisioni qendror i Zgjedhjeve nuk do tolerojë askënd që dëshiron të vërë në provë forcën e ligjit për çfarëdo lloj arsyeje”, deklaroi zoti Celibashi

(Zëri i Amerikës)

Comment

*