Ceremonia e diplomës në universitetin amerikan fillon me një lutje imami Gazmend Aga

Imami shqiptar Gazmend Aga ben lutjen e hapjes ne ceremonine e diplomimit ne Sacred Heart University, Connecticut, SHBA, para mijera pjesemarresve.

Lutja:

Me emrin e Zotit, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit: Ndërsa të diplomuarit vazhdojnë udhëtimin e tyre në jetë, ne i lutemi Zotit plot dashuri për krijesat e tij, që të drejtohë hapat e tyre, që të hapë dyert që duhet të hapen dhe të lejojë që çdo qëllim, dhuratë dhe thesar që kanë vendosur brenda jetës së tyre të rritet, të zhvillohet dhe të lulëzojë, në shërbim të Zotit dhe njerëzimit. Ne kërkojmë paqen tënde o Zot për t’i mbuluar ata. Ne kërkojmë paqe dhe gëzim për të mbushur ditët e tyre.

O Zot, ne lutemi që t’u japësh atyre guxim dhe kurajo për t’u përballur me sfidat e vendosura para tyre, me besimin dhe paqen që mund të vijnë vetëm nga Ti. Ne kërkojmë begatinë tënde për të diplomuarit tanë.

Amin!