Ceremonia e fundvitit shkollor të shkollës shqipe “Alba Life”, Ambasador i Kombit, New York

Nga Venera Hoxha Iseni

Mbresa dhe emocione nga nje festival si prind i Hirës në Shkollën Shqipe “Alba Life” në Brooklyn
Atë ditë isha aq e emocionuar gjatë gjithë festivalit, saqë shpesh më rridhnin lotët.
Afër e kisha bashkëshortin, i cili e kthente kokën, kohë pas kohe dhe më shikonte duke më thënë:
“A kemi ardh këtu me qajt apo me përcjelle Hirën?!”
Mirëpo unë isha kthyer në kohë mbrapa dhe kisha rrugëtuar me shekuj mbrapa, duke qenë vajzë e rritur nga fryma për “Bashkimin e Trojeve Shqiptare”, të cilën fryme dhe inspirim e kisha marrë nga babi Shefki Hoxha, i cili ishte aktivist në atë lëvizje dhe kishte përjetuar ditë të tëra si i burgosur nga pushteti i atëhershëm serb.
Unë nuk mund të flisja apo të jepja ndonjë koment atë ditë, apo të falenderoja mirëpo sot po ndaj disa rreshta me ju dhe për ju.
“Sec mu ngjeth trupi në këtë ditë, 04.06.2022 më kaploi nje ndjenjë që se kisha përjetue vec ndër libra dhe histori kisha lexue. Ndër ato rreshta që kisha lexue e ndëgjue gjeneratë pas gjenerate, m’u duk se pashe që u ngriten në këmbë tok Thesprotët që nga gjiri Ambrakisë, tuj vazhdu në Veri me Kaonët, tek Janina me Molosët, në bregdet me Taulantët përgjatë Adriatikut të Mesëm me Ardianët e deri në rrafsh të Kosovës bashkë me Dardanët me sytë e tyre të kthyem nga Dalmatët dhe Liburnët me helmeta dhe shtizat e tyre që ndër shekuj luftuan, që pas tyre Rilindasit me penën e tyre vazhduan luftën e pandalur deri sot tek shkolla shqipe “Alba Life “, që sot të na njef edhe gjithë bota dhe komuniteti ku jetojmë”
Tani duke jetuar jashtë vendlindjes mund ta marr me mend sa e vështire ka qenë për Rilindasit tanë të mbijetojnë dhe të kultivojnë gjuhën dhe kulturën tonë.
Për ne si prindër është obligim dhe përgjegjësi e dyfishte që të jemi prane gjeneratave dhe t’ju mësojmë gjuhën dhe kulturën tonë, pasi ne jemi shqiptarë dhe me këtë identifikohemi nga popujt e tjerë, por që gjithesesi gjithmonë të punojmë në integrimin e vendeve perëndimore.
Ne u bashkangjitëm këtë vit në shkollën shqipe “Alba Life” por u ndjeme sikur aty kishim qenë, vetëm vazhdonim rrugëtimin së bashku.
Duke ju falenderuar ciftit të mrekullueshëm Znj.Kozeta dhe Z. Qemal Zylo dhe familjes së tyre, pa të cilët nuk do të ishte realizuar asnjë orë mësimi në gjithë New York-un, mësuesit, prindërit, stafin realizues dhe të gjithë mysafirët të cilët na nderuan me prezencen e tyre, ju dëshiroj pushime të këndshme verore.
6 Qershor, 2022
New York