Çështja e Fatmir Mediut në rastin e Gërdecit i kalon Gjykatës së Posaçme

Tiranë, 1 qershor 2021 – Kolegji i Gjykatës së Lartë ia kaloi  Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) çështjen shpalli e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Çështja ka të bëjë me shpërthimin në fabrikën e demontimit të municioneve, në Gërdec, kur Fatmir Mediu ishte ministër i Mbrojtjes në kabinetin e kryeministrit Sali Berisha.

Me këtë vendim të Gjykatës së Lartë, dosja e “Gërdecit” konsiderohet e hapur dhe, varësisht të vendimit që do të jepet, në hetim mund të përfshihen edhe persona të tjerë. Prokuroria e Përgjithshme, në padinë e saj për vrasjen e 26 viktimave në Gërdec, e kishte përfshirë edhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Hetimi ndaj Mediut u realizua pasi në vitin 2008 Kuvendi i Shqëipërise dha lejen që Mediu të hetohej si deputet.

Gjykata e Lartë, e cila e gjykoi Mediun në vitin 2009, kishte vendosur për pushimin e çështjes,  për shkak se Mediu ishte deputet, rapandaj kishte imunitet.  Ky argument u mbështet nga tre gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, nga gjithsej pesë gjithsej pesë gjyqtarë, sa duhe t’i ketë. Gjyqtarët që mbyllën çështjen e Gërdecit dhe nuk lejuan që Mediu të jepte llogari për atë tragjedi që u shkaktua nga korrupsioni, tashmë janë jashtë sistemit të drejtësisë.

Por, sipas SPAK, tani kjo pengesë e imunitetit ka rënë dhe Prokuroria e Posaçme argumentonte se Gjykata Supreme kishte mundësi që të rigjykonte Fatmir Mediun. Menjëherë sapo aktet të dorëzohen në GJKKO, ajo duhet të shprehet brenda një muaji nëse do t’i japë apo jo leje SPAK-ut për të nisur hetimet për ish-ministrin shqiptar të Mbrojtjes. Me këtë vendim të Gjykatës së Lartë, dosja e Gërdecit konsiderohet e hapur dhe në varësi të vendimit që do të jepet në hetim mund të përfshihen edhe persona të tjerë.

Prokuroria e Përgjithshme kishte përfshirë në padinë e saj për vrasjen e 26 viktimave në Gërdec edhe ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu. Por sa kohë duhet për të shqyrtuar këtë dosje? Pasi të arsyetohet vendimi i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, dosja rikthehet brenda një afati 1-mujor në SPAK dhe brenda një afati 10-ditor hidhet shorti nga ana e kryetarit të Gjykatës dhe përcaktohet gjyqtari që do të vendosë për shqyrtimin e çështjes.

Kujtojmë që SPAK-u u vu në lëvizje pikërisht pas kërkesës së prindërve të 7-vjeçarit Erison Durdaj, një prej viktimave të shpërthimit. Kujtojmë që tragjedia ndodhi 13 vite më parë.

Gjykata e Tiranës mbylli procesin e Gërdecit katër vite pas shpërthimit që i mori jetën 26 personave dhe plagosi afër 300 të tjerë, duke dhënë dënime më të lehta nga pretenca e Prokurorisë. Organi i akuzës çoi në Gjykatë 28 të pandehurit e kësaj çështjeje. Për të tre prej tyre ishte kërkuar burgim i përjetshëm. Ata ishin akuzuar ndër të tjera edhe për vrasje, por Gjykata i dënoi për shkelje të rregullave në punë, shkatërrim të pronës pa dashje, apo shpërdorim të detyrës, Pinarin (18 vjet burg), Minxollin (18 vjet burg) dhe Delijorgjin (10 vjet burgim). Po ashtu, 10 vjet u dhanë dhe për Sokol Ngjecin, zyrtar i “Meico”-s.

Për ish-kupolën e ushtrisë shqiptare, dënimi më i madh u dha për ish-shefin e Shtabit Luan Hoxha, me 6 vjet nga 8 të kërkuar nga Prokuroria, dy ishgjeneralë u shpallën të pafajshëm, ndërsa dy të tjerë u dënuan njëri, Dashnor Caushi me tre vjet, ndërsa tjetri Shpëtim Spahiu me katër vjet, por me kusht. Për të tjerët, funksionarë të Ministrisë së Mbrojtjes u dhanë dënime nga 1 deri tre vjet burgim. Në total, Gjykata dha mbi 90 vite burgim, gjoba dhe të paktën 7 të pandehur morën pafajësinë. Një vendim, i cili që në sallën e gjyqit provokoi acarimin e familjarëve të viktimave, të cilët e quajtën të turpshëm atë.

(Panorama.com.al)