Çfarë kërkonte Ibrahim Rugova në vitin 1993? (Dokumenti)

Prishtinë, 4 dhjetor 2021 – Në maj të vitit 1993, Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, u ishte drejtuar organizatave ndërkombëtare civile e ushtarake si edhe shteteve perëndimore me një plan dhjetë-pikësh për parandalimin e shpërthimit të konfliktit në Kosovë dhe për zgjidhjen e krizës në Kosovë.

Në kopjen e planit dhjetë-pikësht, me titull “Kosova në krizë”, që është shpërndarë në rrjetet sociale këto ditë, shpjegohen shkaqet dhe shkaktarët e krizës dhe rreziqet e shpërthimit të luftës në Kosovë.

Aty përmendet rritja e numrit të forcave ushtarake e policore të Serbisë, veprimtaria kriminale të grupeve paramilitare serbe, aktet luftënxitëse të ekstremistëve serbë dhe vendosja e refugjatëve serbë nga Bosnja e Hercegovina e nga Kroacia në Kosovë.

Në dokument paralajmërohet se Presidenti i Serbisë Slobodan Milosheviq do të drejtonte armët kundër Kosovës, sapo të përfundonte pushtimin e Bosnjës e Hercegovinës.

Për të parandaluar shpërthimin e luftës në Kosovë, Rugova u ishte drejtuar faktorëve ndërkombëtare me 10 kërkesa:  

PLANI 10 PIKËSH I VEPRIMIT NË KOSOVË

  1. Të vendoset në Kosovë një numër i konsiderueshëm i forcave paqeruajtëse të OKB-së dhe NATO-s,
  2. Kosova të vendoset nën protektoratin e OKB-së,
  3. Të rritet numri i vëzhguesve të OSBE-së në Kosovë,
  4. Të zgjerohet mbi Kosovë zona e ndalim-fluturimeve,
  5. Të ndërpritet pastrimi etnik i heshtur dhe intimidimi i serbëve të Kosovës,
  6. Të çarmatosen njësitë paramilitare serbe dhe të vendoset nën kontroll ndërkombëtar artileria e rëndë (e Serbis,
  7. Aeroporti i Prishtinës të rihapet për fluturime humanitare,
  8. Të ndërpritet kolonizimi i Kosovës nga Serbia,
  9. Të lejohet mbledhja e Kuvendit të zgjedhur lirshëm,
  10. Kosova të përjashtohet nga sanksionet ndërkombëtare që i janë vendosur Serbisë dhe Malit të Zi.

Plani dhjetë-pikësht i veprimit, i shpërndarë në rrjetet sociale e mban diçiturën e THE ALBANIAN KOSOVAR YUTHIN THE FREE WORLD, me seli në New York, është kopjuar nga AQSH. 

(r.m.)