Çfarë u tha Joe Biden kosovarëve, në vitin 2009

Në vitin 2009, zëvendës-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph (Joe) Biden vizitoi Kosovën. Republika e re kishte pak më shumë se një vit që kishte shpallur pavarësinë dhe mbështetja amerikane ashtu si edhe për çlirimin kishte qenë kyçe.
Si Senator, Biden ishte një nga politikanët e parë amerikanë që kuptoi dhe mbështeti kauzën e shqiptarëve nën Jugosllavi. Më vonë, argumentoi në favor të pavarësisë së Kosovës, në vitet e pasçlirimit.
Gjatë një fjalimi në Kuvendin e Kosovës, në 2009, ai u tha kosovarëve se përkundër kërcënimeve serbe e ruse, pavarësia ishte absolutisht e pakthyeshme. Më poshtë vijon teksti i plotë i fjalimit të tij i mbajtur të enjten më 21 maj 2009. (ruben avxhiu)

KOSOVO U.S. VICE PRESIDENT JOE BIDEN'S VISIT REACTIONS

Ju falenderoj për mikpritjen. Është një priviligj qe jam në vendin tuaj edhe pse kam ardhur pak me vonesë më lejoni të uroj ditëlindjen, 1 vjetorin e Pavarësisë. Po kështu më lejoni t’iu falenderoj për Medaljen e Lirisë, edhe në emër të popullit amerikan, sepse e konsideroj nder për vendim tim këtë çmim.
Kam pasur një lloj qetësimi se do të isha pranë jush sepse keni bërë gjera të mrekullueshme. Unë kma udhëtuar në këtë rajon si senator por është hera e parë, si Zv.president i SHBA-së. Kam qenë në Bosnje, në Serbi dhe tani jam në Kosovë. Qëllimi ynë është i drejtpërdrejtë: Stabilizimi dhe përparimi i rajonit. Politika e SHBA-së është që Europa të jetë e lirë.
Për ju rruga drejt Pavarësisë ka qenë e vështirë dhe ju e fituat atë. Por sot detyra juaj është shumë e madhe. Opsioni i vetëm është stabiliteti në rajon, sepse pavarësia është e pakthyeshme, absolutisht e pakthyeshme. Suksesi i një Kosove të pavarur është prioritet për administratën Obama. Prioritet është sepse SHBA do që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë të integruara në Europë. Pranimi i Kosovës nga shtete të ndryshme të botës është pranimi i realetit. Ne do t’ju ndihmojmë të ndërtoni shtetin tuaj. Deri tani ju keni luajtur një rol jetik për demokracinë e vertetë. Unë ju përgëzoj për hapat që keni marrë për një demokraci shumëetnike dhe në paqe me fiqnjët. Keni miratuar ligje sipas Planit Ahtisari dhe keni fqinjësi të mirë.
Demokracia e Kosovës është forcë për stabilitetin rajonal, ndaj ka shumë punë për të bërë dhe njerëzit tuaj shpresojnë shumë nga ju. Si mik i Kosovës dhe si një përfaqësues i një vendi që ka investuar për ju, më lejoni t’ju them se:
Së pari ndërtoni institucione të forta dhe transparente. Zbatoni në mënyrë të plotë Planin Ahtisari, sigurojuni lirinë gjithë komuniteteve ndëretnike, hapni vende punë dhe forconi gjyqësorin pasi është themeli i demokracisë. Miratoni dhe zbatoni ligje efikase. Qeveria të bashkëpunojë me EULEX-in. Krijoni struktura shumetnike në dogana në polici e kudo.
Ju keni përgjegjësi të posaçme të shmangni frikën. Duhet të ofroni mbrojtje të fuqishme për pakicat etnike në pronat dhe shtëpitë e tyre.
Ruani trashëgiminë kulturore dhe lirinë fetare siç është Manastiri i Deçanit që do ta vizitoj sot.
Serbët e Kosovës duhet të marrin pjesë në institucionet e Kosovës. Unë siç e dini po vij nga Beogradi dhe drejtuesve atje iu  thashë të mos krijojnë struktura paralele.
Po kështu iu kërkova liderëve të Serbisë të ndalin embargon ndaj Kosovës.
Shtetet e Bashkuara dhe Presidenti Obama ju jemi mirënjohës për punën e kryer. Me pavarësinë e Kosovës, ëndrra për futjen e Ballkanit Perëndimor në BE vazhdon.