Cikalleshi: 4 gola janë shumë, por Gjimshiti acarohet për gabimet

Zhgënjim dhe dorëzim në fytyrat e lojtarëve kuqezi në reagimet pas ndeshjes me Poloninë në Varshavë.

Fillimisht ishte mbrojtësi Berat Gjimshiti që foli pas humbjes duke pranuar gabimet e rënda.

“Rezultati 4-1 është shumë i thellë. Jam i pakënaqur me gabimet që kemi bërë dhe mendoj se pjesa e parë ishte e mirë por jam i acaruar për gabimet që kemi bërë.

Loja në pjesën e parë nuk ka qenë ndonjëherë më e mirë për ne, ishte e mirë. Ishim përgatitur shumë mirë por bëmë ato gabime që nuk duhet të ishin bërë në fushë”.

Në të njëjtën linjë qëndroi edhe Cikalleshi, autori i golit në Varshavë i cili nuk e shikon normale të pësosh 4 gola.

“Ndeshjen e nisëm mirë, arritëm të barazonim dhe mund të kalonim në avantazh. Mendoj se fati nuk deshi për ne.

Të vjen keq të pësosh dy gola në goditje standarte pasi kishim punuar mirë në këtë aspekt. Golat na rrëzuan moralin dhe nuk meritonim një rezultat të tillë.

Mendoj se duke bërë futboll sulmues lihen edhe hapësira mbrapa e ndoshta u ndëshkuam.

Nuk e treguam sot që luajtëm në grup dhe më vjen keq dhe të gjithë ishin të mërzitur në dhomat e zhveshjes.

Për mua 4 gola janë shumë për një paraqitje të tillë edhe pse nuk e meritonim këtë rezultat. Duhet ta rigjejmë veten shumë shpejt pas 3 ditësh”, tha sulmuesi kuqezi.

OraNews

Comment

*