Cikalleshi e nis aty ku e la, menjëherë gol në fillimin e ligës turke

Në këtë takim në fushë si titullar ishte edhe mesfushori tjetër shqiptar, Endri Çekiçi, i cili u zëvendësua vetëm në minutat shtesë

Sulmuesi kuqezi, Sokol Cikalleshi, duket se është në formë të mirë, pasi e ka nisur këtë sezon me gol në kampionatin elitar turk. Bomberi i Kombëtares ka shënuar golin e fitores për Konyaspor, që e ka nisur kampionatin me një fitore 1-0 ndaj Sivasporit.

Cikalleshi e nisi sfidën si titullar dhe në minutën e 88-të përfiton nga një gabim i mbrojtësit të fundit, duke rrëmbyer topin dhe pas një galopimi, ku dribloi edhe portierin, e dërgoi sferën në rrjetë. Gol që kishte vlerën e tre pikëve për klubin e Konyaspor.

Në këtë takim në fushë si titullar ishte edhe mesfushori tjetër shqiptar, Endri Çekiçi, i cili u zëvendësua vetëm në minutat shtesë.

Një gol mjaft i rëndësishëm për shqiptarin dhe një lajm i mirë edhe për Kombëtaren që shumë shpejt do të nisë përgatitjet për eliminatoret e Botërorit Katar 2022.

Cikalleshi ka qenë një nga pikat kyçe të përfaqësueses shqiptare sezonin e fundit dhe duke parë formën aktuale pritet të jetë sërish një nga shtyllat kryesore të sulmit të Shqipërisë.

fshf.org

Comment

*