Cili është kandidati shqiptaro-amerikan për në Kongresin e Shteteve të Bashkuara?

Shqiptaro-Amerikani EminEddieEgriu është nga personalitet shqiptare më të formuara me ndikim në Buffalo në Nju Jork të Amerikës.

Egriu familja e të cilit janë me origjinë nga Dibra e Maqedonisë së Veriut ka ndërtuar një personalitet dhe biografi të pasur me angazhime si nga fusha e biznesit, politikës dhe angazhimit unik për kauzën shqiptare.

EminEddieEgriu ka ndihmuar në vendosjen e refugjatëve shqiptar në Buffalo të NewYork duke ju siguruar vendbanim dhe pajisje bazike si mobile, kuzhina e të tjera.

Ai ka qenë këshilltar i ColinPowell së bashku me JoeDioGuardi në negociatat e paqes për krizën në Maqedoni pas luftës në Kosovë në 2001, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington DC. EminEgriu themelues dhe drejtues i kompanisë së ndërtimeve ‘Egriu’.

Ai ka qenë pjesë e Bordit Ekzekutiv në ‘Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane’ (AlbanianAmericanCivicLeague) së bashku me meJoeDioGuardi.

Egriu ka qenë edhe koordinator për gjeneralin WesleyClark në zgjedhjet presidenciale të vitit 2004. Ai është themelues ish ish-drejtor në PUSH USA – Programi Unik Shqiptar në ShBA , dhe gjithashtu ka qenë konsultat në platformën ‘AlbanianRoots’.

EminEgriu që është studiues i kulturës dhe religjionit, fletë katër gjuhë anglisht, shqip, italisht dhe spanjisht.

Ai ka ndihmuar shumë biznese fillestare (start-up) përmes të cilave janë krijuar mbi 3000 vende të reja pune në ShBA.

Ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë në ndërtimin e objekteve të kultit, si xhami dhe kisha.

Marrë nga teuta tv në Mal të Zi