Çmimi i bukës në disa nga furrat private shtrenjtohet për 5 denarë

“Kjo nuk është normale, çdo dit po përballemi me çmime të reja, dje u shtrenjtuan vaji, sheqeri dhe shumë artikuj tjerë, të nevojshëm për jetën e përditshme, dhe ja tani së fundmi edhe buka, kjo është e patolerueshme”, shprehet një qytetar.

“Vërtet është e papërballueshme, nuk mundet të shtrenjtohen të gjitha gjërat e vetëm rroga të mbet e njëjta. Jemi dëshmitarë se çdo ditë po përballemi me çmime të reja. Por kjo me bukën është kulmi”, tha një tjetër qytetar.

Alsat, ka kontaktuar me Shoqatën e Mullistëve, por nga atje nuk deshën të komentojnë shtrenjtimet e fundit, nën arsyetimin se kreu i kësaj shoqate është në pushim vjetor./ Alsat.mk