Cmira e Ramës dhe “Modeli Basha”

Nga Ramiz Lushaj

 

Në prill 2005 në lokalin “Mrizi i Zanave” tek Ura e Tabakëve, gjatë promovimit të botimit tim antolog Tony Blair “Për Shqiptarët” në mes të pranishmëve deputetë të PD e PS u ndez debati për atë çka po bante Edi Rama, kryetari mandat dytë i bashkisë së kryeqytetit:  ndërtimi i 17 rrugëve në Tiranë në prag të zgjedhjeve parlamentare të 3 korrikut të atij viti elektoral. Natyrisht ato rrugë nuk po i bënte për festat e tij kryesisht vetjake të korrikut:   4 korrik 1964 – dita e lindjes; 31 korrik 1932 – dita e lindjes së babës së tij; 7 korrik 1908 – dita e lindjes së dajës së tij, Spiro Koleka;  4 korrik 1986 – martesa e tij e parë; etj.. Sigurisht kilometrat e këtyne rrugëve donte t’i konvertonte në vota për PS-në në kryeqytet në zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut 2005, por numri i deputetëve socialistë ishte tepër i pakët.

Prapë, në maj 2013, pas tetë vitesh, ky Rama, në cilësinë e kryetarit të PS-së nis e rrugaçëron në politikë me reklamën cinike e arkaike televizive “Rrugë e rrugë”(!), që po ta bante në Amerikën e kohës së autostradave të presidentit Eisenhower do të ngrihej populli amerikan në protesta dhe do të mblidhej në seancë të jashtëzakonshme Kongresi e Senati Amerikan për të shqyrtuar një sjellje të tillë kundërkombëtare. Ky i keqsulmon këto rrugë, të cilat janë arritje madhore e dy mandateve të qeverisjes së PD-së të Berishës, nëpër të cilat rrugëton me autobuzin elektoral edhe vet Rama, që nuk po i largohet as traditës së dizinformimeve tue i “hangër” kilometrat e rrugëve të ndërtueme në Shqipëri (!)

Ky Rama, ish kryebashkiak tremandator dhe partiak socialist dhjetëvjeçar, nuk e lenë jo veç cinizmi e marazi politik elektoral për pa iu kundërvu edhe ndërtimeve të rrugëve të Tiranës, sepse në to sheh teposhten e karierës politike, i dëshmojnë paaftësi drejtuese,  etj.

Ndryshe nga çdo herë tjetër në  historinë e kryeqytetit rrugët e asfaltuara po shtrihen edhe në periferi, ku kryebashkiaku Rama në disa prej tyre as në 12 vjet qeverisjeje lokale nuk i pati shkelë ndonjëherë me këmbë, as me çizme – po as me makinën e tij zyrtare.

Diçka tjetër risore, ndryshe nga politika e kryebashkiakëve të maparshëm, e gjen realisht në këto dy vitet e fundit në bashkinë kryeqytetase të artqeverisun nga Basha, e gjen mirësisht në realitetin e vizionet e këtij lideri të formatit klasik euro-atlantik.

Nga një tabelë rendore mediatike shoh se në dy vjet qeverisje të kryebashkiakut emblematik Lulzim Basha në ri-ndërtimet e rikonstruksionin e 50 rrugëve i këndvështron e trajton njejtësisht njësitë bashkiake me kryetar demokratë e socialistë. Në Njësinë Bashkiake nr. 8,  “baston i të djathtës”, ku ka humbë më 1991 edhe ish presidenti i fundit komunist, pas dy dekadave fillojnë investimet: ndërtimi i 6 rrugëve (Rruga e Dibrës, “Gjon Buzuku”, “Xhemal Tafaj”, “Pandi Stillu” dhe degëzimet në rrugët “5 Maji” e  “Ibrahim Buzhiqi”). Po ky lider i së nesërmes nuk e mënjanon apo harron, përkundrazi e përparëson edhe Njësinë Bashkiake nr. 5, “bastion i së majtës”, një pjesë e të cilës përfshin edhe “Bllokun e Udhëheqjes” dhe kryetarja e të cilës para disa ditësh kreu aktin e pashembullt të protestës muzhike bolshevike në pallatin e vendbanimit të ish-deputetit socialist, prof. dr. Kastriot Islami, pasi aty janë në ndërtim 7 rrugë (si ato “Marko Boçari”, “Qemal Butka”, “Ilia D. Sheperi”, “Brigada VIII”, “Rruga e Kosovarëve”, “Pjetër Bogdani”). Njësia Bashkiake nr. 7, që voton ma së shumti të majtën, ka po aq rrugë në ndërtim (gjithsej tri të tilla) sa edhe Njësia Bashkiake nr. 11 (Laprakë) që voton ma së forti të djathtën. Dallime nuk ka as në mes njësive bashkiake që në elektoriadën e fundit votuan djathtas, sespe Njësia Bashkiake nr. 9 si edhe tjetra me nr. 10  kanë në ndërtim rrugë pothuaj  njëjtësisht në numrin dhe kilometrat e tyne.

Natyrisht këto rrugë Lulzim Basha nuk po i ban në festat e tij jo veç vetjake si: përvjetori i lindjes (12 qershor 1974); dekorimi këto ditë si lider shqiptar me titullin e nderit “Liria e Londrës”, përvjetori i çlirimit të Kosovës (12 qershor 1999), dekorimi tjetër me titullin e lartë “Qytetar Nderi i Prishtinës” (11 qershor 2013), etj.

Gjithësesi, përtej Elektoriadës së 23 Qershorit 2013, duam të cekim një fakt tjetër që askush nuk po e pasqyron në politikën e ditës, të retrospektivës ose të perspektivës: kryebashkiaku Lulzim Basha në vitin e dytë të detyrës së tij, në vitin 2013, po ndërton 34 rrugë gjithsej, çka shifrohet: dy herë ma shumë rrugë se sa kryebashkiaku Edi Rama në mandatin e tij të dytë, në vitin 2005. Këto rrugë dëshmojnë ritme rritjeje dy herë ma të larta të zhvillimit të qeverisjes së demokratëve se sa ato të socialistëve. Askush nuk i harron pamjet e Sheshit “Skënderbej” dy vite ma para, kur e kishe të vështirë të kaloje edhe me “kuaj garash”, kur makinat rrotaveshin me bateri nga trafiku super i rënduar, kur ndotja e mjedisit nga gropa kalbësinash shtresore të qëndres metropolitiane, etj. ishte në treguesit nga ma të lartët në botë.

Lideri në fitore elektorale e në rritje politike, Lulzim Basha, këndvështrue nga realiteti bashkëkohor i rrugëve në Tiranë në vitin 2013, del qartas e ballas se është dy herë ma i suksesshëm se sa lideri në ikje meteorike, Rama.

E para: ndërkohë që lideri Basha punonte për rrugët e kombit pa u largue kurrë nga fronti i tyne, pavarësisht nga detyrat e sakrificat, rivali i tij si kryebashkiak apo kryepartiak socialist nuk bante ndonjë gja tjetër veç rrinte duke e sulmue edhe për Rrugën e Kombit e deri ato për Qëndren e Tiranës me degëzimet autorrugë, hekurudhë, tramvaj apo edhe për zgjerimin e rrugës së Elbasanit (në pjesën nga Pallati i Brigadave), etj.

E dyta: Rama ka pasë mbështetje të madhe nga liderat socialistë si kryeministrat Fatos Nano dhe Ilir Meta, të cilët i ngritën “kulte” si kryebashkiak në dy mandat e para. Kur këta të dy e leçitën edhe për shkak të disa prapësive të tij politike, atëherë në të tretin mandat ia “bani naftën” bashkisë dhe ia “fiki llampat” opozitës socialiste duke e lanë në opozitë deri më sot, në elektoriadën 2013. Kjo është dobësi e karrierës së tij politike, që e keqndjen edhe vet si gjysmalider i të majtës, prandaj e ka thirrë me njëmijë marifete Ilir Metën në koalicionin e ri opozitar, etj.

E treta: Rama ka qënë rreth dy mandate kulminant si kryetar bashkie i Tiranës (2000-2005) kur qeveriste mazhoranca socialiste partiake e kryeministrore e Nanos dhe e Metës, po astenjiherë nuk ka shfaqë vizione të liderit përtej të nesërmes, përtej “vijës së verdhë” të Tiranës, përtej Shqipërisë Londineze, sikurse kryebashkiaku Basha në dy vitet e para të qeverisjes së tij meritore, progresive, risore, vlerore.

Ndryshe, krejt ndryshe nga Rama, vepron e visaron edhe për rrugët e Tiranës e të Kombit lideri emblematik Lulzim Basha – vizionar i së nesermes dhe menaxher i lindur e rritur, që gëzon mbështetje plotore të kryeministrit Berisha në dy mandatet qeverisës. Ky politikan e kryebashkiak i ri, për “Rrugën e Kombit” drejt Prishtinës, pas kryeministrit Berisha, ishte protoganisti e vetsakrifikuesi ma i madh i saj; prej kohësh merret edhe me Rrugën e re Tiranë-Elbasan qyshse më 2009 si deputet kryelistor i Elbasanit dhe në udhëtime e takime për fonde me Emiratet e Bashkuara Arabe. Dibra e Madhe në Maqedoni e ndjente si privilegj e garanci thirrjen e tij në janar 2013 në qytetin e tyre për t’ua thanë një fjalë më shumë e për ta pas krahë edhe një lider tjetër të përmasave mbarëshqiptare në “Rrugën e Arbrit”, në këtë sipërmarrje madhore të Berishës, biles ndonëse kryetar bashkie i Tiranës ka shfaq interesime dhe marrë premtime edhe nga vende mike për fonde, etj. Si kryebashkiak po punon për një Tiranë të re, për një Tiranë tjetër, po siguron punimet e fondet për Bulevardin e ri nga Stacioni i Trenit deri në Lumin e Tiranës, për Sheshin “Skënderbej”, etj. duke ia rrit frymëmarrjen, bukurinë e madhështinë Tiranës metropilitane.

Kryesocialisti Rama nuk e do Lulzim Bashën të lulëzojnë si kryetar bashkie, pasi arritjet e tij ia venitin e ia vyshkin veprimtarinë si kryetar bashkie me tre mandate, pasi vetëm në një vit, më 2013, ka ba rrugë në Tiranë dy herë ma shumë se sa Rama në vitin 2005, në ma të suksesshëm vit të tij si kryebashkiak. Përndryshe: ish kryebashkiaku Rama, ndonëse kryesocialist në stacionin e fundit politik të tij, e ndjek nga pas me falanga politike e veprimtarësh Lulzim Bashën ngaqë nuk e arrinë dot modelin dhe ecjen yllsore të tij si lider e kryebashkiak i ri i Tiranës në udhangjitjet drejt së nesërmes euro-atlantike të kombit.

Comment

*