Çoviç: Marrëveshja e Brukselit ka pësuar “vdekje klinike”

Ish-nënkryetari i qeverisë së Serbisë dhe shefi i trupit koordinues për Kosovë, Nebojsha Çoviç ka thënë se “vërtetimi i ‘vdekjes klinike’ të marrëveshjes së Brukselit e shohim nga dita në ditë, përmes shumë dokumenteve dhe marrëveshjeve që janë nënshkruar, por që nuk janë përmbushur në vepër”, shkruan “Pink TV”

Sipas tij, Be nuk mundet të ndikojë ndaj Prishtinës në përmbushjen e marrëveshjes së Brukselit.

“Do të shohim çka do të ndodhë interesant në kuadër të BE-së. Mos të harrojmë zgjedhjet në Gjermani, Francë, në faktin se nuk mund të harmonizojnë qëndrimet mes vetes rreth masave në lidhje me virusin edhe pandeminë, e kemi parë sa ishin solidarë mes vete. Problemi i madh është BE, ndër tjera sepse nuk ka guxim që të pranojë se nuk mundet ë bëjë diçka dhe të pranojë gabimet”, tha ai.

Marrëveshja e Brukselit sipas vlerësimit të tij është e vdekur në mënyrë klinike edhe po vërtetohet nga dita në ditë.

“Pala shqiptare nuk ka përmbushur asnjë nga obligimet e veta, ndërsa BE  nuk ka forcë dhe harmoni morale të thotë kush është fajtor dhe nga fajtori të kërkojë përmbushjen e obligimeve të veta”, tha Çoviç.

Në lidhje me çështjen e të pagjeturve, që nuk po zgjidhet tash e 20 vite, Çoviç tha se përfaqësuesit e shqiptarëve “që ikën nga uniformat terroriste në këpucë me llak”, më shumë iu ka konvenuar që të proklamohen si viktimë kujdestare dhe po ashtu edhe si prezantim epiko-romantik që serbët iu kanë ngulfat, duke ikur nga krimet që është evidente i kanë kryer.

“Po të ishin hapur varrezat masive dhe të bëhej identifikimi, do zgjidhej një nga çështjet kryesore që është bazë e të drejtave të njeriut”, përfundoi Çoviç./ Bota Sot