Ç’thanë Kurti e Vuçiq, pas takimit të tyre me Merkelin e Macronin?

Bërdo, (Slloven), 6 tetor 2021 – Kryeministri i Kosovës. Albin Kurti, ka bërë të ditur se në takimin e përbashkët me Kancelaren gjermane, Angela Merkel, Presidentin e Francës Emmanuel Macron, dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është diskutuar për Procesin e Berlinit si edhe për lëvizjen e lirë dhe njohjen e diplomave ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Kurti, në një postim në Twitter, ka thënë se Kosova i mbështet marrëveshjetnë të cilat trajtohen sit ë barabarta të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Në takimin me kancelaren Angela Merkel, presidentin Emmanuel Macron dhe presidentin e Serbisë ne folëm për Procesin e Berlinit, lëvizjen e lirë dhe njohjen e diplomave. Ne mbështesim marrëveshjet në të cilat të gjitha gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor trajtohen si të barabarta dhe qytetarët janë përfituesit e fundit”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se në takimin e përbashkët me kancelaren Merkel, Presidentin Macron dhe kryeministrin Kurti është diskutuar për çështje teknike që nuk kanë të bëjnë me statusin e Kosovës.

“Ne folëm për diplomat, për njohjen e profesioneve. Procesi i harmonizimit do të vazhdojë. Përfundimisht, kjo do të kontribuonte në lirinë më të mirë të lëvizjes. Nuk është e llojit të statusit dhe shpresoj se ne do të jemi në gjendje t’i zgjidhim këto çështje teknike, dhe në thelb të rëndësishme në periudhën e ardhshme”, ka thënë Vuçiq para gazetarëve.

Kur është pyetur për vazhdimin e dialogut me Kosovën, Vuçiq ka thënë se temë e parë duhet të jetë Asociacioni i Komunave mëshumë serbe në Kosovë.

“Sigurisht, ne do të vazhdojmë dialogun, vetëmse tema e parë duhet të jetë Asociacioni, ashtu siç ishte shkruar në deklaratën e BE-së”, ka thënë a.

Vuçiq ka thënë se Serbia nuk do të mund t’i bashkohet Bashkimit Evropian nëse i nuk zgjidh çështjet e hapura me Kosovën.

“Ka perspektivë për zgjerim, por është e qartë se jo të gjithë anëtarët (e BE-së) e kanë të njëjtin oreks”, ka thënë Vuçiq.

“Pa i zgjidhur çështjet me Prishtinën, Serbia nuk do të mund t’i bashkohet BE-së”, ka shtuar ai.

(r.m.)

Comment

*