Daçiq: Shqiptarët nuk mund të jenë kryetarë në komunat serbe

Beograd, 29 maj 2023 – Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka kritikuar misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë që parandaloi hyrjen me dhunë të protestuesve serbë në ndërtesat e komunave në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok, nëpjesën veeriore të Kosovës.

Ai ka thënë se detyrë e KFOR-it është “t’i pamundësojë aktet e njëanshme të Prishtinës” dhe “jo t’i pengojë punonjësit të hyjnë në ndërtesat (komunale)”.

“Tani po i ruajnë kryetarët me pretekstin e ruajtjes së paqes. Duket se po i ruajnë nga pronarët e objekteve, nga serbët, nga ata që punojnë atje, që janë të punësuar atje. Ata (kryetarët shqiptarë) nuk mund të jenë kryetarë në komunat serbe, ku serbët nuk i kanë zgjedhur”, ka thënë Daçiq për Radio-Televizionin e Serbisë.

Komuniteti serb në katërkomunat veriore të Kosovës i bojkotoi zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, në të cilat kryetarë të rinj të komunave me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq) u zgjodhën kandidatët e subjekteve politike shqiptare.

Daçiq ka thënë se forcat e armatosura të Serbisë janë në gjendje gatishmërie, siç ka thënë, për të ndërhyrë në rast të nevojës për mbrojtjen e popullsisë serbe.

Autoritetet serbe kanë vendosur që forcat e tyre të armatosura të mbeten në nivelin më të lartë të gatishmërisë deri në një njoftim të radhës, për shkak të situatës në veri të Kosovës.

(r.m.)