Deliu – Kodra: Kurti e ka shpallur armiqësore Shtëpinë e Bardhë

Prishtinë, 19 qershor 2021 – Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se kryeministri Albin Kurti “e ka shpallur armiqësore Shtëpinë e Bardhë”.

Ajo thënë se Kurti e ka kontestuar Marrëveshjen e Uashingtonit dhe legjitimitetin e nënshkrimit të ish-presidentit të SHBA-ve.

“Kryeministri Kurti shpalli armiqësore Shtëpinë e Bardhë duke kontestuar vlefshmërinë juridike të marrëveshjes dhe legjitimitetin e nënshkrimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Siç na kujtohet, ish-Kryeministri izraelit, pa qenë fare i pranishëm në takim dhe i përfshirë në negociata, por vetëm nëpërmjet një komunikimi me telefon me Presidentin amerika,n konfirmoi vullnetin e Presidentit të SHBA-ve duke respektuar marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë dhe duke e zbatuar atë me njohjen e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Deliu – Kodra, në një postim në “Facebook”.

Ajo ka theksuar se veprimet e Kurtit janë të rrezikshme, prandaj ato, siç ka shkruar, “kërkojnë reagimin mbarë shoqëror”.

Postimi i plotë:

Kryeministri Kurti shpalli armiqësore Shtëpinë e Bardhë duke kontestuar vlefshmërinë juridike të marrëveshjes dhe legjitimitetin e nënshkrimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Siç na kujtohet, ish-Kryeministri izraelit, pa qenë fare i pranishëm në takim dhe i përfshirë në negociata, por vetëm nëpërmjet një komunikimi me telefon me Presidentin amerikan konfirmoi vullnetin e Presidentit të SHBA-ve duke respektuar marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë dhe duken e zbatuar atë me njohjen e shtetit të Kosovës.

Kujtojmë, po ashtu, se po në atë Shtëpi të Bardhë, pa kaluar nëpërmjet Këshillit të Sigurimit, Presidenti amerikan i kohës mori vendimin historik për të shporrur forcat gjenocidale të Serbisë dhe ndihmuar luftën e nisur të popullit të Kosovës për çlirim.

Përpjekjet për të armiqësuar marrëdhënien e Kosovës me SHBA-të, duke trilluar “thika mbi harta” dhe zhvlerësuar legjitimitetin e Shtëpisë së Bardhë për të ndërmjetësuar marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë janë veprime të rrezikshme që kërkojnë reagimin mbarë shoqëror.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë e vetmja garanci, të cilës populli i Kosovës i beson!

(r.m.)

Comment

*