Dendias: “Duam miqësi me Shqipërinë, por jo me çdo kusht”

Athinë, 18 maj 2023 – “Nuk po ushtrojmë presion dhe as nuk po bërtasim. Duam miqësi, por jo me çdo kusht”, deklaroi ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, në një intervistë për mediat greke, duke folur lidhur me arrestimin e Fredi Belerit, kandidatit që fitoi në zgjedhjet përkryetar të Bashkisë së Himarës.

Dendias tha se është mjaft i shqetësuar në lidhje me zhvillimet e fundit në Himarë dhe kërkoi nga autoritetet shqiptare lirimin e menjëhershëm të Belerit.

 “Tani është e qartë se kryebashkiaku i Himarës, Beleri, duhet të lirohet”, tha ai, transmeton ABC News.al.

Dendias vuri në dyshim edhe ligjshmërinë e arrestimit të Belerit dhe shprehu dyshime se arsyet e mbajtjes në arrest janë politike.

 “Nuk e kuptoj vazhdimin e ndalimit të tij. Realisht nuk e kuptoj. Të ndalosh një kandidat bashkie 48 orë para zgjedhjeve dhe të mbash paraburgimin derisa ai është zgjedhur nuk është diçka e zakonshme. Duhet të ketë prova të pakundërshtueshme. Uroj të jetë vërtet çëshjte gjyqësore dhe jo nga faktorët politike”, tha Dendias.

Ministri i Jahtëm grek e cilësoi rastin e Belerit si “jashtëzakonisht serioz“ dhe paralajmëroi se për këtë do të bisedojë me homologen e tij shqiptare, Olta Xhaçka, në Bruksel, në takimin e ministrave të jjashtëm të BE-së me ministrat e Jshtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Për shkak se problemi është jashtëzakonisht serioz, të hënën në mëngjes do të jem në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, në Bruksel. Atje do të hamë drekë me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor. Duhet t’u shpjegojmë shqiptarëve se vetëm duke zgjidhur këto çështje do të vazhdojmë të mbetemi miq të mirë”, theksoi ai.

Dendias tha se kjo situatë mund të ndikojë seriozisht në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

I pyetur nëse kjo çështje do të ndikojë edhe në qëndrimin e Greqisë lidhur me marrëveshjen që do nënshkruhet në Hagë, Dendias tha se shpreson që veprimi i autoriteteve gjyqësore të Shqipërisë të mos jetë shprehje e qëndrimit politik.

(r.m.)