Denion Ndrenika: Duhet të flasin shqiptarët për rishikim kufijsh pas pushtimit rus të Ukrainës?

Gazetari i “ILLYRIA”s, Denion Ndrenika mori pjesë emisionin e televizionit “Report” në Tiranë për pushtimin e Ukrainës nga Rusia

 

 

 

Tema ishte sulmi rus në Ukrainë dhe trajtimi i pyetjeve nëse presidenti Vladimir Putin nuk po ndalet dhe nëse do të ketë ky sulm efekt domino ne vendet ku konflikti është i hapur, cilat janë pasojat në rajonin e Ballkanit, po Kosova, apo se si mund ta ndalet Vladimir Putin.

Në studio moderatorja e emisionit “Pa Protokoll”, Anduela Ndreu kishte ftuar dy ish-ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Edmond Panariti dhe të Kosovës, Enver Hoxhaj, ish-diplomati i Shqiëprisë në SHBA, Kreshnik Çollaku, ish-Koordinatori i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me Shtabin e NATO-s gjatë fushatës së bombardimeve Dritan Goxhaj, gazetari Milaim Zeka dhe pedagogu në Francë, Nezir H.Kraki.