Deputetë e PD-së në protestë kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Ristani: Eskobari jonë të largohet

Deputetë e PD-së janë vendosur kështu në krye të protestës së opozitës duke i bërë thirrje kryeministrit Rama të dorëhiqet

Deputetaj e PD-së Mesila Doda foli para protestuesve duke risjellë në vëmëndje dhjetorin 90, kur Shqipëria protestoi kundër komunizimit. Mesila Doda ritheksoi akuzat kundër mazhorancës për trafik droge. Më pas deputeti Aldo Bumcci foli para proetstuesve duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama si përgjegjës për tratfikun e drogës në Shqipëri.

Kordinatorja për mediat Grida Duma gjtihashtu foli para protestuesve duke theksuar se Rama duhet të largojhet pasi është përgjegjës për trafikune drogës në Shqipëri. Më pas Arben Ristani, tha se kur PD erdhi në pushtet arrestoi dhjetë banda droge ndërsa sot qeverisja e majtë i ka paisur ata me imunitet për tiu kthyer trafiqeve dhe krimit. Ristani përsëriti qëndrimin e vendosur të opozitës për ti shkuar deri në fund protestës deri në dorëheqje të kryemibnistrit Rama. “Eskobari jonë duhet të largohet”, tha Ristani. Më pas është shkëputur energjia elektrike duke ndërprerë foninë në protestën e opozitës.

Deputetë e PD-së janë vendosur kështu në krye të protestës së opozitës duke i bërë thirrje kryeministrit Rama të dorëhiqet. Ndërkohë në sallën e kuvendit është duke u zhvilluar konferenca e kryetarëve ku po diskutohet për kërksën e opozitës për seancë të jashtëzakonshem kuvendore për trafikune drogës në Shqipëri.(L.Progni)