Deputeti Alqi Bllako merret në pyetje nga SPAK për çështjen e inceneratorëve

Tiranë, 18 shkurt 2022 – Deputeti i PS-së, Alqi Bllako, është marrë dje në pyetje nga SPAK në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

Mësohet se Bllako është marrë në pyetje në cilësinë e ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit.

Nga hetimet e Komisionit Hetimor të Kuvendit të Shqipërisë u dëshmua se babai i deputeti të PS-së, Edmod Bllako, ka punuar në kompaninë që e menaxhon inceneratorin e Tiranës, ku paguhej 10 milionë lekë në muaj.

Sot, po në lidhje me çështjen e inceneratorëve është marrë në pyetje nga SPAK edhe kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi.

(r.m.)

Comment

*