Dështoi shkarkimi i zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi nuk diskutuan për shkarkimin e zëvendëskryeministrit malazez Dritan Abazoviç, pasi rendi i ditës nuk mori mbështetjen e duhur. Seanca parlamentare zgjati vetëm disa minuta.

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq, ka bërë të ditur se në rendin e ditës kanë votuar 77 deputetë, prej tyre 20 kanë votuar pro, 11 kundër dhe 46 kanë abstenuar.

Në seancën parlamentare erdhën pothuajse të gjithë anëtarët e qeverisë dhe të opozitës.

Në rendin e ditës ishin dy pika – iniciativa e kryeministrit Zdravko Krivokapiq për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Abazoviq dhe propozimi për zgjedhjen e ministrit të Financave dhe Mirëqenies Sociale Milojko Spajiq për atë post.

Propozimin për shkarkimin e Abazoviqit e ka dërguar Krivokapiqi pasi Ura, me mbështetjen e deputetëve të opozitës, ka paraqitur iniciativën për mosbesimin e Qeverisë. 

RTCG/RTK