Dështojnë përpjekjet për një takim BE-Rusi

Berlin, 25 qershor 2021 – Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dështuan të arrijnë një marrëveshje për një takim të nivelit të lartë me Rusinë të propozuar nga Berlini dhe Parisi, tha Kancelarja gjermane, Angela Merkel, të premten në mëngjes.

“Ishte një diskutim gjithëpërfshirës dhe nuk ishte i lehtë”, u tha ajo gazetarëve.

“Ne parashtruam përsëri kushtet në bazë të të cilave jemi të gatshëm të punojmë dhe komunikojmë më ngushtë me Rusinë. Sot nuk arritëm një marrëveshje për një takim së shpejti, mes udhëheqësve,” tha ajo,  citon Zëri i Amerikës.

(r.m.)