Dhjetëra mijëra qytetarë protestuan në Serbi kundër dhunës e pasigurisë

Beograd, 8 maj 2023 – Dhjetëra mijëra serbë u mblodhën të hënën në Beograd, për të kërkuar më shumë siguri, ndërprerje të shfaqjes së përmbajtjeve të dhunshme në televizione dhe dorëheqjen e ministrave kryesorë të qeverisë së Serbisë.

Turma e paparë në këtë vend ballkanik prej vitesh, parakaloi qetësisht nëpër qendrën e qytetit, pas një pankarte ku shkruant: “Serbia kundër dhunës”.

“Jemi mbledhur këtu për të bërë nderimet tona të fundit, për të bërë më të mirën që kjo të mos ndodhë më kurrë, askund”, tha Borivoje Pleçeviq nga Beogradi.

“Në ditët e fundit të gjithë po pyesim çfarë po ndodh me ne dhe pse pësuan fëmijët e pafajshëm që sapo kishin hyrë në jetë, sapo kishin nisur të ëndërronin, sapo kishin nisur të binin në dashuri dhe të shpresonin për jetë më të mirë,” tha mësuesja Marina Vidojeviq, e vetmja që iu drejtua turmës.

“Në ditët e fundit të gjithë e kemi ndjerë zemërimin, pafuqinë dhe trishtimn”, theksoi Vidojeviq.

Mijëra qytetarë protestuan të hënën edhe në Novi Sad, me slloganin “Gjithçka duhet të ndalojë”.

“Sot ndjejmë shumë trishtim e dhimbje, shumë padrejtësi e dëshpërim. Sot duhet të lëshojmë një klithmë të fortë: gjithçka duhet të ndalet”, tha Milenko Vuji para turmës së mbledhur në Urën e Solidaritetit dhe e ftoi turmën në një shëtitje përkujtimore.

“Ne do të lëshojmë lule në ujin e Danubit që t’i dërgojë në Beograd. Çdo lule ka një mesazh për familjet e viktimave. Ata janë në mendimet tona”, shtoi ai.

This image has an empty alt attribute; its file name is Proteste-kunder-dhunes-ne-Novi-Sad.jpg

Protestat në Beograd e në Novi Sad u organizuan pas dy vrasjeve masive që ndodhën javën e kaluar në Beograd dhe në rrethinë të Mlladenvcit, rreth 50 klmta nga Beograd, në të cilat e humbën jetën 17 persona.

Të mërkurën, një nxënës 13 vjeçar, vrau në shkollën e tij, në Beograd, tetë nxënës dhe një roje sigurie dhe plagosi gjashtë nxënës të tjerë dhe një mësuese.

Dy ditë më vonë, një burrë 21 vjeçar duke vrau në rrethinën e Mlladenovcit tetë veta dhe i plagosi 14 të tjerë, të gjithë të rinjë.

Këto dy tragjedi kanë shkaktuar shqetësimin e qytetarëve për sigurinë e tyre. Autoritetet kanë filluar të ndjejnë presionin qytetarëve për të forcuar masat e sigurisë.

(r.m.)