Dhjetëra të vrarë në sulmin terrorist në Mozambik

Maputo, 29 mars 2021 – Dhjetëra njerëz kanë vdekur pas një sulmi në veri të Mozambikut, tha Omar Saranga, një zëdhënës i qeverisë. Shtatë prej tyre u vranë në përpjekje për t’i shpëtuar rrethimit të një hoteli, tha ai.

Qindra të tjerë, si vendas ashtu edhe të huaj, thuhet se u shpëtuan nga hoteli. Zona është sulmuar nga militantët islamikë, që nga 24 marsi.

Dëshmitarët kanë thënë se ishin fshehur derisa prisnin të shpëtonin përmes anijeve. Sipas tyre plazhi ishte u mbushur me trupa pa kokë të njerëzve, raporton BBC.

Qindra njerëz të tjerë, vendas dhe të huaj, janë evakuuar nga qyteti Palma, u tha gazetarëve zëdhënësi i qeverisë më 28 mars.

Palma është një qendër logjistike për projektet ndërkombëtare të gazit me vlerë 60 miliardë dollarë.

Një kontraktor britanik u vra kur kryengritës të dyshuar islamikë sulmuan kompleksin e tij të hotelit, raportoi më herët The Times.

Qeveria ende nuk e ka rivendosur kontrollin në qytet pas sulmit që nisën militantët më 24 mars. Gjatë sulmit, qindra njerëz, përfshirë punonjës nga projektet e gazit, janë larguar nga Palma me anije për në qytetin port të Pembas.

Në një anije kishte rreth 1.300 njerëz, tha një diplomat.

Pas sulmit, korporatat ndërkombëtare të energjisë, kanë thënë se ata do të zvogëlojnë fuqinë e tyre punëtore.

Si është situata tani në Palma?

Ende nuk dihet numri i saktë i viktimave në Palma, një qytet me rreth 75.000 njerëz, që gjendet në provincën Kabo Delgado.

Raportohet se militantët e kanë marrë kontrollin e Palmës, por këto pretendime është vështirë të verifikohen pasi janë ndërprerë të gjitha komunikimet.

Javën e kaluar, kur militantët e filluan sulmin, ata shënjestruan dyqanet, bankat dhe një kazermë ushtarake.

Qindra njerëz u larguan nga luftimet, duke vrapuar në pyje ose fshatra përreth.

Mozambiku është shkatërruar nga një kryengritje që nga viti 2017.

Militantët e lidhur me grupin e Shtetit Islamik (IS) qëndrojnë pas konfliktit në rajonin kryesisht mysliman të Kabo Delgados. Luftimet kanë lënë më shumë se 2.500 njerëz të vdekur dhe 700.000 të zhvendosur. Grupi tyre është i njohur si Al-Shabab, por nuk kanë lidhje me grupin xhihadist të Somalisë, që ka të njëjtin emër.

Militantët në Mozambik janë betuar publikisht për besnikëri ndaj IS-it.

Departamenti amerikan i Shtetit i ka shpallur kryengritësit si një organizatë terroriste. Sulmi në qytetin Palma po ndodh rreth dy javë pasi Organizata për të drejtat e fëmijëve Save the Children tha se militantët islamikë po ua prenë kokat fëmijëve në provincën Kabo Delgado të Mozambikut.

(REL)

Comment

*