DHUNA MESJETARE SËRBE NË TREVËN E LYPJANIT

Në 22 vjetorin e barbarisë sërbe

Ismail Gashi-Sllovia

Këtu, gjatë dy ofensivave 1998 e 1999, u vranë 167 civilë e 18 luftëtarë të lirisë, ndërsa u plagosën 71 qytetarë e 23 pjesëtarë të UÇK-së. Nga dhuna serbe u çvendosën tërësisht banorët shqiptarë të 42 fshatrave, kurse pjesërisht 21 të tjera. Flaka e kalljeve serbe i përfshiu 46 vendbanime shqiptare të kësaj treve. Masakrën dhe terrorin mbi shqiptarët e udhëhoqën kryesisht serbët vendorë. Dëmet e përgjithshme materiale kapin shumën prej 78.000.000 Euro.

“Më fort se plumbi, thika e krimi

Na rëndon fyerja e poshtrimi!”   (A. Vinca)

Shkruan : Ismail Gashi-Sllovia

          Dhuna serbe mbi shqiptarët në përgjithësi, atyre të Kosovës në veçanti, ka spirale të gjatë kohore, laramani të shumfisht veprimi e forma të veçanta aplikimi, gjithnjë duke iu përshtatur rrethanave të mundshme të zbatimit. Në këto mote të liga Shqiptarët përjetuan dhunë politike, shpirtërore e materiale. Të gjitha këto forma të dhunës barbare serbe, kishin objekt represionin fizik e shpirtëror, kishin shtypjen e substancës shqiptare, ndjenjave kombëtare dhe vlerat shpirtërore e njerëzore të tyre, me të vetmin qëllim përmbajtjesor, dëbimin dhe pastrimin etnik të shqiptarëve nga këto troje. Me këto veprime të mundimshme apart-hejdi gjenicidal, serbët synojnë të realizojnë qëllimet e parashikuara në vazhdimësi historike në projektet e përgatitura nga politikanët si Garashanini, produktit të një morali të keq shkencor e historik, si Qubrilloviqi, Andriqi e deri te frymëzuesi shpirtëror i urrejtjes të të gjithëve që nuk janë serbë, Memorandumi i Akademisë Serbe të shkencave në fundshekullit 20-të. Thënë shkurt, në të gjitha motet e nivelet, në Serbi u ndërtua një moral i stërkequr i urrejtjes ndaj shqiptarëve. Moral që prodhoi mendje të keqe, se duhet zhdukur çdo vlerë shpirtërore e materiale shqiptare.

Sërbia shkeli dhunshëm të drejtat kombëtare e njerëzore të shqiptareve

Kjo e ligë, vazhdimisht u shkallëzua në sistemet shtetërore e politike serbe dhe kohëra e rrethana historike, por ekspansionin më të vrazhdë e më të ashpër e mbërriu dekadën e fundit të shekullit 20-të, veçanërisht në verën e vjeshtën e 1998, e njohur si Ofanziva e Parë famëkeqe serbe, më arsyetim e leje ndërkombëtare gjëja si veprim kundër njësive të UÇK-së, kur Serbia në emër të luftës me forcat e UÇK-së, shkeli në formën më të vrazhdë, jo vetëm të drejtat dhe liritë e njeriu, siç kishte version subjekti ndërkombëtar për një kohë, por Serbia shkeli dhunshëm të drejtat kombëtare e njerëzore të shqiptarëve, të drejtën në punë, të drejtën për gjuhën dhe traditën kombëtare, por shkeli edhe në të drejtën elementare, të drejtën për jetë. Sërbia në shkallë barbare dhe të shëmtisë më të vrazhdë, vrau popullatën civile shqiptare, dogji dhjetëra fshatra shqiptare dhe ndjeku nga vendbanimet popullatën civile shqiptare, të cilën në politikën ndërkombëtare shumherë dëgjohej vetëm si tejkalim kompetencash. Thjeshtë, e nënkuptuar si njëfarë veprimi ushtarak serb me bekimin e ndërkombëtare. Por, barbaria vrastare serbe, të cilën më vonë pati rastin ta njeh gjithë gjatë 78 ditët e sulmeve të NATO-së, kur  me dhunë e terror ishte rrezikuar ekzistenca fizike e shpirtërore të shqiptarëve në Kosovë, kur makineria serbe për këtë mori edhe bekimin shpirtëror të kishës ortodokse serbe. Intervenimi ushtarak i  NATO-së,  ndërpreu turrin e këtij dinozauri dhe shpëtoi nga rreziku i katastrofës njerëzore e kombëtare që ndodhej qenia kombëtare shqiptare në Kosovë. Këta rreshta modest të këtij shkrimi, janë vetëm një pjesë e vogël e pasqyrimit të kësaj gjendjeje të rëndë shqiptare e kufizuar vetëm në trevën komunale të Lypjanit gjatë, siç e kemi bërë shprehi ta quajmë, dy ofanzivave serbe të parën korrik–tetor më 1998 dhe ofanzivën e dytë në mars-qershor 1999, kur pas shumë përpjekjeve të qendrave politike të vendosjes që ta bindnin politikën e administrimit kriminal të qeverisë, ushtrisë e policisë serbe, për ndaljen e dhunës dhe pengimin e katastrofës njerëzore, tash në aleancë edhe me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për shpëtimin e kësaj katastrofe, hollokaosti e apart-hejdi me qellim pastrimin etnik të Kosovës, erdhën dhe ndërhyjnë ushtarakisht forcat Veriatlantike të NATO-së.

Veprimet terroriste të kriminelve sërbë

          Edhenë këtë kohë, politika e verbuar e shkurtëpamëse serbe, në këto raport e rrethana të kohës dhe ngjarjeve, mbante ende në kokën e saj të nxehtë, aspiratën e zhdukjes biologjike e substanciale të qenies shqiptare. Aspiratë të cilin e trashëgoi nga e kaluara  e kujtesës historike, e njohur për veçori dalluese, si njërën nga vlerat negative kombëtare e shtetërore të veprimeve serbe. Të motivuar nga kjo e kaluar, tash mendonin se mund ta thyejnë edhe forcën e Aleancës Veriatlantike dhe UÇK-në , dhe përfundimisht do ta realizonin ëndrrën historike çështjen e pastrimit etnik në “djepin dhe zemrën serbe” nga shqiptarët. Krijuan makroprojektin çfarosës për dëbimin e shqiptarëve nga Kosova të njohur me emrin  “Patkoi”, të cilin filluan ta zbatojnë praktikisht ato ditë, projekt antishqiptar ushtarak-policor e paramilitare serb, sipas logjikës e moralit të sëmura serb, jashtë çdo mundësie për  zbatueshmëri, jashtë çdo natyrshmërie me kohën dhe rrethanat shoqërore e politike ndërkombëtare, planifikuesit serbë këtë projekt e detaizuan e përshtatën me kohën e rrethanat e veçanta në hapësira të ndryshme të Kosovës. Por, me synim të përgjithshëm të bëhet masakrim e terror trishtues ndaj popullatës shqiptare, sa më shumë të futet frikë në masat shqiptare. Me veprime terroriste, vrasje, kidnapime dhunime, ndjekje,djegie masive e plaçkitje primitive më të errëta se mesjeta. Hapësira administrative e trevës së Lypjanit, nuk pati përjashtime nga fati i tërësisë Kosovare. Në ato ditë pushtuesi serb në Magurë mu në ndarjen e rrugës për Shalë, ishte vendosi mbishkrimi,”Nepriatelska Zona”, zona armiqësore, me të cilin praktikisht vendosi kufirin, nga fillonin pjesëve të cilat i kontrollonte UÇK-ja dhe hapësirat e rrafshit ku sundonte okupuesi serb. Dhunë serbe, si masakrat e katrahurat e Likoshanit, Qirezit e Prekazit legjendar, nga historia e shqiptarëve me sakrificën e 5, 6 e 7 marsit 1998 të Familjes Jashari me Komandantin Legjendar të UÇK-së, për kundër se i dhanë kahje të re pozitive ndërkombëtarizimit të çështjes shqiptare, ato krijonin tmerr në popullatën civile shqiptare, si masakra antinjerëzore serbe që pasoi, më 15 janarit 1999 e Reçak, e kryer para syve të vëzhguesve ndërkombëtar të OSBE-së, që atë kohë ishin të vendosur për verifikues ndërkombëtar në Kosovë, pas marrëveshjes së 15 tetorit 1998, u bë shkas për ndërkombëtarizimin e dhunës serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës, dhunë tash ishte zyrtarizua ajo ishte mjet veprimi i politikës shtetërore e administratës së shtetit okupues serb në Kosovë, në këtë kohë pasuan shumë veprime të tjera barbare serbe ndaj shqiptarëve. Para ofanzivës së NATO-së në pranverën e 1999. veprimet e politikës ndërkombëtare hulumtonin forma e mjete për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Më 6 shkurt 1999, politika ndërkombëtare kurorëzoi me Konferencën Ndërkombëtare në Rambuje të Francës, ku që në hapjen e saj z. Shirak u tërhoqi vëmendjen të dy delegacioneve për seriozitetin e këtij takimi historik “ekzistojnë momente të rralla, kur historia gjendet në duart e vetëm disa njerëzve”, konferenca e Rambujes nuk përfundoi me 20 shkurt 1999, ashtu siç ishte paraparë, punimet e saj vazhduan deri më 23 shkurt 1999. Pranimi në parim i dokumentit të Rambujes dhe nënshkrimi i kësaj Marrëveshje nga delegacioni shqiptar do të kryhet pas marrjes së pëlqimit nga gjithë subjektët, ushtarake, partiake e shtetërore në Kosovë. Zyrtarizmi i këtij dokument dhe firmosja solemne kryhet në Paris më 15 mars 1999. Lidhur me këtë dokument, edhe nga shqiptarët kishte mendime të rezervuara, në rast se këtë Marrëveshje e nënshkruan Serbia, në do ti kishim 12.000 ushtarë serb në Kosovë, 3000 deri 4000 policë, kufijtë do ti ruante Serbia, kurse shqiptarët nuk do të mund të ofroheshin kufirit më afër se 5 km. Doganat do ti kontrollonte KFOR-i dhe Serbia. Kosova do të ishte pa TMK,tash FSK dhe pa gjysmën e popullatës shqiptare. Me dorën e neve të gjithëve, do të nënshkruanim robërinë e pakufishme, pa pasur të drejtë që për këtë ta fajësojmë dikend tjetër.

Treva komunale e Lypjanit, edhe në këto momente kohore, karakterizohej me një përqindje dalluese me popullsi serbe, krahasuar me mjediset tjera të Kosovës, nga edhe përjetoi barbari të theksuar, si në ofanzivën e parë korrik-tetor 1998, e cila përfshiu 14 fshatra të kësaj treve komunale. Në këtë ofanzivë tërësisht u dogjën tre fshatra, Blinaja 120 shtëpi, Baica e Kolshit 67 shtëpi e Leletiqi 46 shtëpi, këto fshatra ngelën pa banorë shqiptarë deri në qershor 1999,  ndërsa dëmtime të mëdha nga djegiet, shkatërrimet dhe plaçkitje serbë, pësuan Shala 127 shtëpi, Resinoci /16/, Krojmiri/5/, Magura /38/, Mirena /3/, Qylaga/8/ dhe Poturoci 2 mullijë elektrik.

Fallanga sërbe dëboi mbi 25.000 qytetare shqiptare

Ofanziva e parë në trevën e Lypjanit shkaktoi dëmtimin e 463 shtëpive, dy mullinjve elektrik, tre fshatra mbetën të pabanueshëm, në Magurë tërësisht u plaçkit dhe u demolua shkolla fillore “Jeronim De Rada”, tash shkolla nëntvjeçare “Haradin Bajrami”, në të cilën dëmtimi kap vlerën e 90.000 DM të atëhershme. Nga këto vendbanime lypjanase falanga serbe dëboi mbi 25.000 qytetarë shqiptarë nga shtëpitë e veta, nga 456.407 shqiptarë sa u dëbuan me dhunë gjatë kësaj ofanzive në tërë Kosovën, nga të cilët 71.575 u larguan jashtë Kosovës. Këto shifra i përkasin 19 komunave të përfshira nga lufta, nga të cilat 273 fshatra ishin tërësisht të boshatisura.. Në trevën komunale të Lypjanit në këtë ofanzivë humbën jetën gjithsej 33 qytetarë civilë shqiptarë, prej të cilëve 4 u shpallën dëshmorë, ndërsa 14 të rënë në këto hapësira ishin nga trevat tjera komunale, mes të cilëve pati edhe foshnje 3 muajsh/ Getoari/ e 8 muajsh/Bujari/ të dy nga Shala, kurse Emine Olluri/29/ vdes lehonë më 27.08.1998.  Në trevën e Lypjanit 24 qytetarë civilë shqiptarë u arrestuan gjatë ofanzivës serbe 1998, ndërsa qytetarë të plagosur, ata që janë paraqitur në KMDLNJ janë 51. Krahasuar me këtë.

Ofanziva e dytë mars-qershor 1999, veçohet për ashpërsim dhe shtrirje masive të terrorit serbe në gjithë hapësirën kosovare, njëherit edhe në gjithë trevën e Lypjanit. Nga, duhet veçuar terrorin e masakrave serbe të popullsisë civile shqiptare dhe vrasjet masive të 45 qytetarëve shqiptarë e 12 të plagosurve civilë shqiptarë, më 15 e 16 prillit në fshati Sllovi. Më 17 prill, në fshati Jeta e Re, u vra dhe u dogj brenda në shtëpi plaku 68 vjeçar Xhevat Rexhepi. Më 18 prill 1999 në Ribar të Vogël u vranë e u maskruan 25 qytetarë civilë shqiptarë dhe 7 të tjerë u plagosën. Kurse, më 19 prill në Hallaq të Vogël u vranë 20 qytetarë shqiptarë, i riu Salih Fetahu/1964/, pas masakrimit u dogj në shtëpi. Në Kroishtë u vranë 9, ndërsa në Ribarë të Madh u vranë e u masakruan 6 shqiptarë të tjerë, si edhe në Blinajë 8 e Mirenë 7 civilë shqiptarë.  Këto veprime barbare ishin paralajmëruar që para se të fillojë bombardimi i forcave agresive serbe nga NATO. Këto kërcime paralajmëronin rrezikim për popullatën shqiptare që do të paguajnë haraq për veprimet e aviacionit ushtarak të NATO-së ndaj forcave vrastare serbe. Mu për këtë qëllim forcat ushtarake-policore serbe, më 20 e 21 mars 1999, në Lypjan zbarkuan disa kompozicione trenash me armatim të rëndë e njësi vrastare ushtarake e policore, subjektet ndërkombëtare e lëshonin Kosovën, Serbia sikur mori vizën për të vrarë shqiptarë, apo siç pat thënë z. Klinton “Hezitimi ynë është leja që serbët të vrasin shqiptarë”. Zyrtarët serbë paralajmëruan popullatën shqiptare për një kundërveprim ndaj tyre, në përgjigje të sulmeve të NATO-së, Qeveria serbe shpalli gjendje lufte, e Maqedonia mbylli përkohësisht kufirin për shqiptarët. Ky sistem forcash ushtarake, policore e paramilitare, të ndihmuara nga udhëheqësi e popullata vendore serbe, u sistemua dhe u vendosën nëpër pika qendrore të vendbanimeve serbe dhe disa pikave tjera në mjediset etnike shqiptare.

Sulmet e NATO-s dhe dhuna barbare e forcave sërbe

Njësitë ushtarake me armatim të rëndë u vendosën në Lypjan, te Kooperativa bujqësore, në shkollën e mesme, në objektet e fabrikës së Ventilatorëve dhe Fabrikës së Letrës, në Fermën e Shpendarisë. Morën  pozicione në Magurë, në Blinajë e Kodër të Goleshit. Forcat ushtarake policore u pozicionuan me destinim për sulme edhe në pjesët e Drenicës së Epërme ku vepronte ushtarakisht UÇK-ja e cila njëherit kishte në mbrojtje mbi 90 mijë banorë të popullatës civile shqiptare që ishte ndjekur nga dhuna  serbe që ishin strehuar në gryka malesh në gjithë hapësirën e Drenicës së Epërme. Shumë forca ushtarake serbe u vendosën në Vrellë e Medvec afër  aeroportit të Sllatinës. Armatim ushtarak u pozicionua edhe në Grackë të Vjetër, më vonë shumë nga këto janë goditur nga sulmet e NATO-së. Forca ushtarake e policore kishte kudo nëpër fshatrat etnike serbe në Suhadoll, Lepinë, Skullan e Radevë, si edhe në Dobratin, Gushtericë të Poshtme e të Epërme dhe në Livaxhë. Por, shumë njësi ushtarake me armatim të rëndë u pozicionua edhe në Sllovijë e Smallushë, ku serbët për kohën e bombardimeve  fshatin Sllovijë e shëndrruan në çerdhe veprimesh më të egra. Madje, vet fshatit ia ndërruan emrin në “Sërpska sella”. Njësi ushtarake serbe kishte edhe në fshatin shqiptar Babush i Muhaxhirëve. Këtë renditje të forcave ushtarake gjatë gjithë kohës së bombardimeve, serbët e ndryshonin sipas mundësisë, rrethanave dhe etjes hakmarrëse për të sulmuan vendbanimet shqiptare, ato i lëviznin sipas paraqitjes së rrezikut nga sulmet e NATO-së. Që ditën e parë të sulmeve të NATO-së, forcat serbe paralajmëronin dhunën e ashpër e torturimet e papërmbajtura shpirtërore e fizike. Që në fillim u theksua esenca e ashpërsisë së masakrave të njohura shëmtinë e trishtimit për barbari. Të vritet e të kallet edhe fqiu i parë, të masakrohen edhe fëmijët, gratë e pleqtë, të plaçkitet e digjet çdo vlerë materiale shqiptare e të aplikohet dhunimi për formë e mjet më primitiv i luftës e fyerje më e rëndë e moralit njerëzor dhe nën kërcim e me dhunë të dëbohet masa e popullit nga trojet etnike, të nëpërkëmbet e poshtërohet sa më tepër e të thyhet më çnjerëzisht dinjiteti e krenaria e shqiptarëve. Thjeshtë, të krijohet moral e bindje për pamundësi të qëndrimit të mëtejshëm të shqiptarëve në këto hapësira. Mu për këtë, ditët  para fillimit të sulmeve, shqiptarët filluan të çvendosen nga vendbanimet e tyre që konsideroheshin më të rrezikuara. Ndërsa, dy-tre ditët  para fillimit të ofanzivave të NATO-së, në qytezën e Lypjanit dhe fshatrave me popullsi të përzier, si Magura, Suhadolli, Lepia, Radeva, Grackë e Vjetër, Sllovia e  Rufci i Ri, serbët vendor filluan me provokime e kërcënime për rrezikimin e jetës së shqiptarëve. Në Lypjan grupe serbësh,  të ndihmuar e të përkrahur nga njësitë ushtarake të ardhura atyre ditëve, nga policë e paramilitarë sheshelian, arkanist e pjesëtarë të Beretave të Kuqe, të papërmbajtur nga urrejtja ndaj shqiptarëve, thenin lokalet e shqiptarëve, vjedhin e shtinin tërë kohën me armë, madje hedhin edhe bomba. Nga kjo valë e rrezikimit kërcënues nga dhuna serbe, shqiptarët filluan ti lëshonin vendbanimet e tyre. Ditën kur filluan sulmet, më 24 mars 1999, në rrugën Lypjan-Prishtinë te fshati Konjuh, në orët e pasdrekes, u vra Ismet Asllani/1955/, Komandant i Logjistikës në Brigadën 153 të ZOLL

Sulmet e NATO-s e sulmet e paralajmruara sërbe ndaj popullatës shqiptare

 Natën e fillimit të sulmeve të NATO-së, qendra e qytezës së Lypjanit, sidomos banesat shoqërore, ishte thuaja tërësisht pa shqiptarë. Aty deri vonë, kur frika nga bombardimet i shtyri serbët të strukën në ikje, gumëzhitnin ulërimat e shfrenuara të grupeve të ndryshme serbe, fërshëllimat e armëve dhe thirrjet vrastare drejtuar shqiptarëve. Popullata shqiptare në këtë kohë të katrahurës ishte tërësitë e paorientuar, asnjë subjekt politik e partiak shqiptar, nuk dhanë në programet e veta ndonjë version alternativ nga të shkojnë e si të veprojë popullata kur të fillojnë bombardimet e NATO-së dhe sulmet e paralajmëruara të serbëve ndaj popullatës shqiptare. Subjektet shqiptare, përveç UÇK-së e cila paralelisht luftonte kundër forcave serbe dhe ishte në mbrojtje të popullatës civile e cila, vazhdimisht ftonte shqiptarët që ti bashkohen radhëve të saj, që të vehen në mbrojtje të trollit dhe popullit të rrezikuar nga agresori serb, të ndihmohet popullata civile e mbetur pa ushqim, strehim dhe mbrojtje shëndetësore që ishte strehuar në gryka malesh. Asnjë subjekt tjetër apo parti politike nuk doli me ndonjë version alternativë për popullin e mbetur në mjegullë, të dalin nga Kosova, të ngelin në troje e vatra të veta ose të bashkohen forcave ushtarake të UÇK-së, të cilat nuk e ndalën për asnjë çast rezistencën, përkundrazi UÇK-ja, e vetmja vazhdimisht bënte thirrje mobilizuese, që popullata ti bashkohet rezistencës kundër dhunës serbe.

Ditën e parë, pas sulmeve të natës së 24 marsit, shqiptarët banorë të qytetit në Lypjan, të kërcuar nga fqinjët serbë, u dëbuan nga banesat e në disa lagje edhe nga pronat e shtëpitë private të qytezës. Në anën tjetër, UÇK-ja në Drenicën e Epërme, nga Gryka e Llapushnikut deri në Pjetështicë, rezistonte forcat serbe me armë, dhe kështu krijonte dhe mbronte hapësirën e lirë për qëndrimin e popullatës civile shqiptare, ku mbi 90.000 mijë njerëzve ju siguroi strehim më të qetë në gryka të maleve të Berishës, Baicës, Shalës, Krojmirit dhe Pjetërshticës. Ndërsa, fshatrat e rrafshit të Lypjanit përjetonin terror të paparaparë të dhunës serbe e cila kërconte me terror e masakër, vrasje, dëbim e plaçkitje të mëdha nga formacionet e ndryshme serbe. Sulmet serbe nuk ishin drejtuar në luftë me forcat e armatosura të UÇK-së në krahun e Drenicës së Epërme, e as në zonën e Bjeshkëve të Zhegocit, por drejtë popullsisë civile kah përfitimet më të lehta luftarake e materiale dhe arritjen më të lehtë të qëllimit për ndjekjen e shqiptarëve. Deri kah gjysma e prillit, formacionet serbe u përkushtuan kryesisht shuarjes së etjes të përfitimit material, vjedhjes e plaçkitjes, ndërkohë emitonin kundërsulme ndaj aviacionet të NATO-së me kundërajror, të cilët nuk mund të zinin vend nga frika, ato gjuajtje kundërajrore serbe nuk paraqisnin asnjë rrezikim për forcat e NATO-së, sepse antiajrorët serbë nuk arrinin më lartë se çafkat.  Në emër të një garancie të sigurisë, forcat serbe gjatë gjithë ditës plaçkitnin nëpër fshatrat shqiptare, merrnin të holla, automjete, vegla bujqësie e çdo gjë me vlerë që ishte në pronësi shqiptare. Madje për të siguruar haraç më të madh material, kërcënonin duke kërkuar persona të caktuar, veprimtarë të veçuar, e sidomos pjesëtarë të UÇK-së, apo emitoni se janë në kërkim të veprimtarëve e eprorëve të saj.

Sulmin e parë me armë e bënë sërbët lokal

Venin ekspedita hordhish e kallnin shtëpi të caktuara. Sulmin e parë me armë në këtë trevë komunale e bënë serbët lokal  nga Babushi i Serbëve,  ushtarët, policët dhe serbët lokal me granat gjuajtën më 28 mars kah ora 23.00 fshatin shqiptarë Babush i Muhaxhirëve dhe aty vranë dy e plagosën tre qytetarë shqiptarë të cilët hoqën të zitë e ullirit, deri sa depërtuan të dalin në Shqipëri për shërim, madje forcat serbe dëbuan nga fshati gjithë popullatën e Babushit dhe shumicën nga Gadimja e Poshtme. Ditë më vonë, para fshatarëve në Bujan, kallën shtëpinë e vëllezërve Ramë e Shukri Buja, anëtarit të SHP të UÇK-së e komandantit të ZO të Nerodimës, e po atë ditë në Banullë, përveç disa shtëpive të tjera, kallën edhe shtëpinë e Fitim Selimit, koordinues për shëndetësi në ZO të Pashtrikut. Malltretuan anëtarët e familjes së tij dhe arrestuan vëllain e Dr. Fitimit, Shkëlqimin, 17 vjeçar. Në anën tjetër, duke kërcuar shqiptarët rrisnin kërkesën e shumës të të hollave, për gjëja sigurinë e popullatës shqiptare dhe fshatrave të tyre. Përdornin lakadredha e përbishtrime të llojllojshme dinakërie dhe inskenonin plane e premtime për të arritur qëllime të përfitimeve financiare. Gënjenin dhe kërcënonin duke e malltretuar popullatën, duke i qitur në pozitë të pavolitshme. Shumherë i venin në veprim të hapur bashkëpunëtorët e interesave të ngushta e  kolaboracionistët shqiptarë. Në Sllovijë, paralajmëruan rrezikimin e serbëve vendor nga forcat e UÇK-së, dhe para se të kryejnë krimet e planifikuara, inskenuan, takim për një Marrëveshje sigurie, siç vepronin zakonisht edhe në shumë mjedise të tjera. Më 14 prill 1999, një ditë para sulmit, kërkuan një takim për marrëveshje me shqiptarëve vendor me një oficer të armatës serbe dhe me struktura udhëheqëse serbe të fshatit, oficeri përkundër premtimeve, si kudo që inskenohej kështu, ai nuk erdhi në takimin e mëngjesit të 15 prillit. “Takimi” ishte një mashtrim që strukturat qeveritare e policore serbe ishin shërbyer edhe në ofanzivat e para të 1998. Rrethana kur kryepolici serb nga Lypjani Nikolla, pat kërkuar të vendos kontakte me subjektin partiak, atëherë me kryesinë e LDK-së, këtë tentim Nikolla e bëri përmes disa individëve shqiptarë që me marrëveshje dypalëshe ndëretnike  të “sigurohet garanci” për dy palët nga forcat ushtarake e policore serbe dhe  UÇK-ja. Një tentim të tillë e kishte kërkuar edhe nënkryetari i komunës Periq, më vonë i dalluar për veprime terroriste në popullatën shqiptare. Ditën e 15 prillit 1999, ditën fatale për shqiptarët e Sllovisë, në mëngjes ushtria e policia serbe përkundër tentimit të disa shqiptarëve nga Akllapi, që të bisedojnë me disa serbë në Gushtericë që të ndërpriten granatimet serbe të fshatit Akllap, serbë me 15 prill 1999, që në orën 6.00  të mëngjesit  rrethuan dhe sulmuan këtë fshat, të cilin e dogjën 85% të shtëpive vranë Ibush Gashin/70/ e tërësisht dëbuan popullatën. Në orën 13.40 sulmuan Sllovinë. Vranë e masakruan 24 qytetarë, 16 kufoma të të vrarëve, serbët i varrosën në vendin e quajtur Çuka, të cilat më 24 maj i çvarrosën përsëri dhe nën kërcënimin e policisë detyruan disa qytetarë shqiptarë ti rivarrosin në varret familjare. Kjo lubi dëboi me dhunë gjithë shqiptarët nga fshati, plaçkitën çka gjeti e zuri, kalli 93 shtëpi shqiptare dhe krijoi hapësirë, që ditën e nesërme më 16 prill, në Grykën e Manastirit, te vendi i quajtur “Lugu i Demës”, ose natën e Bartolomeut, kur edhe natyra ishte shqetësuar me motin e ligë, me shi erë dhe të ftohtë, ekzekutohen edhe 17 civilë shqiptarë të tjerë që ishin strehua aty nga  ndjekja e 15 prillit 1999. Kufomat e të cilëve vet familjarët e mbetur gjallë I kishin varrosur ditën e nesërme më 17 prill 1999. Pas çvarrosjes që serbët u bënë më 29 prill 1999, gjate nuk janë gjetur, 17 kufomat e të vrarëve nè Lugun e Demës, u sollën nga Batajnica e Serbisë, varrezat e hapura në Sllovi priten 5 vjet kthimin e kufomave  të zhdukura me qëllim të zhdukjes së krimit. Më vonë, nga ky fshat një shqiptarë e mbytën me dru, dhe tre të tjerë vdiqën nga pasojat e luftës, eksplodimit të një mine të minuar në shtëpi të tyre.

          Po më 15 prill 1999, grupet paramilitare të formuara nga serbët vendor me emra arkanistë e sheshelist të ndihmuara nga ushtria e policia vrastare, përveç Akllapit, ku vranë një qytetarë shqiptarë. po atë ditë paralelisht sulmuan edhe Smallushën, dogjën mbi 40 shtëpi dhe dëbuan nga shtëpitë e tyre gjithë popullatën shqiptare vendore. Po asaj dite  sulmuan nag gjitha drejtimet, nga krahu i Gjilanit-Zhegocit, nga krahu i Ferizajt, Mirashi e Rahovica dhe nga krahu i Prishtinës, u sulmuan tërësia e fshatrave Zhegoc, verbicë, Tërbuvc, Sllovi, Smallushë, Gllavicën e Marevcin e Vogël nga ndoqën popullatën e këtyre fshatrave dhe dogjën shumicën e shtëpive. Derisa, para dite kishin sulmuar fshatrat malore Kishnapolen e Sllakovcin dhe pas pësimeve të rënda serbe në përballje me UÇK-në në Betejn e Zhegocit, në të cilat luftime  ranë edhe dëshmorët Paja dhe Albani, ushtria e tërbuar serbe shfryen mllefin e urrejtjes në popullatën civile në fshatrat e rrafshit. Me 16 prill vazhdoi “loja” e vrasjeve, kalljeve, plaçkitjeve dhe dëbimit masiv të popullatës shqiptare në fshatrat e mbetura ende të papërfshira nga vala e dhunës serbe. Në Tërbuvc, vranë dëshmoren 18 vjeçare Zylfije Gashi, më pastaj në vendin e quajtur “Livadhet e Gjana”vranë familjen 4 anëtarshe të dëshmorit Sahit Baftiu nga Zhegovci. Kallën Plitkoviqin dhe vranë një haxhi plak 80 vjeçar, Kallën dhe ndoqën gjitha familjet e fshatit Vrellë të Gadimës dhe i dogjën gjitha shtëpitë. Po kjo furi e kësaj ekspeditë serbe, që në fillim të sulmit kalli dy shtëpi në Gadimën e Epërme, fshat, ku ato ditë ishin strehuar shumë shqiptarë të ndjekur më herët nga fshatrat e tyre. Më 16 prill 1999 nga Gadimja Epërme u dëbuan afro 20.000 vetë në një kolonë, që thuhet se ishte kolona më e gjatë për ato ditët e tmerrit dhe nën përcjellje kërcënuese policore serbe u dëbuan për Shqipëri. Spiralja e dhunës serbe, po si lubia u shtri edhe në fshatrat e rrafshit. me 18 prill 1999. në ora 6.10 minuta makineria ushtarake e policore e ekspeditës e inkuizicionit e ndihmuar nga serbët vendor ia mësyn Ribarit të Vogël. Kjo makineri e pajisur me informacione filloi “lojën vrastare”, masakroi 25 qytetarë shqiptarë që nga mosha 7 e deri në 90 vjeçare, sipas dëshmitarëve shumica e të vrarëve janë qëlluar nga afërsia. Nga të vrarit 19 ishin qytetarë vendor nga Ribari i Vogël, ndërsa 6 të tjerë ishin nga familja Vuniqi nga fshati Vërshec, tash Blinajë afër Magurës, të cilët që nga ofanziva e parë korrik-tetor 1998, ishin strehuar në familjen Vishesella në Ribar të Vogël. Në familjen Vishesell ditën e krimit serbët vranë 10 persona. Nga të vrarit e Ribarit të Vogël, 8 ishin femra e 17 meshkuj. Nga kjo stuhi sulmi makabër, popullata tjetër e Ribarit u tërhoq në fshatin Zllakuqan, ku qëndruan 12 ditë pa siguri ushqime e ndihme mjekësore. Ndërsa fshati ngeli i boshatisur dhe u shëndrrua në arenë barbarie, plaçkitjeje dhe kallje e shkatrimi i vlerave materiale e shpirtërore shqiptare. Ribari u dogj 40% me çka mendohej të pamundësohet kthimi dhe jeta edhe atyre shqiptarëve që i shpëtuan vrasjes. Kjo kuçedër, asaj dite vrau në oborret e shtëpive para familjes 25 qytetarë, burra, gra e të rinj. Më së keqi pësuan familjet Vishesella 10 të vrarë e dy të plagosur dhe familja Gërxheliu, si dhe 6 anëtarë të Vuniqëve që u vranë bashkë me Vishesellët te të cilët ishin të strehuar nga rrezikimi i dhunës serbe. Të nesërmen, më 19 prill vazhdoi vala e vrasjeve dhe pushkatimeve masive në Hallaq të Vogël, aty vranë 20 qytetarë civilë. Pasi forcat e dhunës serbe urdhëruan daljen e gjithë banorëve në lendinë të fshatit, një pjesë që nuk dolën menjëherë u vranë nëpër shtëpi, madje, dy nga ata i dogjën të gjallë në një odë burrash. Ndërsa, nga 40 meshkuj të tubuan në mes të fshatit, 13 i ndanë për pushkatim, nga të cilët 11 u pushkatuan para syve të prindërve, shpëtuan dy të tjerë Idriz Govori dhe Beqir Asllani, i që më parë i torturuar tmerrësisht, Beqirit gjatë një torture çnjerëzore, me thikë i kishin prerë dorën dhe syrin. Gjatë renditjes në vendin e ekzekutimi u vra Muharrem Asllani, kurse serbi që më masakroi më parë me thikë, tash dha urdhërim për pushkatim, Idrizi dhe Beqirimorën plagë por i shpëtuan vdekjes. Beqirin dhe Idrizin i kanë marr nga vendi i ekzekutimit dhe i kanë ndihmuar Shpejtim e Bujar Shurdhiqi, i fshahur kam qëndruar tri ditë thotë Beqiri, pastaj më kanë dërguar në Krojmir, ku jamë shëruar në mjekësinë ushtarake të UÇK-së.Ndërsa Idriz Govori rrëfen. Më qitën para murit të ekzekutimit, para tutave dhe pyetën: Kush janë nga dy vëllezër të ndalën, pa pastaj, liruar ata që ishin nën 16 vjet. Muharrem e Beqir Asllani u morën se ishin beznismen. Muharremin e ekzekutuan para nesh, atë e vrau një rom. Ramadan Hajrizi shpëtoi, pasi premtoi para dhe stolitë e arit që i kishte me vete. Atij i morën para dhe veturën luksoze. Nga 13 vetat që na mbështetën për muri, plumbi i parë e ka goditur Beqir Asllanin, unë kam rënë ngadalë si i plagosur, por nuk jam goditur. Beqir Asllani i plagosur ka shpëtuar. Ragip Jasharin plumbi e ka goditur në  kokë. Pastaj kanë kontrolluar me armë, kush ka ngelur ende gjallë, kur erdhi radha te unë, polici ngrehu këmbëzën shklak! Për fatin tim nuk kishte më municion. E kam dëgjua mire, kur u shpreh “nemam vishe”,/ nuk kam më/,dhe janë larguar. Unë jam ngritur ngadalë, bashkë me Beqirin e plagosur dhe jemi hyrë në shtëpia bashkë me fshatarët që pas ekzekutimit urdhërojnë që kolona e të ndjekurve të kthehen prapë në fshat dhe nën kërcënimin e dhunës ti varrosin të vrarët. Ne i kemi bartur kufomat e atyre që i kishin vrarë nëpër shtëpitë e tyre. Meqë nuk dolën me urdhrin policor në lëndinën e fshatit. Tubuam 20 kufoma, kanë ardhur ashkalijtë vendor dhe i kanë hapur varret. Prapë erdhën paramilitarët serb dhe pyetën ashkalijtë. Çka janë këta që po hapin varre. A kanë edhe këta të vrarë.  Romi ju tha jo, nuk kanë të vrarë. Neve prapë na kanë nisur për Lypjan. Aty te varret e të vrarëve mbetën vetëm romët me tre shqiptarë. Aty ku tash është lapidari është hapur një varr masiv për varrimin e gjithë të vrarëve në këtë barbari serbe. Rivarrimi në varre individuale e familjare është bërë më vonë me urdhrin e serbëve për ta humbur gjurmën e krimit. Ku  tash është Lapidari, për mos-humbjen e Varrezës masive dhe kujtesës historike, që nuk do të harrohet kurrë.

 Prilli i masakrës e terrorit serb ka përfshirë edhe fshatin Kroishtë, aty pati 11 të vrarë, kurse Ribari i Madh 7. Duhet cekur se 28 maj 1999, pasi erdhën nga bjeshkët e Zllakuqanit, Ajet Kozhani arsimtar, Beqir Duriqi sekretar i shkollës fillore “Kadri Beba” të Ribarit të Madh dhe Rrahim Hoti ish-punëtor në Kroaci, për të vëzhguar se ç’po ngjet në Ribar të Madh. Ata hyjnë edhe në shtëpitë e tyre për ti lëshuar bagëtinë që kishin mbetur të mbyllura pas largimit, në të kthyer për në vendstrehim në malet e Zllakuqanit, hasën në policinë dhe ushtrinë serbe, Perica i Magurës ata i dërgoi në policinë e Magurës dhe pas një bisede informative, me një automjet ushtarak-kampanjolë, i ktheu prapë në fshat. Kah ora 10-të e 28 majit, në malin mbi fshat i zbritën dhe pas masakrimeve e torturës çnjerëzore i ekzekutuan me nga një plumb në kokë.  Ndërsa në Blinajë,ish-Vërshec u vranë e u masakruan 8 persona, në Zllakuqan më 26 maj 1999 te vendi “Rrezja e Delisë” në rezistencë me forcat serbe u vra Fahri Zani një ish-adhurues e furnizues i logjistikës në UÇK bashkëpunëtor i Ymer Alushanit-Voglushit dhe komandant Visarit nga Ferizaj, Fahriun e vranë ish-kolegët e punës Rada i Despodit dhe Zllatku nga Kroishta, me ata ishin edhe policët Ceka dhe Toshiqi.

Më 4 Prill 1999, dogjen tërësisht edhe objektin e shkollës fillore “Idriz Ajetinë Shalë.

 Familja e Fahriut  vëllai Hyzriu dhe i ati Ilazi, gjatë golgotës ishte strehimore e dhjetra familjeve të ndjekura nga dhuna serbe. Aty gjendën jo vetëm siguri, por edhe ngrohtësi e mirëpritje bukë e kripë e zemër. Edhe Varigoci fshat i thellë malor, mikpritës dhe vend veprimi i UÇK-së, në të cilin ushtria serbe, pos shkatërrimeve materiale, vrau edhe një qytetarë. Në këto fshatra malore, Zllakuqan e Varigoc ndjekje pati vetëm kah fundi i majit 1999. aty për disa kohë kishte shumë të strehuar nga fshatrat e rrafshit. Venë të cekët se në Blinajë, që në ofanzivën e parë u dëbua gjithë popullata, u dogj katundi Blinajë, ish-Vërshec në tërësi dhe pati disa të vrarë e të plagosur. Edhe fshatrat e Drenicës së Epërme, kanë pasur të vrarë, djegie të 127 shtëpive dhe vrasje njerëzish gjatë ofanzivës në verën e 1998, që kur banorët e Blinajës e Leletiqit deri në përfundim të sulmeve të NATO-së nuk kanë mundur të kthehen në shtëpitë e tyre, meqë gjatë gjithë kësaj kohe aty dhe në Magurë ishin vendosur forca të mëdha ushtarake-policore. Andaj Blinaja, si edhe Leletiqi që nga ofanziva e parë ishin të djegura tërësish. Po në këtë vazhdimësi të plojës sllave ishin djegur pjesërisht edhe Magura, Qylaga, Poturovci dhe fshatrat Mirenë, Resinoc, Baicë dhe Shalën, ku serbët më 4 prill 1999, dogjën tërësisht edhe objektin e shkollës fillore “Idriz Ajeti”. Në hapësirën e Drenicës, forcat serbe qëllimisht kishin kufizuar veprimet ushtarake për shkak të rezistencës së UÇK-së, madje edhe kur kryenin veprime i bënin me tërheqje të shpejt, siç ishte rasti në Kleçkë e Male të Berishës, ku. Forcat e UÇK-së, urtësia strategjike dhe trimëria e komandant Çelikut me shokë, përkundër aktivizimit edhe të aviacionit me çka synonin të eliminohet “Lajmëtari i Lirisë”, gjegjësisht  Radio “Kosova e Lirë”. Këtë nuk ia mundësoi rezistenca heroike e UÇK-së që Shesheli, të realizojë dëshirën ëndërrore të “ pijë kafe” në Berishë, siç u krekos me kërcënim atyre ditëve. Gjatë prillit, flaka serbe përfshiu edhe fshatrat e rrafshit përreth Lypjanit; Konjuh, Rufci i Ri, Topliqan, Hallaq i Madh e Grackë e Vjetër, ku vranë dhe e dogjën plakun 68 vjeçar Xhevat Rexhepi, Grackë e Re, Gllogovc. Pjesërisht ishin djegur shtëpitë dhe ishte dëbuar popullata shqiptare në Llugaxhi, Gumnasellë e Torinë. Ndërkaq, Dobjra e Madhe, Gllanica, Dobraja e Vogël  e Lluga ishte fshatra të vetme, me popullsi të pa shpërngulur fare, fshatra në të cilat ishin grumbulluar popullata e ndjekur nga, Torina, Rufci, Poturoci, Qylaga e të fshatrave të tjera. Në këtë krah të pa dëbuar kishin ngelur edhe shqiptarët e Vrellës së Magurës, fshat në të cilin kishte edhe familje serbe, dhe të Medvecit, të cilët kishte edhe popullatë ashkalinjë, ata ishin bllokuar nga forcat ushtarake serbe dhe nuk u ishte lejuar të largohen.

I detyruan të qëndrojnë në shtëpi edhe gjatë bombardimeve

Gjatë gjithë fushatës së bombardimeve, ushtria e policia serbe këta banorë shqiptarë i kishte përdorur “mish për top”, duke i eksponuar goditjeve nga sulmet e NATO-së. Madje në shtëpi të tyre ishin vendosur ushtarët dhe policët serb, duke i detyruar ata që mos të lëshojnë shtëpitë gjatë gjithë bombardimeve. Në krahun e lindor popullatën shqiptare e Janjevës me rrethinë, vet qyteza e Janjevës ka vetëm një të vrarë fshati Teqe kishte lëshuar shtëpitë, Brusi i dëbuar dhe me dy të vrarë, Shashkovc, Shushicë me 7 të vrarë e Hanrovc me 4 të vrarë, këtë hapësirë malore policia serbe nën kërcënim i urdhëruan të lëshojnë vendbanimet, Banorët e Teqës e një pjesë edhe të Janjevës shkuan në Bukovicë, ndërsa pjesa tjetër e janjevasëve, lagja Verofvci, pasi ia mësyn Kishës Katolike, prifti i udhëzoi të vendosen nëpër shtëpitë e afërta rreth kishës katolike, ata kaluan aty gjithë natën e 28 marsit 1999. Në orët e mëngjesit, meqë ishin nën “përkujdesen” e policisë serbe dhe gjuajtjes së MIG-ve serbe, kaluan nëpër shtëpi të tyre.  Prifti me gjasë ishte marr vesh që këtë të rrezikuar të qëndrojnë në Janjevë. Kurse mbi 100 familje të tjera shkuan në fshatin Bukuvicë. Meqë nuk kishte ndonjë kërcënim serioz. janjevasit u kthyen nëpër shtëpitë e tyre, të cilët deri në përfundimin e luftës qëndruan aty. Në vazhdim në Janjevë nuk pati kërkesa për dëbimin e shqiptarëve, kroatëve  e romëve janjevas. Ndërsa fshatrat për rreth Janjevës, Brusi, Hanrovci, Bukovica e Vokoqinca, përkundër pozitës së thellë malore dhe varfërisë, policia serbe ata i dëboi nga shtëpitë e tyre, ata në fillim ishin strehuar në Akllap, Vërbicë dhe në gryka të bjeshkëve të Zhegocit, kurse pas sulmit serb në Akllap më 15 prill, ata u larguan në drejtime të ndryshme në Kosovë dhe jashtë saj. Në Hanrovc forcat serbe përveç shtëpive, dogjën edhe objektin shkollor, madje në këtë hapësirë pati edhe 7 të vrarë. Nëse fshatrat e mesit të rrafshit të Lypjanit Banulla, Gumnasella, Llugaxhia, Kojska, Rubovci, Topliqani, Qallapeku, ngelën pjesërisht të banuara. Pjesa  tjetër, Bujani, Hallaqi i Madh, Kroishta, Ribari i Madh dhe  Ribari i Vogël, një pjesë e popullatës nga Poturovci, Qylaga, Torina, Bregu i zi e të tjera më vonë për çështje sigurie u bartën përkohësisht në bjeshkët e Blinajës dhe fshatrave Varigoc e Zllakuqan si edhe në Dobrajën e Madhe dhe Llugë, Një pjesë nga këta banorë, më vonë të ndjekur nga forcat serbe u dëbuan në grykat e maleve në Drenicë të Epërme. Pjesa e Drenicës së Epërme Mirena, Resinoci, Shala, Krojmiri e Baica e Kolshin, ishin zona të luftës që nga prilli 1998 edhe në ofanzivat e 1999. Pas sulmeve të NATO-së, nën mbrojtjen dhe përkujdesen e UÇK-së, këta banorë u tërhoqën në grykat e maleve të Drenicës. Këtu nuk ishin vetëm banorët e këtyre lokaliteteve, por aty kishte edhe të strehuar nga rrafshi i Lypjanit, nga trevat e Drenicës së mesme, Malisheva, Shtimja, Suhareka e nga jo. Por nga kjo hapësirë, dëbimi jashtë Kosovës ishte fare i ultë. Kështu e trazuar, e shkapërderdhur, e dëbuar dhe vazhdimisht të kërcënuar nga dhuna barbare serbe, popullata shqiptare e trevës së Lypjanit, gjatë 78 ditëve të sulmeve të NATO-së, përjetoi kohën e tmerrit, të terrorit, të vuajtjes dhe kërcënimit nga errësira mesjetare sërbe.Terror e dhunë barbare nuk përjetoi vetëm popullata shqiptare, por masakër e terror përjetuan edhe kafshët dhe shpezët shtëpiake në pronësi të shqiptarëve. Raste konkrete, forcat serbe në Sllovijë pasi vranë lopën e Mehmedali Gashit e fusin në dhomë e fjetjes në katin e dytë të shtëpisë, ia mbyllin derën e në trupin e lopës së vrarë e minojnë me eksplodim të fuqishëm, me paramendim që kur të tentohet të nxirret kjo ngordhinë nga pjesëtarët e kësaj familjeje të pësojnë pasoja edhe më të rënda. Rasti  tjetër kur forcat e dhunës serbe vrasin qenin në Blinajë, ish-Vërshec, dhe atë e vendosin në shtrat në dhomë të fjetjes dhe mbulohet me batanije. Si edhe rasti i “kënaqësisë” sadiste mesjetare,  kur pulës i prehen dy këmbët dhe lëshohet e gjallë me këmbë të prera, ose po në Blinajë, gjedhit për së gjalli I pritet kofsha e mbrapse dhe lëshohet në atë gjendje të vetëkënaqen pashpirtsia serbe, njësoj siç e patën ndezur për së gjalli Muharrem Çardakun/55/ në gusht të 1998.

Pasojat antinjerëzore

Pasojat e terrorit nga kjo dhunë antinjerëzore, shikuar nga ana e dëmtimeve në njerëz dhe dëmeve materiale, janë të mëdha. Nga popullata shqiptare e trevës së Lypjanit me pasojat nga ofanziva e parë 1998, dhe ofanziva e dytë 1999, kanë rënë 167 persona civilë e 18 luftëtarë të lirisë. Ndërsa janë plagosur 71 persona civilë 23 luftëtarë të UÇK-së, nga të gjithë të rënit 19 janë shpallur dëshmorë të kombit. Ndërsa nga 69 fshatrat të kësaj treve komunale, në 63 prej tyre jetojnë shqiptarët, 46 fshatra janë përfshirë nga sulmet e forcave serbe, të cilat kanë pësuar djegie e shkatërrime. Vetëm në ofanzivën e dytë 1999, tërësisht u dogjën 1279 objekte shtëpi banimi  e pjesërisht 456 të tjera. Në të gjitha fshatrat shqiptare të kësaj treve u plaçkitën dhe u demoluan 1822 shtëpi shqiptare dhe të gjitha 43 objektet shkollore, nga të cilat 4 prej tyre edhe janë djegur si edhe një shtëpi-shkollë, pronë e Hilmi Krasniqit, në Lypjan. Nga plaçkitjet, vjedhjet e demolimet, përveç shtëpive shqiptare, pronave dhe lokaleve afariste, pësuan edhe gjitha ndërmarrjet shoqërore, fabrikat dhe njësitë ekonomike të kooperativës bujqësore. Plaçkitje demolime dhe djegie kanë pësuar edhe veglat dhe orenditë familjare, bibliotekat shkollore e private dhe shumë vlera të tjera shpirtërore e kombëtare. Janë djegur hapësira të mëdha të tokave bujqësore dhe janë vjedhur shumë krerë të bagëtive të imëta dhe të trasha., si edhe krerë shpezësh shtëpiake. Vlera e përgjithshme e dëmtimeve materiale e shpirtërore kap shumën e përafërt prej  78.000.000 Euro.

Pas kthimit të madh nga golgota shqiptare, mundin, gjakun dhe jetën e shtruar për liri të popullit, veçmas u dalluan luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në përkushtim të lirisë, përfundoi kalvari i një holokausti në fundshekullin 20-të. Përfundoi antishqiptarizma dhe antinjerëzorja në Evropë. Në ne, e me ne, ndodhi një mrekulli monumentale, kthimi i shqiptarëve në trojet etnike, ku “balta është më e ëmbël se mjalta”. Kjo ishte ngjarja më e madhe, jo vetëm në historinë tonë kombëtare, ku me këtë kthim pas dëbimit, thyem traditën e të kaluarës sonë negative. Praktikisht, 12 Qershori i 1999, shënoi fundin e një shëmtie.

Kthimi në tokën e të parëve

Gjatë 78 ditëve të katrahurës, për shqiptarët e Kosovës, ishin ditë e net të Bartolomeut. Por për gjithë këto 78 ditë, bota mendoi, foli e veproi shqip. Të parën herë në historinë tonë të rëndë, pas dëbimit e ndjekjes me dhunë nga okupuesit, kthehemi përsëri dhe kthehemi  shpejt, madje kthehemi të gjithë në tokën e nënqiellin tonë, në tokën e djegur,  me oxhaqe të mbetura, që simbolizojnë qëndresën e vazhdimësisë në jetë. Në shtëpitë tona prapë gumëzhinë jeta e gëzon loja e fëmijëve. Jemi këtu dembabadem, ku mbijetesa e madhe hap rrugë të gjëra për ndërtimin e ri e të lirë të institucioneve demokratike, nga ku aspirata jonë kombëtare na thërret, urtësia e mendjes së popullit e vlerave të reja demokratike ndërkombëtare. Populli, mësuesi ynë i madh, na mëson të jemi të përgjegjshëm ndaj përgjegjësisë që kemi karshi popullit dhe kohës, të ndërtojmë me kulturë e disiplinë politike mendimin e filozofisë së re të veprimit politikë në realitetin e ri për ardhmërinë e popullit në Kosovën tonë të pavarur. Vetëm kështu, do të ruajmë amanetin, sepse, mirë thotë populli, amanetet nuk harrohen, ato nuk shkelen, e shkelja e amaneteve është mallkim i rëndë që populli dhe historia ndëshkojnë pafalshëm. Me këtë obligim të përgjegjshëm, do të mbushim zemrat e thyera të këtij populli të martirizuar për liri e bashkim kombëtar.

 Lista e qytetarëve civilë, të vrarë e të masakruar nga forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe, gjatë kohës së luftës (1998/99) në territorin e komunës së Lypjanit.

 The list of murdered or massacred people Albanians during  (1998/99) in the municipality of Lypjan from military and police serb forces

Nr. Ren.Emri, emri i babës dhe            MbiemriViti I LindjesData e Vrasjes  Profes.Vendi i vrasjesVendbanimi
Nr. of Reg.Name, father name And surnameData of BirthThe killing DateProfeti.  Place of Killed (murdered)Residence
1.      Afërdita Shaqir Qereçi197531.07.1998PapunëKrojmirKrojmir
2.      Haxhi Avdush Korpuzi194831.07.1998PpuneShalëShalë
3.      Vehbi Muhamet Shamolli191828.08.1998PlakGrykë e ShalësShalë
4.      Uran Liman Amërllahu198901.06.1999NxënësGrykë e ShalësShalë
5.      Tefik Habib Vuniqi198117.07.1998NxënësVërshevcVërshevc
6.      Rashit Murat Cani196325.08.1998PapunëBaincëBaincë
 Mehmet Dalip Bajraktari192711.06.1999PlakGry. e BaincësBaincë
 Fadil Rexhep Sinani26.3.196531.08.1998PapunëRisinovcRisinovc
 Ganimet Rexhep Sinani2.7.197031.08.1998PapunëRisinovcRisinovc
 Fatime Sinani25.7. 193731.8.1998AmviseRisinovcRisinovc
 Xhemail Liman Sinani10.3.193004..04.1999PapunëRisinovcRisinovc
 Zymer Neziri20.5.194122.04.1999PapunëBlinajëRisinovc
 Zade Zeneli198813.08.1998NxënëseMirenëMirenë
 Elmije Zeneli199013.08.1998NxënëseMirenëMirenë
 Enver Imer Fazliu196118.04.1999PapunëBlinajëMirenë
 Rrahim Bytyçi194918.04.1999MinatorBlinajëMirenë
 Azem Kadri Azemi193613.05.1999PapunëBlinajëMirenë
 Murtez Zejnullahu195115.05.1999BujkBlinajëMirenë
 Rabishe Mulaku197626.07.1998AmviseGr. e Shalës.Komoranë
 Besim Osmani2.4.197731.08.1998PapunëRisinovcFushticë
 Hajrie Osmani1.5.194731.08.1998AmviseRisinovcFushticë
 Nuhi Kozhani194326.05.1999PapunëRibari i M.Ribari i Madh
 Vahide Kozhani192126.05.1999PlakëRibari i M.Ribari i Madh
 Hamdi Hoti192426.05.1999PlakRibari i M.Ribari i Madh
 Fahri Zani195926.05.1999PunetorRibari i M.Zllakuqan
 Ajet Xhemail Kozhani195928.05.1999ArsimtarRibar I MadhRibari i Madh
 Beqir Islam Duriqi195328.05.1999NepunësRibar I MadhRibari i Madh
 Rrahim Mustafe Hoti195828.05.1999PunetorRibar I madhRibari i Madh
 Lavdim Rexhep Kodra198418.04.1999NxenesVarigovcKraishtë
 Tahire Lacaj194918.04.1999AmviseKraishtëKraishtë
 Bekim Musli Morina197906.06.1999NxenesKraishtëKraishtë
 Afrim Ismet Latifi196625.06.1999I papuneVarigocCaralevë
 Arsim Ismet Latifi197425.06.1999PapuneVarigovcCarlevë
 Gëzim Behram Bajrami197826.04.1999I papunePetrovëKraishtë
 Lulzim Behram Bajrami198226.04.1999NxënësVarigovcKraishtë
 Naser Banush Kodra197926.04.1999NxënësVarigovcKraishtë
 Ali Sherif Kadriu198327.06.1999NxenesKraishtëKraishtë
 Qazim Asllan Vishesella194218.04.1999I papuneRibar i V.Ribar i Vogël
 Selim Asllan Vishesella194718.04.1999NepunesRibar i V.Ribar i Vogël
 Fatime Isuf Vishesella195318.04.1999 AmviseRibar i V.Ribar i Vogël
 Miradije Selim Vishesella198518.04.1999NxeneseRibar i V.Ribar i Vogël
 Rexhep Asllan Vishesella195018.04.1999InxhinjerRibar i V.Ribar i Vogël
 Kreshnik Rexhep Vishesella198218.04.1999NxenesRibar i V.Ribar i Vogël
 Ismet Rexhep Vishesella198518.04.1999NxenesRibar i V.Ribar i Vogël
 Mehmet Mehmet Vuniqi194118.04.1999PapunëRibar i V.Vërshevc
 Mirsade Izet Vuniqi198318.04.1999NxënëseRibar i V.Vërshevc
 Izet Ajet Vuniqi194518.04.1999PapunëRibar i V.Vërshevc
 Irfan IzetVuniqi198218.04.1999NxënësRibar i V.Vërshevc
 Kemajl  Mehmet Vuniqi196918.04.1999PapunëRibar i V.Vërshevc
 Ganimete Mehmet Vuniqi197718.04.1999NxënëseRibar i V.Vërshevc
 Hajdar Ibrahim Vishesella192918.04.1999PlakRibar i V.Ribar i Vogël
 Mihane Baca Vishesella192218.04.1999AmviseRibar i V.Ribar i Vogël
 Dafina  Bajram Vishesella199218.04.1999FëmijëRibar i V.Ribar i Vogël
 Ismalj Adem Gërxhaliu194118.04.1999ShoferRibar i V.Ribar i Vogël
 Salih Hysen Gërxhaliu193518.04.1999PapunëRibar i V.Ribar i Vogël
 Jashar Rifat Jashanica194218.04.1999PapunëRibar i V.Ribar i Vogël
 Hasan Shaban Ismaili193818.04.1999PapunëRibar i V.Ribar i Vogël
 Riza Osman Jashanica190218.04.1999PlakRibar i V.Ribar i Vogël
 Jalldyze Halil Ismaili194818.04.1999AmviseRibar i V.Ribar i Vogël
 Muhamet Sylejman Kelmendi196218.04.1999I sëmuarRibar i V.Ribar i Vogël
 Hashim Shaban Gërxhaliu194818.04.1999NëpunësRibar i V.Ribar i Vogël
 Hasime Adem Gërxhaliu195118.04.1999AmviseRibar i V.Ribar i Vogël
 Murat Nebih Gashi193415.04.1999PensionistSlloviSllovi
 Enver Murat Gashi195815.04.1999NëpunësSlloviSllovi
 Omer Murat Gashi196415.04.1999I papunëSlloviSllovi
 Arben Enver Gashi198215.04.1999NxënësSlloviSllovi
 Bekim Jakup Haziri198015.04.1999NxënësSlloviPrishtinë
 Hedie            Krasniqi194715.04.1999AmviseSlloviSllovi
 Fatushe Sherif  Dubova198015.04.1999AmviseSlloviSllovi
 Jakup Elmaz Kryeziu195515.04.1999PunëtorSlloviSllovi
 Ramadan Halil Kryeziu196815.04.1999PunëtorSlloviSllovi
 Mehdi Xhemail Pacolli193715.04.1999PunëtorSlloviSllovi
 Elmi Xhevat Berisha196415.04.1999PunëtorSlloviSllovi
 Mehmet Hazir Sopjani192615.04.1999PlakSlloviSllovi
 Sherife Sopjani191215.04.1999PlakëSlloviSllovi
 Qamile Shahin Sopjani193515.04.1999AmviseSlloviSllovi
 Bajram Qazim Gashi196515.04.1999TregtarSlloviSllovi
 Agim  Rrahim Berisha196915.04.1999PunëtorSlloviSllovi
 Florim Rizah Ibrahimi197415.04.1999PunëtorSlloviSllovi
 Faik Hysen Krasniqi196415.04.1999MinatorSlloviSllovi
 Ajvaz  Qazim Gashi193715.04.1999PunëtorSlloviSllovi
 Gafurr Qazim Hyseni194815.04.1999MinatorSlloviSllovi
 Rifat Zenel Gashi195315.04.1999MinatorSlloviSllovi
 Milaim  Musli Gashi197715.04.1999PunëtorSlloviSllovi
 Adem Rrahman Bytyqi194015.04.1999PunëtorSlloviSllovi
 Shaip Balik Gërbeshi196116.04.1999MinatorLugu i DemësSllovi
 Faik Balik Gërbeshi196516.04.1999MinatorLugu i DemësSllovi
 Balik Feriz Gërbeshi192516.04.1999PlakLugu i DemësSllovijë
 Bejtush Salih Gërbeshi196516.04.1999ProfesorLugu i DemësSllovi
 Halime Shaban Gërbeshi191516.04.1999AmviseLugu i DemësSllovi
 Jonuz Hamdi Pacolli194116.04.1999BujkLugu i DemësSllovi
 Fatmir Shefki Bytyçi196316.04.1999PunëtorLugu i DemësSllovi
 Hasan Shefki Bytyçi197916.04.1999PunëtorLugu i DemësSllovi
 Isak Zejnë Bytyçi195716.04.1999PunëtorLugu i DemësSllovi
 Avni Misin Sopa197916.04.1999PapunëLugu i DemësSllovi
 Ramadan Azem Sopa197316.04.1999PapunëLugu i DemësSllovi
 Zeqir Hamdi Hetemi197916.04.1999StudentLugu i DemësSllovi
 Naser Rexhep Ismajli198116.04.1999NxënësLugu i DemësSllovi
    99Haki Hasan Ismajli197916.04.1999PapunëLugu i DemësSllovi
 100.Raif Maliq Shala194816.04.1999MinatorLugu i DemësSushicë
  101Heset Ilaz Lekiçi197016.04.1999PunëtorLugu i DemësGadime e U.
102 Havushe Pacolli194516.04.1999AmviseLugu i DemësSllovijë
 103.Minush Demir Gashi192819.04.1999PensionistHallaq i V.Hallaq i V.
 104.Ejup Demir Gashi194019.04.1999PapunëHallaq i V.Hallaq i V.
 105.Demir Minush Gashi195819.04.1999PapunëHallaq i V.Hallaq i V.
106.Avdullah Daut Gashi197019.04.1999PapunëHallaq i V.Hallaq i V.
107.Rexhep Azem Buzuku192419.04.1999PapunëHallaq i V.Hallaq i V.
108.Nuhi Rexhep Buzuku195319.04.1999PapunëHallaq i V.Hallaq i V.
  109Zeqir Zahir Buzuku195319.04.1999PunëtorHallaq i V.Hallaq i V.
110.Nadire Zeqir Buzuku198019.04.1999StudenteHallaq i VHallaq i V.
111.Selim Rrahim Selimi195819.04.1999PunëtorHallaq i V.Shalë
112.Muharrem Hazir Asllani195719.04.1999AfaristHallaq i V.Hallaq i V.
113.Nazim Hazir Asllani196919.04.1999AfaristHallaq i V.Hallaq i V.
114.Milazim Zymer Zekiqi196219.04.1999PapunëHallaq i V.Hallaq i V.
115.Avdi Zymer Zekiqi196419.04.1999PapunëHallaq i V.Hallaq i V.
116.Sami Zymer Zekiqi197719.04.1999PapunëHallaq i V.Hallaq i V.
117.Ragip Osman Jashari196119.04.1999StudentHallaq i VHallaq i V.
118.Fehmi Hasim Aliu197319.04.1999PapunëHallaq i V.Hallaq i V.
119.Isa Sefë Govori195919.04.1999PunëtorHallaq i V.Hallaq i V.
120.Enver Mulaku196219.04.1999 Hallaq i V.Vushtrri
121.Ekrem Faik Bajrami197619.04.1999PunëtorHallaq i V.Zborc
122.Nexhmedin Nazmi Fazliu196619.04.1999PapunëHallaq i V.Poturovc
123.Xhevat Nazif Rexhepi193115.04.1999PlakJeta e ReJeta e Re
124.Artan Rexhep Sylejmani198228.03.1999NxënësBabush i M.Babush I M.
125.Shyqeri Berisha192831.03.1999PlakBabush i M.Babush I M.
126.Shefki Fetah Salihu195003.06.1999MinatorSllovijëSllovi
127.Shaban Hamit Berisha193813.06.1999TregtarSmallushëSllovi
128.Mehaz Shaban Berisha197413.06.1999PapunëSmallushëSllovi
129.Ibrahim Ramiz Beqiri197513.06.1999 SmallushëVerbicë e Gj.
130.Xhevdet Xhemajl Bytyqi195816..04.1999    PunëtorDobrajë e M.Qylagë
131.Nebih Ismajl Bytyqi195903.04.1999ElekticistQylagëQylagë
132.Arta Rrahman Llugiqi199324.04.1999NxënësDobrajë e M.Dobrajë e M.
133.Musë Bungu195606.1999PapunëBlinajëKroimir
134Enver Mirena196413.8.1998IsmëmuarMirenëMirenë
135.Ibrahim Sylejman Gashi193115.04.1999PapunëOkllapOkllap
136.Murat Kelmendi132916.04.1999PlakPlitkoviçPlitoviç
137.Zylfie Faik Gashi197916.04.1999VajzëTërbovcTërbovc
138.Adil Oruqi191916.04.1999PlakVrellëBresalcë
139.Arife Oruqi192416.04.1999PlakëVrellëBresalcë
140.Shefqet Nazmi Zejnullahu 16. 06.1999 Gadime e E.Gadime e E.
141.Miradije Lubovci192426.05.1999PlakëBregi i ZiShtime
142.Xhafer Zeqir Bytyqi192003.04.1999PlakShashkovcJanjevë
143.Salih Fetahu196519.04.1999I papunëRufc i RiRufc i Ri
144.Pajazit Bajram Gashi196315.04.1999PapunëBukovicëBukovicë
145.Fadil Rexhep Shala195515.04.1999PunëtorBukovicëSushicë
146.Shefqet Adil Zejnullahu194512.05.1999PapunëBlinajëMirenë
147.Salije Emin Kojqiqi193718.04.1999AmviseGlavicëGllavicë
148.Sahadete Dragaqina-Bajrami197018.04.1999AmviseBujanLeletiq
149.Behram Bajram Bajrami      04.1999PapunëRancëKraishtë
150.Idriz Mahmut Mahmuti194829.05.1999PapunëGodancBregu i zi
151.Veli Isak Bylykbashi194515.09.1998PunëtorBaincëBaincë
152.Ilir Sadik Ramadani197303.04.1999PapunëMedvecMagurë
153.Mehmet Gajtani1965 04.1999MinatorHanrovcHanrovc
  154Latife Haqif Kryeziu195118.04.1999AmviseSllovijëSmallushë
  155Muharrem Çadraku194325.08. 1998I sëmuarBlinajëBlinajë
  156    Fazli Gashi01.2.194615. o4. 1999 HonrofcPrishtinë
  157Mihrije Bytyçi_Sinani22.5.19697.4.1999AmviseResinocResinoc
  158Naim Gashi198115.4.1999 HanrocMramor
  159Muhamet Gajtani195815.4.1999MinatorHonroHonroc
160Musli Selmanaj196216.4.1999 HajvaliHonroc
161Brahim Adil Zejnullahu194712.05.1999PapunëMirenëMirenë
162Arif Zeneli15.10.19471.5.1999PapunëMirenëMirenë
163Shefqet Adil Zejnullahu 12.o5.1999PapunëMirenëMirenë
164Adelina Ismail Kozhani199128.3.1999NxënëseRibar.MRibar i M.
  165Nuhi Rexhep Kozhani194624.5.1999MinatorRibar M.Ribar M.
166Hysen Terpeza192514.5.1999PensionerRibar i M.Ribar i M.
167Nazmije Kozhani193312.4.1999AmviseRibar M.Ribar i M.

Shënim: Nga 167 të vrarit gjatë dy ofanzivave  në verën e 1998 dhe pranverën e 1999, nga të cilët 32 ishin femra e 135 ishin meshkuj.  Banorë të trevës komunale të Lypjanit ishin 153 person, ndërsa 14 të tjerë ishin banorë jashtë trevës komunale të Lypjanit, por që momentin kritik ishin gjetur të strehuar në vendbanimet e rrezikuara të komunës së Lypjanit. Ndër të vrarit  që në momentin kritik u gjetën në hapësirat komunale të Lypjanit janë:  Dy caralevas, 4 prishtinas, 1 nga Vushtrria, 1 nga Mramori, 2  nga Shushica e Prishtinës, 1 nga Zborci i Shtimes dhe 1 nga Vërbica e Zhegocit. Profesionin diku edhe emrin e prindit, nuk kemi mund ta shënojmë për 8/tetë/ personat qe janë vrarë në trevën e Lypjanit, por janë banorë të trevave komunale të tjera

            Ndërsa nga ky regjistër i të vrarëve civilë pas përfundimit të luftës dëshmorë janë shpallur. Bajram Qazim Gashi në numrin rendor 77. Gafurr Qazim Hyseni në numrin rendor 82, Shefki Fetah Salihu me numer rendor 126. Bejtush Salih Gërbeshi nën numrin rendor  89 të këtij  regjistri të lartshënuar të të vrarëve civilë. Tre të fundit, Gafurri, Qazimi, Bejtushi nga Sllovia, janë marr nga familje derisa ishin në ikje nga rreziku i forcat ushtarake e policore serbe në fshatin Sllovi më 15 prill 1999, dhe janë ekzekutuar në të njëjtën ditë me armë zjarri në këtë fshat. Ndërsa Shefkiu poashtu nga Sllovia, është marr nga serbet dhe është rrah me dru ne lokalet e shkollës se vjetër te fshatit, pas lirimit nga rrahja ka vdekur ne rruge nga pasojat e rrahjes. Pas luftës janë shpallur dëshmorë për veprimet e angazhimet e  tyre ushtarake në shërbimet logjistike gjatë lutës së UÇK-së 1998 e 1999.

Klasifikimi i të vrarëve sipas profesionit

Nxënës………………..  21

Student………………    3

Arsimtar……………     2

Papunë……………..   48

Pensionist…………       3

Pleq………………….    16

Amvise……………..    18

Minator……………     11

Të sëmuar……….        4

Bujqë………………        2

Vajza………………        1

Nëpunës………….         2

Punëtorë…………..     23

Inxhinjer……….          1

Të padefinuar            6

Elektricist……..           1

Shofer…………..            1

Afarist………….            2 

Tregtar………………..    1

Profesor………………     1

_____________________________  

      Gjithsej            167 të vrarë

          Gjashtë/6/ të padefinuar për profesionin, janë persona nga komunat tjera, që ato ditë ishin të strehuar nga dhuna serbe në vendbanimet e komunës së Lipjanit.

Comment

*