Dhuratë për Ramazan nga “vëllezërit palestinezë”

Palestina i kërkon Organizatës së Bashkëpunimit Islamik të ndërpresë të gjitha lidhjet me Kosovën

Kryediplomati i Palestinës, Riyad al-Malki i ka dërguar një letër sekretarit gjeneral të OBI-së, Yousef bin Ahmed Al-Othaimeen, si zbatim i politikave të kësaj organizate ndaj vendeve që shkelin ligjin ndërkombëtar, raporton RTK.

Ky është një sulm i hapur i Kosovës ndaj popullit të Palestinës, të drejtave  të tij dhe shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar”, thuhet në letrën e Riyad al-Malki.

Këto reagime vijnë pasi Kosova hapi ambasadën e saj në Jerusalem, e cila u inaugurua në mars.

Mirëpo, si ka shkruar më parë gazeta “Illyria”, ambasadat në Jeruzalem kanë premtuar t’i hapin edhe vende të tjera myslimane si Bahreini, Maroku, Sudani, Emiratet e Bashkuara Arabe e të tjerë.

Autoritetet Palestineze kanë mbajtur rregullisht qendrime kundër pavarësisë së Kosovës që prej shpalljes së saj në 2008. (Illyria)

Comment

*