Diskriminimi i shqiptarëve përmes ligjit zgjedhor

Nail Draga

Nail Draga

Nga zgjedhjet e para pluraliste(9 dhjetor 1990) e deri më tash në Mal të Zi kanë ekzistuar tre modele zgjedhore ndërsa nga viti i kaluar është në praktikë edhe modeli i katërt nga del se në ketë mjedis nuk ka pasur infrastrukturë stabile zgjedhore. Një veprim i tillë dëshmon se në parlament vendimet e tilla janë marrë sipas interesave të pushtetit.
Pikërisht nga një qasje e titllë utilitare pjesëtarët e popujve pakicë vazhdimisht kanë qenë në pozitë të pabarabartë e kjo ka të bëj sidomos me shqiptarët si e vetmja popullsi josllave në ketë mjedis.
Pikërisht me datën 8 shtator 2011, Kuvendi i Malit të Zi më shumicë votash ku së bashku ishin pozita dhe opozita votuan ligjin e ri zgjedhor për deputet dhe këshilltar. Edhe pse deputetet shqiptarë nga partitë nacionale shqiptare ishin unik duke e refuzuar ketë ligj, duke e cilësuar me argumente si diskriminues çdo gjë ishte e kotë sepse mbivotimi u realizu pa i marrë parasysh verejtjet e deputetëve shqiptarë. Një veprim i tillë dëshmoj në praktikë së shqiptarët po humbisnin të drejtat e arritura, sepse nga viti 1998, ekzistonte “njësia e veçantë” e vendvotimeve shqiptare nga Ulqini e deri në Rozhajë e cila jepte pesë deputet, ku përveç partive nacionale shqiptare merrnin pjesë edhe subjektet e tjera politike. Deri në vitin 2009, në ketë “njësi” partia në pushtet(DPS), siguronte pothuaj çdo herë nga dy deputet dhe ishte në përparësi me partitë tjera sepse vetëm kjo arrinte të kishte këtë mundësi. Por, në zgjedhjet e fundit(mars 2009), nga pesë deputet sa jepte kjo “njësi” ajo arriti të marrë vetëm një deputet, ndërsa partitë shqiptare katër deputet. Nuk ka dilemë së ishte pikërisht ky shkasi, qe DPS-i inicoj proceduren e ndryshimit të ligjit zgjedhor, që kishte të bënte pikërisht me popujt pakicë, përkatësisht prezantimimi i tyre ne Kuvendin e Malit të Zi. Dhe në vend që të hapët një debat me përfaqësuesit e popujve pakicë apo pakicave nacionale, në lidhje me ketë çështje, ata u vendosen para aktit të kryer, sepse nuk u konsultuan fare dhe u mbivotuan, duke miratuar ketë ligj jashtë vullnetit të tyre.

Metafora disfatiste e ish ministrit të pakicave

Më rastin e miratimit të këtij ligji në parlament deputet shqiptarë nga partitë nacionale por jo dhe ata në ato malazeze e lëshuan sallën e parlamentit, duke treguar kështu protesten e tyre ndaj një vendimi të tillë.Të gjithë ata(Bardhi, Sinishtaj, Nimanbegu si dhe Zenka, edhe pse partia e tij ishte në Qeveri) paralajmëruan si një ligj i tillë është diskriminues për shqiptarët, duke eliminuar të drejtat e arritura, nga del qartë se pushteti i ka mashtruar shqiptarët.
Nëse analizojmë rrethanat shoqërore një veprim i tillë nga ana e shumicës parlamentare edhe është pritur, sepse tash më nuk iu nevojiten votat e shqiptarëve të cilat kanë qenë vendimtare me rastin e referendumit për pavarësi të Malit të Zi me 21 maj 2006. Kujtojmë së pas këtij referendumi Ligji i pakicave pësoj ndryshime, sepse u hoqeën dy nene(23,24), që kishin të bënin më përfaqësimin autentik të popujve pakicë. Pra, mënjëherë u verejt se premtimet para referendumit ishin sa për të arritur qellimin e tyre e jo veprime te sinqerta për barazinë praktike qytetare dhe nacionale të shqiptarëve ne ketë mjedis.
Në ditën kur u miratu ky ligj në parlament ka qenë e udhës që të marrë pjesë dhe të flasë edhe ministri i pakicave z.F.Dinosha, por ai nuk u duk fare në parlament, nga del se ai ka qenë me vetdije në favor të DPS-it dhe të shumicës parlamentare.
Një veprim i tillë skandaloz u dëshmu edhe me disa deklarata të dhëna pas miratimit të këtij ligji që dëshmon qendrimin e tij pro Qeverisë e jo popujve qe kishte obligim për t’i mbrojtur.
Duke marrë parasysh se tash ligji parasheh më së shumti tre deputet shqiptarë në parlament(vlen për shqiptarët dhe boshnjakët), ai në deklaratën e tij metaforike tha se “gjithmonë do të jem për tre mercedesa se sa katër golfa”. Po ashtu ka mbetur për tu kujtuar edhe një thënie tjetër e tij se “nuk mundet pa votimin e dytë në Kuvend të vendoset për të drejtat e arritura, andaj edhe ligji nuk është definitivisht i miratuar”(Vijesti 13.9.2012).
Një deklarim i tillë definitivisht dëshmoj se ndonse në pozitën e ministrit ky person nuk i ka pasur të qarta gjerat më elementare të këtij ligji zgjedhor, sepse në sajë të kalkulimeve numerike ekzistojnë gjasat që shqiptarët të mbesin me një apo asnjë deputet. Por, sidoqoftë për këtë qendrim nga ana e Qeverisë ai u shpërbly me postin e ambasadorit të Malit të Zi në Shqipëri, ku ai personalisht fitoj por humbën shqiptarët, si popull në ketë mjedis.

Nisma për të ndryshuar ligjin

Më gjithë të metat ky ligj për të parën herë definoj përfaqësimin autentik të popujve pakicë në parlament, por jo edhe ate proporcional që është obligim kushtetues për pushtetin Pse ndodhë një veprim i tillë nuk është vështirë për ta kuptuar, sepse këtu nuk respektohen standardët evropiane, kur janë në pyetje popujt pakicë, por interesat e pushtetit.
Duke marrë parasysh se ndikimi i shqiptarëve në parlament është minimal për të mos thëne hiç fare, është obligim i subjekteve politike nacionale të shqiptarëve që të angazhohen për korrigjimin e ligjit zgjedhor ekzistues, duke ngritur iniciativen për ta ndryshuar ate, me mundësi të rikthimit të variantës së mëparshme të “njësisë së veçantë” të vendvotimeve shqiptare sepse ka qenë më e pranueshme për shqiptarët në ketë mjedis.Një veprim i tillë do të ishte në favor të barazisë qytetare dhe nacionale në ketë mjedis multinacional.