DJ Fati: DJ i preferuar i shqiptarëve në New York

(Botuar fillimisht në anglisht nga revista “Imprint” – Origjinalin mund ta lexoni këtu: https://imprintent.org/dj-fati-new-yorks-niche-albanian-dj/)

Fatmir Doda, i njohur gjerësisht me emrin e tij artistik DJ Fati, është një DJ, muzikant dhe regjisor i njohur argëtimi me rrënjë shqiptare. DJ Fati ka punuar pa u lodhur për të bërë emër në industrinë e muzikës dhe spektaklit. Me origjinë shqiptare, emri i DJ Fati përkthehet fjalë për fjalë “Lucky”, megjithatë suksesi i tij shumë më tepër se fatit i atribuohet dëshirës së tij të pashoqe për të shkuar kundër rrymës dhe për të besuar në vlerat e veta. Askush nuk mund të parashikonte se sa me fat do të ishte kur vendosi të ndiqte çfarë i donte zemra dhe jo atë që të tjerët mendonin se ishte më e mira për të. Me mbi 25 vjet përvojë në industrinë e spektaklit, DJ Fati ka ende shumë për të dhënë.

I rritur në Williamsburg Brooklyn, një nga lagjet më të këqija në atë kohë për dhunën e bandave në Nju Jorkun e viteve 80 dhe 90, DJ Fati qëndroi jashtë telasheve dhe ka qenë gjithmonë i apasionuar pas audios si muzikant. Kur ishte në shkollën e mesme, një nga fqinjët e tij në katin e sipërm ishte muzikant dhe ai e mësoi se si të lidhte sistemin e zërit/audio për të. Kjo më vonë do të përcaktonte rrugën e tij në jetë kur iu paraqit një mundësi e papritur.

Një ditë shkolle, qëlloi në vendin e duhur në kohën e duhur, kur askush nuk mund të vinte në punë sistemin e zërit, për vajzat pom-pom (chearleaders) që donin të bënin stërviteshin. Në atë moment DJ Fati doli në skenë si shpëtimtar. E impresionuar nga shkathtësia e tij, kapitenja, të cilës nuk ia dinte as emrin, i vuri nofkën “DJ” dhe e përdorte sa herë që e thërrisnin për të ndezur zërin. Ai moment fatlum shënoi fillimin e karrierës së ardhshme të DJ Fatit si një DJ i famshëm.

DJ Fati donte një karrierë që e kishte pasion. Ajo që e frymëzoi për të filluar ishte ndjenja që i jepte reagimi i turmës, kënaqësia nga hetimi për të zbuluar se çfarë i bënte njerëzit të kërcejnë dhe t’ia kalojnë mirë. Ai nuk ka një zhanër specifik në të cilin kufizohet dhe përkundrazi fokusohet te masa e njerëzve përballë tij dhe te frekuenca e tyre.

DJ Fati e bazon muzikën e tij jashtë frekuencës dhe thotë: “Frekuenca është energji. Ka disa këngë që të bëjnë të ndihesh në një mënyrë të caktuar.” Ai ua bën të ditur njerëzve se nuk pranon kërkesat për këngë, një sfidë e madhe për të në këtë industri. “Nuk mund të ndryshosh tonin e muzikës vetëm për një tryezë, duhet të kuptosh audiencën tënde, mirëpo njerëzit mërziten”, thotë ai. Sot, DJ Fati ka një grup besnik fansash shqiptarë dhe dhe e njeh shumë mirë tregun e tij.

Nëpërmjet punës së palodhur dhe përkushtimit ndaj lojës, DJ Fatmir Doda sigurisht që ka krijuar një karrierë mbresëlënëse. Pasi ka fituar një betejë të gjatë me Covid-in që rrezikoi ta ndante prej mjedisit të tij të preferuar, DJ Fati ka hapur tani lokalin e tij, me licencë për pije alkoolike.

DJ Fati gjithashtu përdor rolin e tij si regjizor koncertesh e spektaklesh dhe ka një ekip me DJ dhe muzikantë që i dërgon kur është nevoja në ambiente të shumta e që punojnë vetëm për të. Mbi të gjitha, DJ Fati është i vendosur të ndihmojë të tjerët dhe ka plane për të themeluar një organizatë jofitimprurëse për të ndihmuar artistët dhe muzikantët e rinj. “Unë tashmë e kam arritur suksesin tim,” thotë DJ Fati, “dhe dua të jem në gjendje t’i shërbej komunitetit tim”.

DJ Fati-n mund ta ndiqni në Instagram: @official_dj_fati.