DMX, artisti i njohur muzikës rap, i bashkohet valles në dasmën shqiptare (VIDEO)

DMX, një këngëtar i muzikës rap, i njohur për muzikën, aktrimin në filma si dhe për

Vdiq sot në moshën 50 vjeçare pas shtrimit në spital për shkak të një ataku në zemër.

Lajmi u dha në të gjitha mediat amerikane dhe dhjetëra artistë të njohur të vendit shprehën trishtimin dhe ngushëllimin e tyre.

DMX zuri vendin e reperëve të famshëm Biggie Small dhe Tupac Shkur që u vranë në vitet 1990. Miliona kopje të albumeve të tij janë shitur në mbarë botën.

Jeta e muzikantit të njohur DMX kishte pësuar disa devijime tragjike, për shkak të përdorimit të tepruar të drogës dhe problemeve me ligjin., duke njohur edhe burgun.

Për kuriozitet, ishte një nga muzikantët e shquar ndërkombëtarë që vizituan dhe kënduan në Kosovën e pavarur.

Prej aty ka mbetur edhe video kur DMX mori pjesë dhe iu bashkua valles në një dasëm shqiptare. (Gazeta “Illyria”/New York)