Dogana kap rreth 30 mijë euro gjatë tentimit për t’u futur në Kosovë

Prishtinë, 14 prill 2021 – Rreth 30 mijë euro të padeklaruara janë kapur në pikën kufitare Hani i Elezit.

Nga Dogana e Kosovës kanë njoftuar se paratë tentoheshin të futeshin në Kosovë nga Maqedonia.

Në komunikatën për media të Doganës së Kosovës thuhet se të gjitha paratë janë konfiskuar dhe rasti ka shkuar për hetim të mëtejm.

“Në pikë kalimin kufitar të Hanit të Elezit kapen mjete monetare të padeklaruara. Oficerët doganorë kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme të mjeteve monetare, të cilat, përmes një automjeti të udhëtareve, tentuan të futen në Kosovës pa deklarim. Një automjet që vinte nga Maqedonia është sekuestruar për kontroll dhe gjatë kontrollit të hollësishëm, në anën e djathtë, në sirtar, janë hasur ne tri qese, pas hapjes së të njëjtave janë gjetur mjete monetare të padeklaruara në vlerë totale prej 28.310.00 euro. Të gjitha mjetet janë konfiskuar si dhe rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme. Dogana fton qytetarët që të lajmërojnë rastet e kontrabandës dhe korrupsionit 080050095”, thuhet në komunikatë.

(r.m.)

Comment

*