Doli nga shtypi libri: DITARI I GAZETARIT SHQIPTAR NË BEOGRAD (Janar-Qershor 1999)

Nga Fahri Musliu

Sot, 13 mars 2023, në botim e ShB “Altera”, doli nga shtypi “Ditari …”, me rreth 300 faqë, që është një dëshmi dokumentare për një kohë të vështirë, por edhe të lavdishme për Kosovën, meqë në Beograd gjatë gjithë luftës mbeta pikërisht si gazetar.

Libri përbëhet nga dy pjesë.

pjesën e parë, që e kam titulluar “Baticat dhe zbaticat e jetës”, e përshkruaj atmosferën në Beograd dhe përjetimet e mia, si njëri nga shqiptarët e paktë që kishin mbetur në Beograd gjatë periudhës së luftës në Kosovë dhe të fushatës së bombardimeve të NATO-s në kundër Serbisë, Malit të Zi dhe caqeve ushtarake e policore serbe në Kosovë, deri në kthimin tim në Prizren, më 24 qershor 1999, dhe takimin me familjen e të afërmit.

Në pjesën e dytë i kam përmbledhur raportet ditore për“Zërin e Amerikës”, ku pasqyrohet situata politike në Serbi që nga fillimi i Janarit deri më 24 mars të vitit 1999, dhe angazhimet e përpjekjet e faktorit ndërkombëtar, në radhë të parë të SHBA e të BE, por edhe Rusisë për zgjidhjen e problemit të Kosovës me mjete politike e diplomatike, të cilat nuk dhanë sukses.

Në pjesën e tretë “Shtojca” kam përfshirë disa dokumente të rëndësishme politike e diplomatike të asaj kohe, që publikut kosovarë i prezentohen për herë të parë, përfshirë edhe Marrëveshjen e Kumanovës, dhe Rezolutën 1244 të KS të OKB.

Libri së shpejti do të gjendet nëpër libraritë e Kosovës e të Maqedonisë, por mund të porositët edhe tek autori.