Donald Trump mesazh për Kosovën dhe Serbinë: Paqja është e mudshme. Mos u dorëzoni!

Ish-zyrtari i administratës amerikane Richard Grenell u shfaq sot në pikën kufitare në Merdare, mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se mbajti aty një konferencë shtypi, ku kritikoi administratën Biden se po humbiste arritjet në ndërmjetësimin mes dy vendeve.

Grenell bëri thirrje për më shumë rol të SHBA-së në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë.

Me këtë rast, ish-presidenti Donald Trump lëshon një deklaratë, në mbështetje të Richard Grenellin dhe bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë përpjekjet për normalizim ekonomik dhe paqe. Deklarata e tij kësaj here nuk përmendi njohjen reciproke mes dy vendeve ballkanike.

Teksti i plotë i ish-presidentit Donald Trump:

“Popujt e mëdhenj të Serbisë dhe Kosovës kanë kapërcyer pengesa të jashtëzakonshme në kërkim të normalizimit ekonomik. Marrëveshjet që administrata ime ndërmjetësoi janë historike dhe nuk duhet të brakstin, shumë jetë njerëzish varen nga ato.

Rajoni ka tepër rëndësi dhe njerëzit aty kanë pritur tepër gjatë prandaj kjo punë nuk meriton të hidhet poshtë.

Sot, I Dërguari im, Ambasadori Ric Grenell vizitoi kufirin Kosovë-Serbi për të nënvizuar këtë marrëveshje të rëndësishme. Ashtu si e provuam në Lindjen e Mesme me Marrëveshjet e Abrahamit, paqja dhe normalizimi ekonomik janë të mundshme, por duhet përpjekje e sinqertë dhe udhëheqje e palëkundshme. Paqja është e mundshme, mos u dorëzoni – begatia afatgjatë për këto dy vende varet nga kjo”. (Ruben Avxhiu)