Donfried në Tiranë: SHBA rikonfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Tiranë, 29 prill 2022 – Ambasada e Shtetete të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka publikuar një deklaratë zyrtare lidhur me takimet që patën në Shqipëri Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, dhe zëvendës ndihmës sekretari, Gabriel Escobar.

Në njoftim theksohet se Donfried dhe Escobar, nº takimet me kryeministrin Edi Rama dhe me disa ministra të kabinetit të tij qeverisës, si edhe me drejtues të opozitës, kanë rokinfirmuar mbështetjen e shteteve të Bashkuara për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe për vazhdimin e reformave. Atu thuhet se SHBA mirëpret përpjekjet për diversifikimin e burimeve të energjisë dhe për furnizime meenergji në Shqipëri dhe në rajon.

“Ata rikonfirmuan mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe nxitën vijimin e reformave të nevojshme, përfshirë reformën në drejtësi; mirëpritën përpjekjet e fundit për të diversifikuar burimet, furnizimet dhe rrugët e energjisë në Shqipëri dhe më gjerë në rajon; dhe nënvizuan se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë luftën kundër korrupsionit si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Njoftimi i plotë i ambasadës së SHBA-së në Tiranë;

Si pjesë e vizitës së saj në Ballkanin Perëndimor, Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar ishin në Shqipëri në 28 dhe 29 prill. Ata u takuan me Kryeministrin Edi Rama, ministra të ndryshëm, dhe drejtuesit e opozitës. Qëllimi i vizitës së tyre ishte thellimi i partneritetit tashmë të fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë si miq, aleate në NATO dhe anëtare në Këshillin e Sigurimit së Kombeve të Bashkuara, sidomos teksa festojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve tona dypalëshe. Ata rikonfirmuan mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe nxitën vijimin e reformave të nevojshme, përfshirë reformën në drejtësi; mirëpritën përpjekjet e fundit për të diversifikuar burimet, furnizimet dhe rrugët e energjisë në Shqipëri dhe më gjerë në rajon; dhe nënvizuan se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë luftën kundër korrupsionit si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Ata theksuan gjithashtu rolin e pazëvendësueshëm të një opozite të fortë në demokracinë e Shqipërisë, theksuan rëndësinë e institucioneve të forta demokratike dhe sundimit të ligjit dhe shprehën shpresën për një partneritet të efektshëm dhe që sheh përpara me popullin shqiptar, duke përfshirë edhe partitë që i përfaqësojnë ata.

(r.m.)