Doni të punoni për SPAK?

Ambasada amerikane njofton vendin vakant të punës: Tani është mundësia juaj!

Ambasada Amerikane në një status në facebook, njofton se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hapur aplikimet pë punë për pozicionin Koordinator për Marrëdhënien me mediat.

Nëse doni të punoni në SPAK , njofton ambasada tani është momenti.

Postimi

Doni të punoni për SPAK? Tani është mundësia juaj! SPAK ka shpallur hapjen e aplikimeve për pozicionin e Koordinatorit për Marrëdhënien me Median. Shihni kualifikimet e kërkuara 👉 https://bit.ly/3ibpdWa
Aplikoni sot dhe bashkohuni në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Njoftimi nga SPAK.

Shpallje për punësim pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për pozicionin Koordinator për Marrëdhënien me mediat.
Prokuroria e Posaçme (SPAK), nën drejtimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, kërkon të punësojë një kandidat/kandidate për plotësimin e rolit të Koordinatorit të Marrëdhënieve me Median.
Koordinatori për Median do të jetë ndërmjetësi mes Prokurorisë së Posaçme dhe mediave vendase dhe atyre ndërkombëtare. Koordinatori përveç Drejtuesit të Prokurorisë ose personave të caktuar nga Drejtuesi, do të jetë i vetmi person i autorizuar për të folur në emër të Prokurorisë me median, me publikun për hetime apo çështje të ndryshme,
Në zbatim të Ligjit 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” i ndryshuar, Urdhërit Nr. 104/1 datë 20.05.2021 “Për miratimin e strukturës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizaur” i ndryshuar, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpall procedurat e punësimit, për pozicionin:
1 (Një) Koordinator për marrëdhënien me media, kategoria I-b.

30/07/2021
Afati për dorëzimin e dokumentave për pozicionin Koordinator për marrëdhienien me median.
Dokumentacioni do të dorëzohet fizikisht në mjediset e Prokurorisë së Posaçme në adresën: Rruga Jordan Misja, Nr 1, Tiranë 1000 brenda orarit zyrtar.

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
• Informimin e publikut për format e rrezikut, pasojat e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe për metodat dhe instrumentat për parandalimin e tyre;
• Ndjekjen, shqyrtimin dhe menaxhimin e përgjigjeve ndaj kërkesave të medias, ofrimin e mbështetjes për mediat/komunikimin gjatë ngjarjeve të rëndësishme, si dhe kordinimin e përditësimeve për Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme dhe për stafin ekzekutiv;
• Orientimin e proçesit të hartimit të mesazheve të SPAK-ut, fokusit të tyre, si dhe strategjive të shpalljes së njoftimeve të ndryshme;
• Hartimin e njoftimeve për shtyp, fjalimeve, seancave të tipit pyetje dhe përgjigje si dhe mjeteve të tjera të komunikimit në mbështetje të Strategjisë së Përgjithshme të Komunikimit të SPAK, si branda institucionit ashtu dhe jashtë;
• Planifikimin dhe organizimin e kërkesave për intervista nga media për Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, sipas nevojës;
• Marrjen e masave që informacionet relevante, duke përfshirë edhe njoftimet për shtyp dhe videot, të shpërndahen nëpërmjet faqes zyrtare të SPAK dhe kanaleve të tjera të mediave sociale;
• Dhënien e ndihmës në organizimin e logjistikës dhe pjesëmarrësve për konferencat për shtyp ku merr pjesë SPAK-u me agjenci të tjera qeveritare;
• Koordinatori për Marrëdhëniet me Mediat në Prokurorinë e Posaçme kryen ndërlidhjen mes prokurorisë dhe mediave kombëtare e ndërkombëtare;
• Koordinatori i Marrëdhënieve me Mediat është i vetmi person i autorizuar nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme për të komunikuar me mediat në emër të Prokurorisë së Posaçme, në lidhje me hetime apo çështje penale;

1. KUALIFIKIMET:
Koordinatori i Marrëdhënieve me Mediat duhet të jetë:
a- I diplomuar në një fushë që lidhet me detyrën;
b- Të ketë të paktën pesë (5) vite përvojë pune në një organizatë mediatike apo si ndërlidhës shtypi i një agjencie publike ose një organizate ndërkombëtare;
c- Të zotërojë rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe angleze;
d- Të ketë njohuri institucionale për funksionimin e drejtësisë penale, funksionet hetimore dhe për tendencat në këtë fushë;
e- Të zotëroje aftësi të shkëlqyera verbale, të jetë i/e vëmendshëm/e ndaj detajeve dhe i/e aftë të rrespektojë disa afate njëherësh në kushte presioni;
f- Të zotërojë aftësi të forta sociale dhe nderpersonale, pasi kandidati i suksesshëm duhet të jetënë gjendje të flasë pa vështirësi me shumë audienca të larmishme brenda dhe jashtë institucionit, me ose pa transmetim;
g- Të demostrojë se është i/e aftë të vendosë dhe të mbajë marrëdhënie me gazetarët që mbulojnë drejtësine penale dhe të mbajë një listë aktive të kontakteve me mediat;
h- Të ketë qëndrim pozitiv dhe entuziast ndaj punës në nivele të larta të drejtësisë penale, ndërkohë që ndjenja e lartë e profesionalizmit dhe aftësia për të ofruar një shërbim të shkëlqyer për “klientin” në kushte presioni janë domosdoshmëri;
i- Të jetë i familjarizuar edhe me kanalet e mediave sociale;
j- Kandidati duhet të jetë në gjendje të mendojë në mënyrë krijuese dhe strategjike, të ketë aftësi të shkëlqyera gjykimi dhe të punojë në një mjedis dinamik.

2. PROÇESI I APLIKIMIT:
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve si:
1- CV;
2- Leter Interesi ku shprehni interesin tuaj për këtë pozicion;
3- Letër Reference nga eprori i fundit;
4- Formularët e Nenit 6, paragrafi 1 i Ligjit Nr. 95/2016;
5- Dëshmi Penaliteti;
6- Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria që nuk ndiqet penalisht;
7- Vërtetim banimi;
8- Vërtetim i gjëndjes shëndetsore;
9- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
10- Kopje të noterizuar të Diplomës së Shkollës së Lartë (përfshirë çertifikatën e notave) 4 (katër) vjecar ose 3+2;
11- Fotokopje të librezës së punës;
12- Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në CV e kandidatit.

Kandidatët të cilët kualifikohen do të njoftohen për fazat e mëtejshme të konkursit