Dorëhiqet Kryedrejtori policor Veliu, KM Edi Rama shpreh bindjen se ka ende shumë për t’i dhënë shtetit në detyra të tjera

“I nderuar zoti Kryeministër,

Për mua ka qenë një nder dhe privilegj t’i shërbej vendit si Drejtues i Policisë së Shtetit për katër vitet e fundit në një punë sfiduese e impenjative të përditshme, shpesh larg familjes e fëmijëve që kanë sakrifikuar bashkë me mua. Jam përpjekur të jap më të mirën time dhe të forcave tona policore duke menaxhuar situata komplekse nga lufta kundër trafiqeve e drogës, krimit të organizuar e atij të rrugës, flukset e emigrantëve apo edhe tubimet shpeshherë të dhunshme.
Por në këtë moment kam vendosur të mos kërkoj një mandat tjetër dhe t’ju ofroj dorëheqjen time për t’u përkushtuar më shumë familjes dhe fëmijëve që tani janë në një moshë delikate e të cilëve iu kam munguar pafund këto katër vite.
Kjo ka qenë padyshim përvoja më e vyer e jetës sime dhe ju falënderoj për besimin, mbështetjen dhe kurajën e vazhdueshme pa të cilat nuk do kishim arritur të menaxhonim me sukses kaq shumë sfida. Mezi pres të punojmë sërish së bashku në të ardhmen në shërbim të vendit tonë e njerëzve tanë.
Me mirënjohjen më të thellë e konsideratat më të larta, Ardi Veliu”

foto galeri

foto galeri