Dosja e çështjes kundër Mustafës i dorëzohet trupit gjykues më 7 maj

Hagë, 5 maj 2021 – Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë bënë të ditur se dosja e çështjes kundër Salih Mustafës do të jetë gati t’i dorëzohet trupit gjykues më 7 maj të këtij viti.

“Sot, Gjykatësi i Procedurës Paraprake njoftoi Kryetaren se dosja e çështjes kundër Salih Mustafës do të jetë gati për t’ia kaluar trupit gjykues më 7 maj 2021”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Salih Mustafa u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar dhe u transferua në njësinë e paraburgimit të Dhomave të Specializuara. Ai akuzohet për krime lufte dhe krime kundërnjerëzimit.

Mustafa, i cili gjatë luftës e kishte nofkën “Komandant Cali”, ka qenë drejtues i njësitit të shërbimit sekret të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me emrin “BIA” në zonat operative të Llapit dhe të Karadakut.

(r.m.)

Comment

*