DPS inicon rrëzimin e Qeverisë së Abazoviqit dhe pezullimin e marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe

Prishtinë, 3 gusht 2022 – Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e Millo Gjukanoviqit, ka reaguar menjëherë pas njoftimit se kryeministri Dritan Abazoviq e ka nënshkruar Marrëveshjen Themelore  me Kishën Ortodokse Serbe, duke shpërfillur vërejtjet e institucioneve shkencore, ekspertëve dhe shoqërisë civile.

DPS njoftoi se menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes ka nisur inicuar procesin për heqjen e votëbesimit për Qeverinë e Abazoviqit.

“DPS do të inicojë sot heqjen e votëbesimit ndaj Qeverisë së Malit të Zi. Iniciativa është e hapur  për të gjithë ata që mendojnë se Qeveria është e papërgjegjshme ndaj interesave nacionale”, thuhet në reagim.

DPD tha se Marrëveshja themelore me Kishën Ortodokse Serbe, e nënshkruar nga Abazoviqi, është kundërkushtetuese, prandaj ajo do të pezullohet menjëherë pas zgjedhjes së qëvërisë së re.

“Marrëveshja e nënshkruar sot, e cila është në kundërshtim me Kushtetutën e Malit të Zi, do të pezullohet menjëherë pas zgjedhjes së Qeverisë së re“, thuhet në njoftimin e DPS.

DPS, e cila është partia më e madhe në kuvendin e Malit të Zi, deri më tani e ka mbështetur Qeverinë e pakicës të Dritan Abazoviqit. Ajo i ka dhënë në Kuvend mbështetjen e nevojshme për funksionimin e saj.

Pak ditë më parë, kryeministri Abazoviq i premtoi Presidentit të Malit të Zi e liderit të DPS-it, kryetarit të DPS-it, Milo Gjukanoviq, se me do të zhvillonte konsulta të gjera lidhur me tekstin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe. Por, ai i shpërfilli argumentet e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Malit të Zi, institucioneve shkencore e kulturore dhe shoqërisë civile për versionin e Marrëveshjes Themelore që ishte miratuar nga Qeveria e Abazoviqit, më 8 korrik.

(r.m.)