Draft-statuti i FES: Asociacioni do t’i ketë simbolet e veta zyrtare, përfshirë flamurin dhe stemën

Prishtinë, 30janar 2023 – Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në Prishtinë ka prezantuar draft-statutin e “Asociacionit të Komunave në të cilat Komuniteti Serb i Kosovës është Shumicë”, i hartuar nga kjo organizatë, në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP).

Sipas draft-statutit, Asociacioni do të jetë person juridik, i themeluar në përputhje me Kushtetutën dhe me sistemin juridik të Kosovës. Asociacioni do t’i ketë simbolet e veta zyrtare,përfshirëstemën dhe flamurin.

“Asociacioni /Bashkësia do të ketë simbolet e veta zyrtare, duke përfshirë stemën dhe flamurin, të cilat do të dizajnohen nga Bordi i Asociacionit/Bashkësisë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Lokal”, thuhet në draft-statusin e hartuar ng FES.

Sipas këtij drafti, Asociacioni ka të drejtë ta ketë buxhetin e vet integral dhe llogaritë e veta bankare, siedhe të drejtë të zotërojnë pronë dhe të jetë palë në transaksione financiare.

Sipas draft-statutit, Asociacioni do t’i ketë 10 komuna, por ky  numër mund të ndryshojë, me që anëtarësimi në të është vullnetar, sikurse edhe dalja  prej tij.

“Asociacioni/Bashkësia përbëhet nga dhjetë komuna dhe i përfaqëson interesat e tyre dhe të banorëve të tyre. Anëtarësimi në Asociacion/Bashkësi është vullnetar. Procedurat për anëtarësim shtesë, për largim nga anëtarësimi si edhe shpërbërja e Asociacionit/Bashkësisë përcaktohen me këtë Statut”, thuhet në draft-statut.

Sipas draftit, statuti i Asociacionit, që është akti më i lartë juridik i Asociacionit, do të miratohet nga kuvendi themelues i Asociacionit, i cili përbëhet nga anëtarët e zgjedhur nga kuvendet e komunave pjesëmarrëse, siç thuhet, në përputhje me Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

DRAFTI ISTATUTIT

This image has an empty alt attribute; its file name is Drafti-i-Statutit-te-Asociacionit-640x400.jpg

(r.m.)