Drejtpërdrejtë konferenca e Presidentes së KE-së, Von der Leyen me KM Rama

Transmetimi nga kryeministria. Konferenca e përbashkët për median e Kryeministrit Edi Rama me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në ambientet e reja të shkollës dhe kopshtit në Fushë-Krujë, rindërtuar me fondet e Bashkimit Europian për rimëkëmbjen nga pasojat e tërmetit

 

 

Kryeministri Edi Rama: Mirëdita të gjithëve!

Sot mirëpresim me një kënaqësi shumë të posaçme Presidenten e Komisionit Europian, Ursula Vo Der Leyen në një moment të rëndësishëm për ecurinë e Shqipërisë në rrugën e Bashkimit Europian, por edhe për sfidat e përbashkëta të njerëzimit dhe të vetë bashkësive brenda Europës, siç është lufta me pandeminë, beteja me ndryshimet klimaterike që kanë sjellë të reja të padëshiruara për ne në mjedisin ku jetojmë, çka e kemi parë, fjala vjen, me zjarret kërcënuese që janë shtuar në mënyrë të ndjeshme në të gjithë botën, posaçërisht edhe në këtë pjesë të Europës. Në ndërkohë, për faktin e lajmit të mirë brenda kësaj periudhe vështirësisht të posaçme, që është lajmi i rindërtimit, i transformimit rrënjësor të kushteve për të mësuar dhe për të jetuar të të gjithë atyre familjeve që u goditën egërsisht nga tërmeti. Besoj që sot e shohin me sytë e tyre që rindërtimi po sjell një cilësi të re në jetën e tyre dhe jetën e fëmijëve të tyre, në një proces që vazhdon dhe hap pas hapi po mbyllen plagët e asaj tragjedie të paharrueshme.

 

Në këtë pikë dua të nënvijëzoj faktin se kjo nuk është vizita protokollare e një prej  autoriteteve më të larta të Europës dhe njëkohësisht, Presidentja e institucionit më të rëndësishëm europian, siç është Komisioni Europian, por është dhe vizita e një gruaje, e cila është angazhuar personalisht, me gjithë zemër dhe gjithë energjitë e saj, për ta vënë të gjithë kapacitetin e detyrës që mbulon, por edhe të Komisionit Europian në mbështetje të atyre familjeve, të atyre fëmijëve, të atyre që dolën shumë të goditur nga tërmeti dhe në mbështetje të vetë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Për këtë arsye, Presidentes i takon një falënderim shumë i posaçëm, jo thjesht protokollar dhe formal, por një falënderim vëllazëror, tërësisht i sinqertë, për gjithçka ka bërë qysh nga momenti i parë i marrjes së lajmit për rënien e tërmetit. Është vënë menjëherë në lëvizje dhe nuk ka reshtur deri në momentin kur është kurorëzuar përpjekja e saj personale, së bashku edhe me të tjerë udhëheqës në Europë, për t’ia dalë me sukses një konference donatorësh që mbetet historike edhe për vetë Bashkimin Europian për nga shpejtësia dhe për nga volumi i angazhimeve të mbledhura aty. Kjo nuk ka ndalur aty, por ka vazhduar me angazhimin e Presidentes për ta parë të disbursuar, me një shpejtësi jo të zakonshme për Bashkimin Europian që përgjithësisht ka një ritëm të tijin që nuk dallohet për shpejtësi të veçantë, më mënyrë që fondet të vinin sa më parë në dispozicion të skuadrave që u angazhuan nga Komisioni Europian këtu, nga ambasadori dhe miku ynë i shtrenjtë, Luigi Soreca, për të bërë projektet, dëgjesat publike, për të angazhuar së bashku edhe institucione të tjera të përfshira, që nga UNDP-ja e me radhë, në mënyrë që frytet të mblidheshin në një kohë sa më të arsyeshme.

 

Ja ku jemi sot, këtu, në një prej 16 shkollave të ndërtuara me fondet e Konferencës dhe posaçërisht nga fondi i dhurimit të Komisionit Europian dhe kjo është vetëm ¼ e shkollave që do të ndërtohen dhe janë në proces ndërtimi me këtë Program. Këtu jemi në një vend që është dëshmi e gjallë e solidaritetit, frymës së bashkëpunimit, miqësisë dhe vërtetësisë së kësaj marrëdhënieje me Bashkimin Eruopian. Kjo është një arsye e dukshme, e prekshme, konkrete, për të mos e humbur durimin me Bashkimin Europian, që është vërtetë i lodhshëm në një aspekt që e dimë shumë mirë, por është njëkohësisht, një forcë e madhe pozitive në shërbim të njerëzve e shoqërive që bëjnë pjesë në këtë kontinent të bekuar.

 

Sigurisht kemi folur me Presidenten edhe për procesin, për situatën absurde në të cilët ndodhet Shqipëria në këtë moment si rezultat i bllokimit që Bullgaria i ka bërë Maqedonisë së Veriut dhe faktikisht i një pengmarrjeje, ndërkohë që ne i kemi kryer të gjitha detyrat dhe presim të ulemi në tryezë me Bashkimin Europian për të filluar negociatat me Konferencën e parë Ndërqeveritare. Por edhe në këtë aspekt, nuk kam çfarë të them veçse faleminderit Presidentes Von Der Leyen, e cila është një avokate e palëkundur dhe pa kushte e procesit, është prej kohësh, edhe përpara se të ishte në këtë pozicion, një ndër ata që janë të bindur për rëndësinë e Ballkanit Perëndimor, për natyrën strategjike të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian dhe është pa pushim në përpjekjen për ta nxitur procesin.

 

Komisioni Europian, për hir të vërtetës, ka disa vite që jep rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave, deri kur më në fund u arrit dhe vendimi përfundimtar nga Këshilli, por, siç e kam thënë dhe më parë, Komisioni është i rreptë, por njëkohësisht edhe i parashikueshëm sepse Komisioni bazohet në fakte, në prova, në raportime që lidhen me përmbushjen objektive të detyrave. Ndërkohë që kur gjërat shkojnë në Këshillin Europian, aty pastaj fillon politika, fillojnë interesa dhe dinamika të brendshme të një shteti e një shteti tjetër dhe duhet konsensus. Po nuk ranë dakord të 27-të, mjafton njëri për ta bllokuar, siç ndodh sot që mjafton Bullgaria, e cila për arsye të vetat ka marrë peng procesin dhe në këtë pikë nuk kam asgjë tjetër, veçse ta falënderoj Presidenten për përpjekjen që po bën për ta zhbllokuar këtë situatë.

 

Mbase duket e ekzagjeruar që fjala “faleminderit” është e shpeshtë në këtë komunikim, por po ju them që realisht, për një person dhe një figurë të Europës si Ursula Von Der Leyen, për sa më takon mua si Kryeministër i Shqipërisë dhe përsa na takon ne shqiptarëve, falënderimet nuk janë asnjëherë të mjaftueshme. Është shumë e sinqertë dhe shumë e vërtetë kjo. 

 

Kemi folur edhe për ecurinë e procesit të bashkëpunimit rajonal. Dihet që Usula Von Der Leyen është një prej bashkëpunëtorëve të ngushta të Kancelares Merkel, e cila është njeriu që e nisi Procesin e Berlinit. Edhe për këtë arsye, Presidentja e njeh mirë procesin, e mbështet plotësisht procesin dhe e sheh procesin ashtu siç është ai në fakt, një proces në shërbim të përafrimit të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian, por edhe të rritjes së vetë kapaciteteve brendapërbrenda Ballkanit Perëndimor. Në këtë aspekt, në vigjilje të Samitit të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Eruopian pas pak ditësh në Slloveni, ne kemi diskutuar për të gjitha problematikat e këtij procesi. Jemi absolutisht në të njëjtën linjë për domosdoshmërinë që procesi të shkojë përpara, që paqja e shumëkërkuar, e cila është e papërfundur pa zgjidhur njëherë e mirë çështjen e njohjes së Kosovës, kërkon durim, kërkon dialog, kërkon bashkëpunim, kërkon atë që Presidentja, me shumë të drejtë, në bisedën që patëm e nënvijëzoi, krijim të besimit reciprok mes palëve. Pa besim reciprok mes palëve është shumë e vështirë që të arrihet në përfundimin e dëshiruar. kjo kërkon shumë durim, mençuri dhe urtësi.

 

Edhe njëherë shumë faleminderit presidente për vizitën!  Shumë faleminderit edhe për ardhjen këtu në territor, ku ju vetë patët mundësi të prekni nga afër një nga veprat që po ndërtohen falë bashkëpunimit tonë, por në radhë të parë falë jush, falë komisionerit Varhelyi, falë Komisionit Europian, falë Delegacionit të Komisionit Europian këtu në Shqipëri që realisht është bërë njësh me komunitetin, njësh me interesat, nevojat dhe aspiratat e shqiptarëve dhe punon realisht si një skuadër e përkushtuar që, pavarësisht se duhet të jetë edhe zëdhënëse e gjithë lajmeve jo fort të lumtura të burokracisë në Bruksel, e kompenson këtë me shumë më tepër se kaq, me një energji shumë e madhe pozitive në terren, ku realisht ndryshon jeta e njerëzve, siç ka ndryshuar këtu komplet jeta e fëmijëve, mësuesve dhe jeta e përbashkët e komunitetit.  

 

*Presidentja e KE Ursula Von Der Leyen: Faleminderit shumë Kryeministër!

Në fakt, kam ardhur si një mike dhe partnere. Nuk do të kishazgjedhur një nisje më të mirë të turit tim në Ballkanin Perëndimor sesa këtu në Shqipëri  dhe duke e nisur me inagurimin e kopshtit dhe të shkollës. Më la vërtetë shumë mbresa. Takova fëmijët, edhe vajzat që luanin volejboll, por edhe djemtë që luanin basketboll, po ashtu në laboratorin e kimisë. Do kisha dashur shumë që fëmijët e mi të kishin qenë në një shkollë të tillë. Dëshiroj të falënderoj të gjithë juve, ekipin që jeni këtu të pranishëm dhe atë pjesë të ekipit që nuk është këtu, pa ju, kjo nuk do ishte bërë e mundur. Kështu që shumë faleminderit, është e mahnitëshme. Është një simbol i bukur i miqësissë sonë dhe i bashëpunimit të qendrueshëm mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, por edhe i të ardhmes sonë të përbashkët. Ne e kemi parë të ardhmen, kemi parë fëmijët, vajzat, djemtë, ndaj më lejoni të shprehem shumë qartë që e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian. Ne jemi miq, jemi edhe partnerë, siç e tha dhe Edi, ne duam të punojmë së bashku dhe KE dhe unë personalisht u qëndrojmë vendosmërisht angazhimeve tona. 

Shqipëria ka dhënë të gjitha këto rezultate, i ka kryer detyrat që i janë kërkuar. E di që ka qenë një rrugë e gjatë dhe e di që ju keni bërë përpjekje të mëdha, keni qenë të suksesshëm, jeni të suksesshëm. Tani jemi ne që duhet të nisim Konferencën e parë Ndërqeveritare. e Ne po punojmë fort nga ana jonë. E di që këtë gjë duhet ta bëjmë dhe e di që ky është borxhi që ne i kemi të rinjve, rinisë shqiptare që besojnë tek e ardhmja në BE, që e shikojnë veten si qytetarë të ardhshëm të BE-së. 

 

Më lejoni po ashtu që t’ju uroj për faktin që Tirana u zgjodh dhe kryeqyteti europian i rinisë i vitit 2022, pra, është rinia jonë. Në shumë mënyra e ardhmja jonë e përbashkët tashmë ka filluar jo vetëm me shkollat, por edhe me bashkëpunimin tonë për këto përparësi të përbashkëta që ne kemi. Sigurisht, së pari, është rimëkëmbja nga pandemia dhe këtu kemi dy shtylla kryesore e po punojmë në formë intensive për to, nga njëra anë kemi vaksinimin dhe nga ana tjetër, rimëkëmbjen nga pandemia, por dhe fuqizimin e vetë rimëkëmbjes ekonomike.

 

Sa i përket vaksinimit, këtu ekipi Europë, skuadra Europë do të vazhdoje të qëndrojë krah jush. Kemi patur një fillim të vështirë në BE me miqtë tanë në Ballkanin Perëndimor, jemi të ndërgjegjshëm për këtë gjë, por jemi edhe të gatshëm që ta tejkalojmë këtë gj. Skuadra BE ka dhuruar më shumë se 430 mijë doza vaksinash në Shqipëri dhe vaksina të tjera do të vijnë. Ne e dimë në fakt që vaksinat shpëtojnë jetë, na shpëtojnë ne, shpëtojnë të dashurit e zemrës dhe është vaksinimi që ne na duhet sepse do të na ndihmojë që ta tejkalojmë pandeminë. Po ashtu do të na duhet të rrisim ritmin e vaksinimit dhe kjo është një çështje që ne e dëgjojmë në BE dhe në Ballkanin Perëndimor. Besimi është shumë i rëndësishëm, faktet janë shumë të rëndësishme, shkenca është shumë e rëndësishme. Thjesht dëshiroj të them që edhe ne mund t’ju ndihmojmë që të rikrijojmë këtë besim e që financimi i BE-së mund të përdoret pikërisht për këtë objektiv, në rast se ju dëshironi sigurisht.

Sa i përket pandemisë, më lejoni të them dhe më lejoni që t’ju përgëzoj sepse Shqipëria është bërë pjesë e platformës së BE-së për certifikatën COVID. Ky është lajm i mirë, sepse do të bëjë të mundur dhe udhëtimin ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së, pra, që të jeni plotësisht të vaksinuar me vaksina, të cilat janë të miratuara nga EMA dhe ju duhet thjesht kodi QR në mënyrë që ju të mund të udhëtoni. Ky është vërtetë një hap i madh.

Sa i përket rimëkëmbjes, këtu, ne në fakt kemi investuar në mënyrë të konsiderueshme për t’u marrë me pjesën emergjente të krizës, kemi mobilizuar 3.3 miliardë euro për të mbështetur rajonin. Shqipëria ka marrë 230 milionë euro me anën e granteve dhe financimeve në mënyrë që t’ju ndihmojmë ju me pasojat e pandemisë, ashtu siç kemi bërë dhe me BE-në ku kemi pompuar në ekonomi likuiditet të shumtë, sepse pasojat e pandemisë ishin të mëdha. Këtu kishim të bënim me pajisje mjekësore, por dhe me paketa të plota për rimëkëmbjen ekonomike, por dhe të rajonit.

Tani sytë duhet t’i hedhim drejt të ardhmes, pra, investime që do të bëjnë të mundur një rimëkëmbje që të zgjasë ndër vite, një rimëkëmbje solide, të fortë e këtu nuk bëhet fjalë thjesht për para, por për financim sepse ky është një partneritet ndërmjet të barabartëve, sepse ashtu si në Bashkimin Europian, qytetarët e Shqipërisë e në veçanti të rinjtë meritojnë një të ardhme më të gjelbër e më digjitale. Ata kanë nevojë e meritojnë në fakt, vende pune, të cilat janë të mirëpaguara. Ky është në fakt plan i ynë i investimeve dhe ekonomik për Ballkanin Perëndimor. Me pak fjalë, në tryezë, ne kemi vënë 9 miliardë euro dhe e rëndësishme për ne dhe kjo funksionon në vetvete, është që ju jeni ata që bëni propozimet për projekte cilësore, solide, të forta, në mënyrë që ne sëbashku të arrijmë të sjellim edhe më shumë se 20 miliardë euro të tjera në investime. Ky është objektivi ynë. E kemi filluar tashmë këtë gjë. Me anën e këtij plani investimesh ekonomike, ne tashmë kemi sjellë 500 milionë euro e me këtë kam kënaqësinë të them që ne do të propozojmë edhe një shtesë prej 600 milionë eurosh për këtë vit. Kështu që le të kemi sukses me këtë plan, një sukses të përbashkët, sigurisht.

Ne po bashkëpunojmë ngushtësisht me njëri-tjetrin dhe dëshiroj që të them që po bashkëpunojmë si partnerë në Ballkanin Perëndimor, duke identifikuar projektet më të mira, për të krijuar vende pune, për të lidhur rajonin e nëse mundem Edi, dëshiroj të them që për Shqipërinë do të punojmë për rehabilitimin e lidhjes së hekurudhës së Tiranës dhe Durrësit me Podgoricën, si dhe do të rehabilitojmë edhe Fierzën. Këto janë vetëm 2 prej shumë shembujsh e projekte shumë interesante, të cilat ju vetë i keni propozuar.

Plani i investimeve ekonomike do të krijojë vende pune, do të sjellë rritje ekonomike në rajon, por është thelbësore që të jepet mbështetje për integrimin brenda për brenda rajonit, pra, të gjashtë partnerët në rajon duhet të ecin përpara me shpejtësi për tregun e përbashkët rajonal. Prandaj faleminderit që ju e përmendët edhe rëndësinë e Procesit të Berlinit, që e theksuat këtë gjë. Unë jam plotësisht mbështetëse e fortë e këtij procesi. Kemi ende shumë për të bërë e ta dini që ne na keni partnerët e ne do të qëndrojmë krah jush. E kemi diskutuar këtë gjë edhe në të ardhmen dhe tashmë është shumë e rëndësishme që ne të ecim përpara, për të krijuar atë momentin e duhur për të patur sukses në të ardhmen. Këtë e them sepse sa më i shpejtë Procesi, aq më i shpejtë do të jetë dhe procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian, sepse, siç e thashë, Shqipëria meriton dhe e ardhmja e saj do të jetë në Bashkimin Europian e nuk ka pikë dyshimi. Prandaj unë jap mbështetjen time të plotë për të ecur përpara me negociatat për anëtarësimin me Shqipërinë dhje Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur. Ju i përmendët disa nga ato vështirësi. Më besoni kur them që unë jam e vendosur që kjo gjë të bëhet realitet, të ndodhë e që ne të kemi Konferencën e parë Ndërqeveritare, pra, që të fillojnë bisedimet për anëtarësim. Ne në fakt e kemi diskutuar këtë gjë edhe në të shkuarën, po vazhdojmë të punojmë fort për këtë gjë e unë dua shumë që ky proces të ecë përpara, që ne të kemi mundësinë të fillojmë përpara fundit të vitit. Ky është synimi.

Ju përmendët dhe një çështje tjetër, që rajoni ka nevojë për bashkëpunim, por dhe për pajtim. Ju keni punuar fort për këtë çështje dhe keni patur arritje. E shikojmë që rritja e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është shqetësuese. Është thelbësore që të ulet ky tension e të kemi rikthim në dialog. Edhe Bashkimi Europian u ndërtua mbi bazën e dialogut në fillimet e veta dhe si fillim u bazua tek zhvillimi ekonomik. Kjo solli mirëkuptim nga të gjitha palët e më pas solli edhe pajtim. Pra, ky është një proces i gjatë. Është një proces që sjell një të ardhme me paqe dhe begati. Këtë dëshirojmë që të arrijmë.

Prandaj në mbyllje, Zoti Kryeministër, i dashur Edi, dëshiroj ta përgëzoj Shqipërinë për ecurinë që ka patur në reformën në drejtësi, pra, progresin. Sigurisht që duhet t’i hedhim sytë drejt të ardhmes, por të mos harrojmë se çfarë është arritur në të shkuarën, gjithë këtë punë që është bërë. Dëshiroj po ashtu që t’ju përgëzoj edhe për progresin, ecurinë në luftën kundër krimit të organizuar, për strukturat e reja antikorrupsion. Ky ka qenë sukses vërtetë i madh dhe e di që ju tashmë po punoni për luftën kundër pastrimit të parave, si dhe hartimin e akteve nënligjore për të drejtat e pakicave. Konsolidimi i këtij historiku në fushën e reformave thelbësore është vendimtar dhe unë mirëpres punë të vazhdueshme në këtë drejtim.

Më lejoni të them Zoti Kryeministër, që unë me kënaqësi pres të ritakohemi në samitin e ardhshëm, javën që vjen në Slloveni, në Samitin midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Kështu që së bashku, ne do të vendosim drejtimin, kursin drejt së ardhmes. E si anëtare e ardhshme e Bashkimit Europian, unë dua që Shqipëria, dua që ju të merrni pjesë plotësisht në Konferencën për të ardhmen e Europës, pasi ne dëshirojmë të dëgjojmë zërin e qytetarëve shqiptar. Faleminderit!

– E nderuar zonja presidente, duket e largët zgjidhja e problemit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në të tilla kushte, që Shqipëria të mos vazhdojë të mbetet peng, siç edhe Kryeministri Edi Rama sapo e tha, a jeni e mendimit se duhet një ndarje mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë përsa i përket çeljes së Konferencës së parë Ndërqeveritare me Bashkimin Europian? Do të ishte me vlerë dhe një koment për këtë çështje nga Kryeministri Edi Rama. Faleminderit!

*Presidentja Von der Leyen: Ne kemi punuar fort për çeljen e kësaj Konference të parë Ndërqeveritare dhe dëshiroj ta ritheksoj faktin që ju keni bërë pjesën tuaj, keni kryer detyrat tuaja. Kjo është shumë e rëndësishme. Kemi kërkuar shumë prej jush dhe ju i keni kryer këto detyra dhe ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur që të tejkalojmë ato vështirësi, ato pengesa. E kjo nuk duhet të pengojë procesin e zgjerimit e këtu dua të jem shumë e qartë,  prandaj shpresoj shumë që ne të mund të fillojmë me Konferencën e parë Ndërqeveritare përpara fundit të këtij viti. Ky është synimi im.

Kryeministri Rama: Presidentja e tha dhe më parë, e përsëriti dhe në përgjigjen e dhënë që ka objektiv që para përfundimit të vitit të kryhet më në fund Konferenca e parë Ndërqeveritare ku Shqipëria të ulet në tryezë me BE-në dhe të fillojë formalisht negociatat për anëtarësim. Por ky është objektivi i Presidentes, ndërkohë që për sa më takon mua, unë e kam thënë edhe më parë dhe e përsëris; Nuk vë bast më për asnjë datë, për asnjë afat dhe pres me qetësinë e plotë si rastin kur ndodh, si rastin kur nuk ndodh. Jemi përgatitur disa herë për dasmë, ju e dini shumë mirë dhe krushqit nuk janë paraqitur. Tani ne nuk përgatitemi më për dasmë, ne thjesht vazhdojmë t’i bëjmë me vepra deklaratat e dashurisë, por se kur ndodh dasma, e kanë në dorë krushqit. Kështu që është shumë e qartë. Ne kemi në dorë vetëm të bëjmë punën tonë dhe punën tonë ne e bëjmë jo sepse na e imponon Brukseli, Berlini, Parisi apo gjithë Europa e bashkuar së bashku, por sepse na e imponon e ardhmja e fëmijëve tanë. Jemi me fat që gjendemi në mes të Europës. Është bekim për fëmijët tanë që lindin dhe rriten në mes të këtij kontinenti dhe një mur s’na ndan nga hapësira më e mirë që njerëzimi ka organizuar për paqen e sigurinë, që është Bashkimi Europian. Imagjinoni sikur të ishim në një kontinent tjetër, apo imagjinoni sikur të ishim nëpër shkretëtira, çfarë të ardhme do kishte për fëmijët tanë. Ky është fati ynë, ky është bekimi ynë e ne do vazhdojmë të shfrytëzojmë maksimalisht dijen e BE-së, eksperiencën e BE-së, mbështetjen e BE-së përmes procesit. Ky është një proces i pazëvendësueshëm për t’u rritur vetë, për t’u modernizuar, për të ndërtuar institucionet funksionale, demokratike, shtetin e të drejtës e të gjitha këto na duhen për veten tonë, na duhen për fëmijët tanë. Nuk na duhen për asnjë nga miqtë e partnerët tanë, se ata i kanë këto standarde. Pastaj hapen, nuk hapen, mbyllen, nuk mbyllen konferencat e kapitujt, kjo është një çështje e Bashkimit Europian dhe më saktë nuk është as e Komisionit, por është e Këshillit. E më saktë akoma nuk është as e Këshillit, por është e një anëtari të familjes europiane që gdhihet me inat me një tjetër dhe merr peng dhe një të tretë e kështu me radhë vazhdon kjo histori. Rëndësi ka për mua më shumë se çdo gjë, që Komisioni Europian dhe Presidentja sot e konfirmoi, mendojnë që Shqipëria e ka bërë detyrën e vetë. Kjo ka rëndësi. Në raport me BE-në. Në raport me vetveten, me të ardhmen kemi kaq shumë gjëra të tjera për të bërë saqë nuk duhet të humbasin fokusin, nuk duhet të humbasim durimin, nuk duhet të humbasim as qetësinë, as shpresën dhe ambicien, por duhet të vazhdojmë përpara.

– Siç konsiderohet nga të gjithë dhe siç është aktualisht situata në kufirin Kosovë- Serbi, Ballkani është një fuçi baruti që nga momenti në moment mund të shpërthejë e duke patur parasysh këtë situatë, duke patur parasysh dhe zhgënjimin për të cilin flet Kryeministri, sa i takon vendeve që presin të anëtarësohen në bashkimin Europian dhe kjo po zgjat me dekada tashmë, a mendoni se Open Balkan është një mënyrë për të stabilizuar këtë rajon, për të dhënë paqen për të cilën ju folët, apo është një mënyrë për t’u larguar ky rajon nga Bashkimi Europian? 

*Presidentja Von der Leyen: Mendoj se po të shikojmë ecurinë ekonomike, si dhe thellimin e marrëdhënieve ekonomike, si dhe ky treg i përbashkët rajonal, unë mendoj se Procesi i Berlinit është kuadri, të cilin ne po përdorim dhe i cili po e shtyn këtë proces dhe në fakt, procesin e integrimit përpara, si kuadër në të cilin të gjashta vendet e rajonit dhe ekonomitë e tyre nga i cili do të përfitojnë. Kjo ka qenë përvoja jonë me tregun e përbashkët në BE dhe kjo është dhe ajo që po shikojmë tashmë në rajon dhe çfarëdolloj iniciative, e cila është brendapërbrenda Procesit të Berlinit apo një iniciativë apo çdolloj iniciativë që sjell bashkëpunimin, mirëpritet prej nesh. Kështu që ne nuk duhet të shikojmë me imtësi fjalët, por të shikojmë kontekstin i cili propozohet, pra, të jetë një proces i hapur, gjithëpërfshirës, i cili i shtyn të gjithë të ecin përpara, i fton të gjithë që të jenë pjesë e tyre dhe thellon dhe marrëdhëniet ndërmjet vendeve dhe bashkëpunimin ndërmjet ekonomive të ndryshme të rajonit, që të ketë një integrim të thellë të ekonomive, sepse kjo në vetvete është pjesë e procesit.

Kryeministri Rama: Unë dua ta përsëris ose ta sqaroj, unë nuk jam i zhgënjyer sepse që të zhgënjehesh, duhet që të gënjehesh, por nuk më ka gënjyer mendja prej disa vitesh tanimë që ky proces është i parashikueshëm. Kështu  që nuk kam asnjë zhgënjim, sinqerisht. E kuptoj shumë mirë se çfarë ndodh në Bashkimin Europian, e kuptoj shumë mirë se çfarë ndodh në Këshillat Europianë, një herë ka njëri zgjedhje, pastaj ka tjetri zgjedhje, pastaj vijnë të tretët e papritur e pakujtuar dalin dhe nxjerrin një bidat tjetër, kjo është mënyra si funksionon. Këtu nuk ka asgjë për t’u gënjyer, për t’u zhgënjyer jo e jo. Është mënyra sesi është i organizuar Bashkimi Europian, kërkon durim, kërkon kohë, kërkon qetësi. Ajo që për ne është e rëndësishme nuk është a e bëmë apo nuk e bëmë një konferencë me Zoom. E rëndësishme është që ne të bëjmë punën. Për sa kohë ne kemi mbështetjen e Komisionit, kemi asistencën me të gjithë dijen dhe me të gjithë ekspertizën e BE-së, kemi objektivat përpara dhe ne realizojmë objektivat, ne e kemi bërë detyrën tonë. Pastaj, pjesa tjetër nuk varet nga ne dhe për një gjë që nuk varet nga ne, ne nuk kemi arsye as të gënjehemi, as të zhgënjehemi, është shumë e thjeshtë. E them me shumë qetësi, pa asnjë nuancë ironie apo cinizmi, sepse ky është realiteti. Ne nuk e ndryshojmë dot botën, ne kemi në dorë të ndryshojmë Shqipërinë. Bashkimin Europian e ndryshojnë ata që e kanë themeluar dhe që janë brenda tij sot, nëse duan ta ndryshojnë, për aq sa duan ta ndryshojnë, për aq sa mundet ta ndryshojnë. Ne nuk e ndryshojmë dot. Ne nuk mund dot të imponohemi, thjesht ne duhet t’i imponohemi të ardhmes me punë. Dhe këtu, BE-ja është një aleat i pazëvendësueshëm.

– Zonja Presidente, deri pak kohë më parë shqiptarët kanë qenë mbështetës të flaktë të BE-së. Sot, çfarë do t’i thoni një shqiptari, i cili ka qenë mbështetës deri dje i BE-së, por sot, në momentin kur sheh që Shqipërisë i mbyllet porta nga liderët e vendeve anëtare të Unionit, është shndërruar në një euroskeptik.

Ndërkohë për ju Zoti Kryeministër, vetëm durimi duhet? A mund të ketë ndonjë mjet presioni pozitiv drejt Bashkimit Europian? 

*Presidentja Von der Leyen: Përgjigja ime është që dera është e hapur e po hapet gjithnjë e më shumë, kjo është e rëndësishme. Ju keni ecur goxha, keni bërë shumë punë në të shkuarën dhe Shqipëria ka punuar fort që të arrijë të gjitha ato ndryshimet që duheshin bërë e për këtë duhet të jeni krenarë. Për këtë unë ju përgëzoj. Edhe vetë procesi ka sjellë të mira për Shqipërinë. Ne duam që ju të jeni krah nesh, të qëndroni krah nesh e do t’i thoja këtij shqiptari që ju keni shumë miq në BE, përfshirë mua dhe ne po punojmë fort për objektivin që Shqipëria të anëtarësohet në BE. Kështu që të punojmë secili prej nesh, me gjithçka që mund të bëhet në mënyrë që realiteti të bëhet vendi juaj në BE.

Kryeministri Rama: Çfarë do me thënë presion ndaj Bashkimit Europian? Meqë e mora si shembull dasmën dhe krushqit, po ju them që kur e do dikë, e do, nuk ke se çfarë bën dhe nuk mund t’i bësh presion ose më merr tani, ose unë do iki me atë tjetrën. Se nuk kemi ku shkojmë, ky është thelbi. Ne jemi në dashuri me Bashkimin Europian. Këta janë lodhur nga dashuria me njëri-tjetrin e thonë tani, do rrimë të marrim edhe një tjetër që na do, çfarë do bëjmë me të? Sa ta kalojnë këtë fazë, të jeni të sigurt që do na përqafojnë dhe do jetojmë të lumtur në të ardhmen.

– Zonja Presidente, për t’ju rikthyer dhe një herë temës së Ballkanit të Hapur; Bashkimi Europian, mbështet Ballkanin e Hapur apo Procesin e Berlinit? Për të vijuar tek e njëjta temë, për ju zoti Kryeministër; pse duhet një proces i dytë për të përshpejtuar një të parë, kur mund t’i kanalizonim të gjitha energjitë dhe burimet tek Procesi i Berlinit? 

*Presidentja Von der Leyen: Edhe një herë më lejoni të them që Procesi i Berlinit ka filluar tashmë, por dhe në mënyrë që të ketë një integrim të tregut të përbashkët. Kjo është më se e drejtë. Ju keni dhe angazhimin tim në mënyrë që ta shtyjmë Procesin e Berlinit përpara. Mund të ketë iniciativa, por këto iniciativa, siç e thashë, duhet të jenë gjithëpërfshirëse  në mënyrë që të respektojnë objektivin e përbashkët të këtij integrimi gjithnjë e më të fortë të tregut rajonal. Këto iniciativa duhet të jenë gjithëpërfshirëse, do të mirëpriten si të tilla, duhet të jenë vizionare për të ardhmen dhe duhet të respektojnë objektivat e përbashkëta dhe kështu do të kenë dhe mbështetjen time të plotë.

Kryeministri Rama: Nuk e di sa herë duhet ta përsëris megjithatë do ta përsëris pa u lodhur aq herë sa duhet, se ky nuk është një proces i dytë që konkurron me të parin apo që aq më pak bie ndesh me të parin. Ballkani i hapur shqip fare mund të quhet “i zoti e nxjerr gomarin nga balta” që do të thotë Procesi i Berlinit është iniciuar nga Kancelarja e Gjermanisë, është përqafuar nga BE, është përqafuar nga Komisioni Europian, por nuk ecën dot me ritmin që ne duam, në rast se ne nuk marrim përsipër ta shtyjmë atë përpara, por vetëm presim që ta shtyjnë atë nga Berlini, ta shtyjnë nga Parisi, apo ta shtyjnë nga Brukseli. Është i njëjti proces, nuk janë dy procese të ndryshme. I vetmi ndryshim është që procesin e Berlinit e udhëheqin miqtë dhe partnerët tanë, të cilët kanë 1001 halle të tjera dhe nuk çohen në mëngjes me pyetjen se “si po ecën procesi i Berlinit” se dhe as nuk e kanë mendimin e fundit në darkë para se të flenë se “si eci sot procesi i Berlinit në Ballkan”, se Gjermania, Franca, Europa, BE kanë shumë gjëra të tjera përpara sesa të mendojnë për Ballkanin, ndërkohë që ne këtu jemi dhe ne kur çohemi në mëngjes pyesim “si po ecën sot ekonomia jonë, si po ecën sot tregtia jonë, si po ecën sot turizmi ynë, si po ecin sot eksportet tona, si po ecin sot ndërlidhjet” e kështu me radhë.

Këto janë pyetjet që ja bëjmë ne vetes në mëngjes, nuk janë pyetje që ja bëjnë vetes as Kancelarja e Gjermanisë, as Presidentja e Komisionit Europian sepse kanë shumë pyetje të tjera për t’i bërë vetes. E në fund të ditës, para se ne të mbyllim sytë pyesim veten çfarë bëmë ne për këto punë. Ndërkohë që miqtë dhe partnerët tanë sigurisht që ky është një projekt i rëndësishëm, por nuk është projekti për të cilin punojnë gjithë ditën. E për këtë arsye, ne duhet ta shtyjmë këtë projekt përpara. Kjo do të thotë që mbi të gjitha principet dhe mbi të gjitha drejtimet e përcaktuara nga procesi i Berlinit që është procesi mëmë, ne t’i shtyjmë përpara dhe t’i realizojmë de fakto ato që thuhen dhe deklarohen një herë në vit kur bëhet Procesi i Berlinit. Se ajo që ndodh është se shkojmë nga samiti në samit dhe progres nuk ka.

Përsëriten po ato deklarata që janë deklaratat e duhura për parimet, por ndërkohë u bënë pak nga pak, 8 vjet që ka nisur Procesi i Berlinit dhe në 8 vjet akoma, ne kemi mure me barriera jotarifore, akoma nuk kemi njehsimin e dokumenteve që i duhen eksportuesve për të mos qëndruar në çdo kufi me orë dhe nganjëherë me ditë të tëra. Akoma kemi regjime nga më të ndryshme të trajtimit të tregtisë nga një vend në tjetrin. Pse? Do vije qeveria gjermane t’i bëjë këto apo do vijë qeveria franceze? Do merren vesh Kancelarja e Gjermanisë me presidentin e Francës si do trajtohet perimet dhe frutat në kufijtë e Ballkanit apo do t’i bëjmë ne?

E fundit që kam edhe nga pikëpamja e inkluzivitetit,  Ballkani i hapur është i hapur për të gjithë, kush do vjen, kush nuk do, nuk vjen, por ama nuk na merr peng të gjithëve sepse Procesi i Berlinit ka dhe këtë problemin e pengmarrjes se nëse duam që të gjashtë vendet të nënshkruajnë marrëveshje dhe një vend të thotë s’dua, dhe ne të tjerët rrimë dhe presim. Ndërkohë që, këtu jemi në kushtet kur çdo vend merr pjesë ose nuk merr pjesë dhe çdo vend që merr pjesë firmos çfarëdo marrëveshje që të dojë, por ne nuk do presim. Se dikush thotë “s’dua” atëherë është e drejta jote, vazhdo aty ku je, por ne duam ta çlirojmë potencialin ekonomik, potencialin shoqëror dhe potencialin e paqes që ka këtu.

E kam  thënë përpara, e përsëris dhe sot, e tha dhe presidentja, mos e harroni si u ndërtua Evropa, BE. Se Procesi i Berlinit çfarë është në fund të fundit? Është një sintezë e aplikuar për Ballkanin e projektit të BE, nuk është një gjë tjetër. Si e bënë ata pas luftës, duke i kthyer kurrizin njëri-tjetrit, duke u marrë me çfarë i bënë njeri-tjetrit në luftë apo duke bashkëpunuar? Dhe si bashkëpunuan? Bashkëpunuan duke ndërtuar njëherë atë komunitetin e qymyrit, hekurit dhe çelikut, pastaj bashkëpunuan duke bërë traktatin e Romës për tregun e përbashkët. U deshën disa vite, pastaj erdhi koha kur Ëilly Brandt në emër të Gjermanisë  kërkoi ndjesë në vitin  1969, por paqja përfundimtare dhe shkrirja përfundimtare e akujve, mbyllja përfundimtare e historive të së shkuarës dhe transformimi përfundimtar i Aleancës franko- gjermane në boshtin e Evropës ë bashkuar erdhën pas vite e vitesh,  ku u ndërtua besimi me një marrëveshje këtu, një marrëveshje atje, marrëveshje të vogla në fillim pastaj pak më të mëdha, por për çfarë u bënë këto marrëveshje? Për të harruar luftën, për të harruar krimet, për të harruar të shkuarën? Jo! Ato marrëveshje u bënë se ndërkohë njerëzit duan të jetojnë, ndërkohë njerëzit duan të ushqehen, ndërkohë njerëzit duhet të arsimohen, ndërkohë njerëzit duhet të kenë më shumë punë, më shumë të ardhura, prandaj u bënë ato marrëveshje, prandaj bëhen dhe këto marrëveshje. Kështu që vendosja në një zjarr të kryqëzuar e miqve dhe partnerëve tanë qoftë në Bruksel, qoftë në Berlin , qoftë kudoqoftë, që disa i thonë Ballkani i hapur duhet, disa i thonë që Ballkani i hapur s’na duhet, sigurisht bën që miqtë tanë të jenë sa më të ekuilibruar që të mos krijohet çekuilibër këtu. Ballkani i hapur është vendosur dhe do të bëhet dhe çdo vit e më shumë do provohet që është gjëja e duhur dhe Ballkani i hapur do jetë patjetër hapësira ku të gjithë do të vijnë njëri pak më shpejt, tjetri pak më vonë dhe kush vjen më vonë thjesht i humbet kohë dhe vend popullit të vet. Kaq e thjeshtë është kjo. Ballkani i hapur është interes strategjik dhe është mekanizmi që bën procesi i Berlinit.

Për ta mbyllur i thashë Presidentes dhe këtë. Për një projekt të BE-së që realizohet në Shqipëri, ndërtohet një entitet për çdo projekt që quhet njësia e zbatimit të projektit.

Pra, Ballkani i hapur është njësia e zbatimit të projektit të Procesit të Berlinit. Ne do të jemi njësia e zbatimit të projektit.  Nuk mund të na e zbatojnë projektin as në Gjermani, as në Francë as në Bruksel, sepse nuk kanë as detyrën ta bëjnë këtë, as kohën ta bëjnë këtë, as mundësinë dhe as s’kanë pse të kenë angazhimin për ta bërë këtë sepse janë votuar për të bërë shumë gjëra të tjera më përpara sesa të bëjnë Ballkanin e hapur, apo sesa të merren me gjithë kalamajtë e Ballkanit.

Ju faleminderit!

*Përkthim simultan

 

Rama: Open Balkan do bëhet, është njësi zbatimi për procesin e Berlinit! Von der Leyen: E mirëpritur, por të jetë i hapur dhe gjithpërfshirës

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama janë pyetur në konferencë për shtyp për Procesin e berlinit dhe “Open Balkan”.

Rama ka siguruar se janë i njëjti process, ndryshimi i vetëm është se njëri drejtohet nga partnerët ndërkombëtare kurse i dyti nga vetë vendet e rajonit.

Von der Leyen tha se çdo iniciativë në Ballkan është e mirëpritur, me kusht që të jetë e hapur, gjithpërfshirëse dhe në të mirë të vendeve.

Von der Leyen: Po të shohim ecurinë ekonomike dhe thellimin e marrëdhënieve dhe tregun e përbashkët rajona, mendoj se Procesi i berlinit është kuadri që po shtyn procesin dhe integrimin përpara si kuadër që 6 vendet e rajonit dhe ekonomitë e tyre nga të cilat përfitojnë. Kjo ka qenë përvoja jonë në BE.

 

Çdo lloj iniciative brenda Procesit të Berlinit, apo bashkëpunuese mirëpritet prej nesh. Nuk duhet të shohim fjalët, por kontekstin. Të jetë process i hapur, gjithpërfshirës, i shtyn të gjithë të ecin përpara, if ton të gjithë dhe thellon bashkëpunimin që të ketë integrim të thellë. Kjo është pjesë e procesit.

 

Edi Rama: Nuk jam i zhgënjyer, që të zhgënjehesh duhet të gënjehesh. Nuk më ka gënjyer mendja që ky process është i parashikueshëm. S’kam zhgënjim, e di çfarë ndodh në BE, e di çfarë ndodh në Këshill Europian, njëherë ka zgjedhje, tjetri zgjedhje, vijnë të tretët nxjerrin diçka. Kjo është mënyra s’i funksionon. Nuk kam gjë. Është mënyra si ëshët organizuar BE, kërkon durim, kohë, qetësi. Ajoq ë për ne është e rëndësishme, nukë shtë se e bëmë apo jo një konferencë me zoom, dueht të bëjmë punën. Për sa kohë kemi mbështetjen e KE, asistencën me të gjithë dijen dhe ekspertizën e BE, objektivat përpara, realizojmë objektivat, e kemi bërë detyrën.  Për një gjë që nuk varet nga ne s’kemi arsye të gënjehemi a zhgënjehemi. E them pa ironi, cinizëm. Ky është realiteti, nuk e ndryshojmë dot botën. Mund të ndryshojmë Shqipërinë, BE e ndryshojnë ata që e themeluan dhe që janë brenda tij sot. Nëse duan ta ndryshojnë, për aq sa munden, ne nuk e ndryshojmë dot. S’mund të imponohemi, duhet ti imponohemi të ardhmes me punë. BE është aleat i pazëvendësueshëm.

Von der Leyen: Dera është e hapur, po hapet gjithnjë e më shumë. Ju keni ecur goxha, keni bërë shumë punë nët ë shkuarën, Shqipëria ka punuar fort. Ju përgëzoj! Vetë procesi ka sjellë të mira për Shqipërinë. Duam që të jemi krah nesh, të jeni krah nesh. Do i thoja shqiptarët që keni shumë miq në BE, përfshirë mua, dhe po punojmë fort për objektivin. Të punojmë secili prej nesh me gjithçka mundemi.

Edhe njëherë më lejoni të them që Procesi i berlinit ka filluar, në mënyrë që të ketë integrimt të tregut të përbashkët. Keni angazhimin tim që ta shtyjmë para Procesin. Mund të ketë iniciativa, por duhet të jenë gjithpërfshirëse dhe synimin e integrimit. Këto iniciativa do të mirëpriten, të realizojnë objektivat e përbashkëta.

Rama: Do e përsëris sërish. Ky nuk është proces i dytë që konkurron me të parin, apo që aq më pak bie ndesh me të parin. Procesi i berlinit është iniciuar nga kancelarja gjermane, u përqafua nga BE, është përqafuar nga KE, por nuk ecën dot me ritmin që ne duam, në rast se ne nuk marrim përsipër ta shtyjmë përpara, por presim ta shtyjnë nga Berlini apo Parisi apo Brukseli. Është i njëjti. I vetmi ndrsyhim që Procesin e Berlinit e udhëheqin miqtë e partnerët tanë, kanë një mijë e një halle të tjera. Nuk zgjohen me pyetjen si po ecën.

Mbi të gjitha principet e përcaktuara nga procesi i Berlinit ne të shtyjmë përpara. U bënë pak nga pak 8 vjet që ka nisur procesi i Berlinit dhe akoma kemi mure me barriera jo tarifore, nuk kemi njehsimin e dokumenteve që i duhen eksportuesve për të mos qëndruar në kufi, kemi regjime nga më të ndryshmet. Pse? Do merret vesh kancelarja gjermane me Presidentin eFrancës për perimet apo do i bëjmë ne.

Paqja përfundimtare dhe shkrirja e akujve erdhë pas vitesh e vitesh kur u ndërtua besimi me një marrëveshje këtu e atje. Po për cfarë u bënë ato marrëveshje? Për të harruar luftën, të shkuarën? Jo! Ato marrëveshje u bënë sepse njerëzit duhet të jetojnë, të ushqehen,  të arsimohen njerëzit të kenë më shumë pune e të ardhura.

Pra, Ballkani i hapur, është vendosur dhe do bëhet dhe cdo vit e më shumë do provohet që është gjëja e duhur dhe do të jetë hapsira ku të gjithë do vijnë, njëri me shpejt tjetri më vonë. Është një interes strategjik dhe është mekanizmi që bën procesin e Berlinit. Është njësia e zbatimit të projektit të procesit të Berlinit. Ne duhet të jemi njësia e zbatimit të projektit, nuk mund të na e zbatojnë projektin as në Gjermani as në Francë, nuk e kanë për detyrë ta bëjnë këtë se janë votuar për të bërë shumë gjëra më përpara, se sa të merren të bëjnë Ballkanin e Hapur apo të merren me gjithë kalamajtë e Ballkanit.

“Shqipëria ndodhet në situatë absurde”, Rama në konferencë me Von Der Leyen: Paqja e papërfunduar në rajon pa zgjidhur njëherë e mirë çështjen e njohjes së Kosovës

Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën me Presidenten e KE Ursula Von Der Leyen se Shqipëria ndodhet në situatë absurde si rezultat i bllokimit që Bullgaria i ka bërë Maqedonisë së Veriut, duke e cilësuar pengmarrje.

Ai theksoi se pak ditë para samitit, Shqipëria dhe KE janë në një linjë duke theksuar se paqja në rajon është e papërfunduar pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Kemi folur me presidenten edhe për procesin. Kemi folur për situatën absurde në të cilën ndodhet Shqipëria në këtë moment si rezultat i bllokimit që Bullgaria i ka bërë Maqedonisë së Veriut dhe faktikisht një pengmarrjeje ndërkohë që ne i kemi bërë të gjitha detyrat dhe presim të ulemi në tryezë me BE për konferencën e parë ndërqeveritare.
Faleminderit presidentet Von der Leyen e cila është një avokate e palëkundur e procesit. Është prej kohësh dhe para se të ishte në këtë pozicion, në ata që janë të bindur për rëndësinë e Ballkanit Perëndim në BE dhe është papushim në përpjekjen për ta nxitur procesin. KE për hir të së vërtetës ka disa vite që jep rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave. Komisioni është i rreptë, por njëkohësisht është dhe i parashikueshëm sepse bazohet në fakte, në prova, në raportime që lidhen me përmbushjen objektive të detyrave. Ndërkohë që kur gjërat shkojnë në Këshillin Europian fillon politika, duhet konsensus, po nuk ranë dakord 27, mjafton njëri për ta bllokuar. E falënderoj presidenten për përpjekjen që po bën për ta zhbllokuar këtë situatë.
Realisht për një person dhe një figurë të Europës si Ursula von Derl Leyen për sa më takon mua dhe shqiptarëve, falënderimet nuk janë asnjëherë të mjaftueshme.
Kemi folur dhe për ecurinë e procesit të bashkëpunimit rajonal. Von Der Leyen është një prej bashkëpunëtorëve të ngushta të kancelares Merkel, një prej njerëzve që nisi procesin e Berlinit dhe për këtë arsye e njeh mirë dhe e mbështet procesin siç është, për përafrimin e Ballkanit Perëndimor me BE, por edhe të rritjes së kapaciteteve brenda për brenda Ballkanit Perëndimor. Në vigjilje dhe të samitit të Ballkanit Perëndimor me BE pas pak ditësh në Slloveni, kemi diskutuar për të gjitha problematikat e këtij procesi dhe jemi në të njëjtën linjë për domosdoshmërinë që procesi të shtyhet përpara, që paqja e shumëkërkuar, e cila është e papërfunduar pa zgjidhur njëherë e mirë çështjen e njohjes së Kosovës, kërkon durim, dialog. Krijim të besimit reciprok mes palëve”, deklaroi Rama.

Plani i Investimeve të BE/ Presidentja e KE zbulon propozimet: Për Shqipërinë do të punojmë për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë-Durrës-Podgoricë dhe Fierzës

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen ka dhënë detaje nga plan ii investimeve të BE për Ballkanin Perëndimor dhe Shqipërinë veçanërsht.

Ajo a zbuluar se dy propozimet nga Shqipëria janë projektet e rehabilitimit të hekurudhës Tiranë-Durrës-Podgoricë dhe hidrocentralit të Fierzës.

Deri më tani sipas Presidentes janë 9 miliardë euro, synimi është për të sjellë dhe 20 miliardë të tjera, teksa deri më tani kanë ardhur 500 milion euro dhe do të propozohen edhe 600 milion euro brenda vitit.

 

 

‘’Duhet të rrisim ritmin e vaksinimit, e dëgjojmë në BE dhe Ballkna. Besimi, shkenca janë shumë të rëndësishme. Edhe ne mund t’ju ndihmojmë, të rikrijojmë këtë besim.

Sa i përket pandemisë, më lejoni të them dhe t’ju përgëzoj se SHqipëria është bërë pjesë e BE për certifikatën e vaksinimit. Ky është lajm i mirë. Që të jeni plotësisht të vaksinuar, me vaksina nga EMA, dhe ju duhet vetëm kodi QR.

Sa i përke rimëkëmbjes, kemi investuar në mënyrë të konsiderueshme. Kemi mobilizuar 3.3 miliardë euro, Shqipëria ka marrë 230 milion euro për t’ju ndihmuar me pasojat e pandemisë. Pasojat ishin të mëdha. Sigurisht këtu kishim të bënim me pajisje mjekësore për rimëkëmbjen ekonomike. Tani duhet rimëkëmbje solide, ky është partneritet i barabartë. Qytetarët e Shqipërisë meritojnë një të ardhme të gjelbër e dhixhitale. Meritojnë vende pune të mirëpaguara, ky është plani ynë i investimeve, ekonomike për Ballkanin. Kemi vënë në tryezë 9 miliardë euro. Ju bëni propozime për projekte cilësore, solide, të forta që së bashku të sjellim më shumë se 20 miliardë euro të tjera. Ky është objektivi ynë, kemi sjellë 500 milione uro. Do të propozojmë dhe një shtesë prej 600 milion eurosh për këtë vit. Le të kemi një sukses në këtë plan.

Po bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, po bashkëpunojmë si partner duke identifikuar projektet më të mira, krijuar vende pune, dua të them që për Shqipërinë do të punojmë për rehabilitimin e Tiran-Durrës-Podgoricë dhe Fierzën. Këto dy janë prej projekte, ju i keni propozuar.

PLani do të krijojë vende pune. Është thelbësore që të jepet mbështetje për integrimin brenda rajonit, duhet të ecin përpara për tregun e përbashkët rajonal. Faleminderit që përmendët Procesin e Berlinit. Kemi ende shumë për të bërë, na keni partner do na keni krahë jush. Të ecim përpara për të krijuar momentin e duhur për të patur sukses.

Sa më i shpejtë Procesi, aqë më shpejt dhe integrimi në BE. Shqipëria meriton dhe do të jetë në BE, nuk ak pikë dyshimi. Jap mbështetje të plotë për negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut sa më shpejt. Ju përmendët disa vështirësi, unë jam e vendosur që të kemi tryezën e parë ndërqeveritare. E kemi diskutuar edhe në të shkuarën, po punojmë për këtë. ‘’- tha Von der Leyen.

Mbledhja e konferencës së parë ndërqeveritare, Rama: Nuk vë më baste për datën. S’varet as nga ne, por nga një shtet që gdhihet me inate me një shtet tjetër

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me Presidenten e KE, Ursula von der Leyen, tha se anëtarësimi i Shqipërisë në BE nuk varet më prej tyre.

Ai shtoi se vendimi për mbledhjen e konferencës së parë ndërqeveritare po mbahet peng nga një shtet i tretë, që ka inate me një shtet që është në pritje për t’u anëtarësuar, duke nënkuptuar këtu Maqedoninë e Veriut. Rama nënvizoi se detyra e Shqipërisë tanimë është që të presë me qetësi dhe të vijojë përpara me punët e mira.

 
Edi Rama Konference

“Presidentja e tha dhe më parë dhe e përsëriti që ka objektiv që para përfundimit të vitit të kryhet më në fund konferenca e parë ndërqeveritare ku Shqipëria të fillojë formalisht negociatat për anëtarësim. Sa më takon mua, e kam thënë dhe më parë dhe e përsëris, nuk vë bast më për asnjë datë, për asnjë afat dhe pres me qetësinë e plotë si në rastin kur ndodh dhe rastin kur nuk ndodh. Jemi përgatitur disa herë për dasmë dhe krushqit nuk janë paraqitur. Ne do bëjmë me vepra deklaratat e dashurisë, se kur ndodh dasma e kanë në dorë krushqit, është e qartë, ne kemi në dorë të bëjmë punën tonë dhe punën tonë e bëjmë jo sepse na imponon Brukseli, Parisi apo Evropa e Bashkuar, por sepse na imponon e ardhmja e fëmijëve tanë. Jemi me fat që gjendemi në qendër të Evropës. Është bekim për fëmijët tanë që rriten në mes të këtij kontinenti dhe një mur na ndan nga hapësira më e mirë që është BE. Ky është fati ynë, bekimi ynë dhe do të vijojmë të shfrytëzojmë dijen e BE, eksperiencën e saj, mbështetjen e BE, përmes procesit.

Më pas, hapen nuk hapen, mbyllen nuk mbyllen konferencat dhe kapitujt kjo është çështje e BE, më saktë s’është e komisionit, por e këshillit, më saktë s’është e këshillit, por një anëtari të BE, që gdhihet me inat me një tjetër dhe merr peng e një të tretë e kështu me radhë vazhdon kjo histori. Komisioni Evropian, mendojnë që Shqipëria e ka bërë detyrën e vet në raport me BE, në raport me vetveten dhe të ardhmen kemi shumë gjëra për të bërë e nuk duhet të humbasim durimin e shpresën, por duhet të vazhdojmë përpara”, tha Rama.

Ursula Vonder Lein

“E rëndësishme beteja e Shqipërisë për Reformën në Drejtësi”, Presidentja e KE: Pres ende rezultate. Ja kur mund të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, gjatë konferencës për media në Qerek të Krujës, ku inspektoi shkollën e rindërtuar nga BE, tregoi përparimin që ka bërë Shqipëria në Reformën në Drejtësi dhe në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Ajo tha se Shqipëria i ka bërë detyrat e saj, ndërsa shtoi se ka objektiv që brenda vitit të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare.

“Rajoni ka nevojë për bashkëpunim dhe pajtim. Ju keni punuar për këtë çështje, rritja e tensioneve mes Kosovës dhe Shqipërisë është shqetësuese. Është e rëndësishme që të ulen tensionet dhe të vendoset dialogu. Edhe BE u arrit falë dialogut. Pra ky është një proces i gjatë, i cili sjell një të ardhme me paqe dhe begati. Dëshiroj ta përgëzoj Shqipërinë për përparimin që ka pasur me reformën në drejtësi. Sigurisht që duhet të drejtojmë sytë drejt së ardhmes, por duhet parë dhe e shkuara. Ky ka qenë sukses i madh dhe e di që po punoni për luftën e pastrimit të të ardhurave. Pres punë të tjera në këtë drejtim. Së bashku do të vendosim kursin e të ardhmes.

Si anëtare e të ardhmes në BE, unë dua që Shqipëria të marrë pjesë në konferencë për të ardhmen e Evropës, pasi ne duam të dëgjojmë zërin e qytetarëve shqiptarë. Ne kemi punuar fort për çeljen e konferencës së parë ndërqeveritare. Ju i keni kryer detyrat tuaja, kemi kërkuar shumë dhe ju i keni bërë dhe ne do të bëjmë gjithçka për të kapërcyer pengesat. Shpresoj shumë që të fillojmë me konferencën e parë ndërqeveritare në fund të këtij viti”, tha Von der Leyen.

Mbledhja e konferencës së parë ndërqeveritare, Rama: Nuk vë më baste për datën. S’varet as nga ne, por nga një shtet që gdhihet me inate me një shtet tjetër

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me Presidenten e KE, Ursula von der Leyen, tha se anëtarësimi i Shqipërisë në BE nuk varet më prej tyre.

Ai shtoi se vendimi për mbledhjen e konferencës së parë ndërqeveritare po mbahet peng nga një shtet i tretë, që ka inate me një shtet që është në pritje për t’u anëtarësuar, duke nënkuptuar këtu Maqedoninë e Veriut. Rama nënvizoi se detyra e Shqipërisë tanimë është që të presë me qetësi dhe të vijojë përpara me punët e mira.

“Presidentja e tha dhe më parë dhe e përsëriti që ka objektiv që para përfundimit të vitit të kryhet më në fund konferenca e parë ndërqeveritare ku Shqipëria të fillojë formalisht negociatat për anëtarësim. Sa më takon mua, e kam thënë dhe më parë dhe e përsëris, nuk vë bast më për asnjë datë, për asnjë afat dhe pres me qetësinë e plotë si në rastin kur ndodh dhe rastin kur nuk ndodh. Jemi përgatitur disa herë për dasmë dhe krushqit nuk janë paraqitur. Ne do bëjmë me vepra deklaratat e dashurisë, se kur ndodh dasma e kanë në dorë krushqit, është e qartë, ne kemi në dorë të bëjmë punën tonë dhe punën tonë e bëjmë jo sepse na imponon Brukseli, Parisi apo Evropa e Bashkuar, por sepse na imponon e ardhmja e fëmijëve tanë. Jemi me fat që gjendemi në qendër të Evropës. Është bekim për fëmijët tanë që rriten në mes të këtij kontinenti dhe një mur na ndan nga hapësira më e mirë që është BE. Ky është fati ynë, bekimi ynë dhe do të vijojmë të shfrytëzojmë dijen e BE, eksperiencën e saj, mbështetjen e BE, përmes procesit.

Më pas, hapen nuk hapen, mbyllen nuk mbyllen konferencat dhe kapitujt kjo është çështje e BE, më saktë s’është e komisionit, por e këshillit, më saktë s’është e këshillit, por një anëtari të BE, që gdhihet me inat me një tjetër dhe merr peng e një të tretë e kështu me radhë vazhdon kjo histori. Komisioni Evropian, mendojnë që Shqipëria e ka bërë detyrën e vet në raport me BE, në raport me vetveten dhe të ardhmen kemi shumë gjëra për të bërë e nuk duhet të humbasim durimin e shpresën, por duhet të vazhdojmë përpara”, tha Rama.

Comment

*