Dritan Abazoviq hap për publikun mbledhjet e qeverisë së Malit të Zi

Podgoricë, 29 prill 2022 – Ditën e pare si kryeministër i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka marrë vendim të hapë për publikun mbledhjet e qeverisë së tij.

Abazoviq ka njoftuar se prej sot (e premte) mbledhjet e qeverisë së Malit të Zi do të jenë të hapura për publikun. Ai ka thënë se kështu do të rritet transparenca e qeverisë, gjë që do të shtojë besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore.

Abazoviq ka thënë gjithashtu se qytetarët duhet të përfshihen plotësisht në  procesin e vendimarrjes.

“Duke filluar nga sot, mbledhjet e qeverisë së Malit të Zi do të jenë të hapura për publikun. Për të rritur kështu transparencën e përgjithshme dhe duke forcuar besimin në institucionet e sistemit.

Qytetarët duhet të jenë të përfshirë në tërësi në procesin vendimmarrës“, ka shkruar Abazoviq në rrjetet sociale.

(r.m.)