Dritan Abazoviq nënshkruan Marrëveshjen Themelore me Kishën Ortodokse Serbe

Podgoricë, 3 gusht 2022 – Kryeministri i Mali të Zi, Dritan Abazoviq, njoftoi se të mërkurën është nënshkruar Marrëveshja Themelore ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe (KOS), me seli në Beograd.

“Kam nderin dhe kënaqësinë që m’u dha ky rast jo i përdërditshëm  të nënshkruan Marrëveshjes Themelore me KOS dhe këtë çështja ta mbyllim në mënyrë të bukur, shembullor e dinjitoze”, ka shkruar Abazoviq në Telegram, pas nënshkrimit të marrëveshjes

“Ideja e nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore me KOS është ide e vjetër. Më vjen keq që nuk është realizuar më herët, pork jo Qeveri është e vendosur që të gjitha bashkësive fetare t’u japë të drejta identike. Besoj se në këtë mënyrë përcillet mesazhi i paqes dhe tolerancës dhe se do të hapim një faqe të re”, ka theksuar Abazoviq,  citon gazeta “Pobjeda”.

Marrëveshja është nënshkruar në vilën shtetërore “Gorica”, në Podgoricë, pa paralajmërim dhe pa praninë e gazetarëve. Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije Periq, ka arritur në Podgoricë të mërkurën në mëngjes, pa paralajmërim.

Vila Shtetërore “Gorica”, ku u nënshkrua marrëveshja, ndodhet nën masa të rrepta sigurie nga policia.

Marrëveshja Themelore për marrëdhëniet ndërmjet shtetit të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe përmban kryesisht obligimet e shtetit dhe institucioneve ndaj kësaj bashkësie fetare.

Me këtë marrëveshje, Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi sigurohet eksterritorialiteti i objekteve fetare, hapet mundësia e mësimit fetar në shkollat publike, njihet subjektiviteti Kishës Ortokse serbe në  Mal të Zi gjashtë shekuj më parë se i Kishës Ortodokse Serbe në Serbi, i jep asaj kompetenca publike-juridike dhe ia siguron asaj status ligjor të barabartë me institucionet shtetërore në disa fusha.

Marrëveshja Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, që nga momenti i publikimit të saj, shkaktoi konflikte brenda Qeverisë së Dritan Abazoviqit dhe mes anëtarëve të shumicës qeverisëse.

Një pjesë e mazhorancës qeverisëse, Partia Demokratike e Socialistëve dhe Partia Socialdemokrate thanë se Marrëveshja Themelore me KOS është kundër interesave kombëtare të Malit të Zi dhe nuk është në pajtim me Kushtetutën e me ligjet e Malit të Zi.

(r.m.)

Comment

*