Dua Lipa bën shenjën e shqiponjës në Kalanë e Krujës

Prej disa ditësh në Shqipëri ndodhet artistja e njohur me famë botërore Dua Lipa. Ajo mbetet një yll botëror, dhe një vajzë tipike shqiptare, e thjeshte dhe krenare.

Pas vizitës në Tiranë bashkë me familjen e saj, Dua vizitoi edhe qytetin historik të Krujës.

E shoqëruar nga prindërit, Dukagjin dhe Anesa Lipa, motra dhe vëllai i saj i vogël, Dua ka vizituar Muzeun Historik dhe Etnografik.

Karakteristikat e mësipërme që listuam, Dua përmes postimit të fundit i vërtetoi edhe njëherë më së miri.

Këngëtarja ka ndarë 70 milion ndjekësit e saj momente të shkëputura nga vizita në Krujë dhe në ballinë të këtij seti fotografik sigurisht që do të ishte fotoja e Duas duke bërë shqiponjën me duar.

Epra, edhe njëherë ajo i ka treguar botës së sa krenare është që është shqiptare!