Dua Lipa ia mëson shqipen mikeshës së saj (Video)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është shprehur gjithmonë krenare me origjinën e saj dhe këtë e tregon kudo që shkon, duke shpalosur edhe vlerat dhe traditat e zakonet shqiptare.

Në një video të postuar në “InstaStory”, artistja shqiptare e ka filmuar mikeshën e saj duke e mësuar në shqip fjalinë “Hajde zemër”. Në sfond dëgjohet dhe Dua, e cila e përsërit fjalinë në mënyrë që mikesha e saj ta shqiptojë sa më saktë. Në fund të dy vajzat brohorasin nga gëzimi.

{“videoid”:”1641214681767″,”type”:50,”ratio”:0.75}

Kjo nuk është hera e parë që Dua Lipa u mëson të huajve fjalë shqipe. Kohë më parë, si e ftuar në emisionin “Sunday Brunch”, ajo ua mësoi prezantuesve Tim Lovejoy dhe Simon Rimmer përshëndetjet: “Mirëdita” dhe “Faleminderit” nëgjuhën shqipe, para të gjithë teleshikuesve.

Ylli i hitit “One Kiss” ka treguar para publikut edhe preferencat e saj për ushqimet tradicionale shqiptare, siç janë pitet dhe byreku.

(r.m.)