Dy këngëtarë shqiptarë në mbrëmjen finale të “Eurovisionit”

Dy këngëtarë shqiptarë janë kualifikuar për mbrëmjen finale të festivalit të këngës “Eurovision”. Këngëtarja shqiptare Anxhela Peristeri e përfaqëson Shqipërinë, ndërsa këngëtari me prejardhje nga Kosova, Gjon Muharremaj, i njohur “Gjon’s Tears” e përfaqëson Zvicrën.

Kënga “Karma”, e interpretuar nga Anxhela Peristeri, është përzgedhur e para në mbremjen e dytë gjysmëfinale, të enjten mbrëma.

“Zoti nuk ma fal”, kanë qenë fjalët e para të këngës që e përfaqëson Shqipërinë. Interpretimi i Peristerit në gjuhën shqipe është vlerësuar nga kritikët e “Eurovisionit” si “pasurim” i mbrëmjes gjysmëfinale, në të cilën shumica e vendeve kanë interpretuar në anglisht.

This image has an empty alt attribute; its file name is Anxhela-Peristeri.jpg

Vetë këngëtarja korçare e kishte bërë prej kohësh të ditur vendimin e saj për të kënduar shqip.

“Gjuha shqipe është shumë gjuhë e bukur dhe mendoj se gjithë Evropa e bota duhet ta dëgjojnë”, kishte thënë Peristeri në një intervistë për Kohavision, më shumë se një muaj më pare.

“Jam e bindur se do të bëjmë një super=performancë për Shqipërinë dhe këtë herë do t’ju nderojmë”, kishte thënë ajo.

This image has an empty alt attribute; its file name is Gjon-Muharremaj.jpg

njëjtat emocione kishte edhe këngëtari nga Kosova Gjon Muharremaj, i njohur si “Gjon’s Tears”, i cili e përfaqësoi Zvicrën, me këngën “Tout l’Univers” (Gjithë universi) që e interpretoi në frëngjisht.

“Jam shumë krenar që e kam këtë mundësi që të këndoj para më shumë se 200 milionë njerëzve në ‘Eurovision’”, kishte thënë Gjon’s Tears, në intervistë për Kohavisionin më 5 prill, duke folur për përfaqësimin e Zvicrës në “Eurovision”. Këngëtari shqiptar, babai i të cilit është nga Theranda, kurse nëna është nga Tirana, është bërë i njohur në Shqipëri e pastaj edhe në Zvicër në spektaklet për zbulimin e talentëve të rinj.

(r.m.)